Data e sotme
August 23, 2019

Vazhdon trendi i varfërisë në Maqedoni

Mbajtja e rrogës mesatare në kufitjë e ekstremes sa për të mbuluar nevojat më elementare, dhe mosndjekja e hapave të së njejtës me rritjen e çmimeve të tregut, e rradhit Maqedoninë ndër vendet më të varfëra të rajonit

Орхан Цека

ceka@inbox7.mk

Latest posts by Орхан Цека (see all)

Sipas raportit të Bankës Botërore(BB) në vitin 2013,Maqedonia u rëndit si vendi i tretë më i varfër nga rajoni i Evropës JugLindore.Rroga mesatare në vend është 21 mijë denarë, por sipas satistikave të Entit Shtetëror Statistikor (ESHS), nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në Maqedoni që është afër 650 mijë persona, rreth 27 mijë punëtorë marrin rrogë mujore prej 5000 mijë denarëve. Duke patur parasysh  çmimet në treg, atëherë si arrin një familje në Maqedoni të mbijetojë me një rrogë prej 5000 mijë denarësh?

Maqedonia gjatë kësaj periudhe po ballafaqohet me një ndër sfidat më të mëdha ekonomike që nga pavarësia e saj thotë për Inbox7 Arben Halili nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.Sipas tij rritja e vazhdueshme e çmimeve pothuajse e të gjithë artikujve, e në veçanti atyre ushqimor, ndikon drejtpërsëdrejti  edhe në mirëqenien ekonomike të qytetarëve.

 

Rroga mesatare në kufijtë e ekstremes

 

Nga ana tjetër mbajtja e rrogës  mesatare në kufitjë e ekstremes sa për të mbuluar nevojat më elementare, dhe mosndjekja e hapave të së njejtës me rritjen e çmimeve të tregut, e rradhit Maqedoninë ndër vendet më të varfëra të rajonit”,thotë Halili.

Premtimet e qeverisë për rritjen e rrogës brenda dy viteve me shkallë progresive, më shumë është për nevojat e një marketingu të zbehtë të vetë qeverisë në opinion, se sa për të arritur efekte direkte në jetën ekonomike të qytetarëve”,shtoi Halili.

Nuk do më befasonte aspak, që në emër të masave për kursim, të shtyhej edhe ajo rritje e zbehtë e rrogave që pretendohet  të ndodhë  në periudhën në vijim”, tha Arben Halili drejtor ekzekutiv i OEMVP-së .Sipas Halilit eksperienca e deritashme ka dëshmuar që në Maqedoni vendimet për rritje të rrogës zakonisht ndodhin  para cikleve zgjedhore.

Pleurat B. nga qyteti i Tetovës i punësuar në arsim thotë për Inbox7 se është vështirë të  mbijetohet me  një rrogë  të arsimdhënësit. “Rroga jonë për një familje  katër anëtarëshe nuk mjafton as për dy javë e jo më për një muaj  dhe çmimet e ushqimeve  në treg nuk përputhen aspak me matematikën e rrogave”.

Semra Jakupi gazetare  thotë se në mes të imazhit që e pasqyron Qeveria dhe realitetit tonë, ekzistojnë dallime.” Është hipokrizi të pretendohet se Maqedonia është një vend me ekonomi të qëndrueshme dhe konkurrente kur pagat mujore nuk mbulojnë mezi shpenzimet minimale të qytetarëve edhe atë për një javë”.

” Papunësia është mbi 30% ndërkaq tek të rinjtë kjo shifër është akoma më alarmante, mbi 50%”,thotë ajo.

 

Varfëria  dhe politikat e gabuara

 

Por, sipas Bankës Botërore qeveria e Maqedonisë vitet e fundit ka përmbushur disa reforma strukturale të rëndësishme si p.sh.: reduktimin e barrës rregullatore dhe zvogëlimin e burokracisë, përmirësimin e administratës doganore dhe futjen e tatimeve mbi të ardhurat personale dhe të korporatave.

Mazllam Mazllami për Inbox7 thotë që përshkak se vendi ynë i udhëhequr nga persona të gabuar të cilët u fokusuan më shumë në logjikën e sundimit të shtetit në baza etnike, harruan ti shfrytëzojnë pasuritë që ky vend posedon.“Investim i gabuar në përmendore, dhe  objekte që synonin rikthimin e idesë për identitetin një etnik të vendit, solli varfëri  të skajshme, sociale, politike dhe ekonomike”.

Sipas Mazllamit, qytetarët, ndjehen keq nga kjo varfëri që me pa të drejtë dhe pa vullnetin e tyre ka kapluar vendin ku jetojnë. Varfëria në fakt gjithnjë ka buruar nga strukturat udhëheqëse, dhe qytetarët asnjëherë nuk janë pajtuar me këtë gjendje.

Semra Jakupi thekson  që në  rajonet  ku jetojnë shqiptarët  investimet shtetërore janë të pakta e në shumë raste aspak.

 

Investimet shtetërore  dhe getot në rritje

 

“Në rajonet shqiptare banorët jetojnë ngjashëm sikur në getot në Brazil, pa kushte elementare të jetës, ujë dhe infrastrukturë minimale”.”Që gjendja të jetë akoma më tragjike, krahas varfërisë së thellë ekonomike, njerëzit vuajnë edhe nga varfëria sociale dhe kulturore”.

Askush nuk mban llogari për cilësinë e jetës së tyre. Maqedonia është shndërruar në një vend ku më shumë mbahet llogari për mirëqenien e të ‘vdekurve’  se sa të gjallëve”, thotë Jakupi.

Ndërkohë qeveria ka theksuar se këtë vit vendi do të shënojë rritje ekonomike.Partia shqiptare në pushtet BDI gjithëashtu ka raportuar në një konferencë shtypi se gjatë qeverisjes  100 ditëshe ka realizuar mbi  100 projekte.Të dy të dhënat nuk janë konfirmuar nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare.

 

Redaktor: Selim Ibraimi

ceka@inbox7.mk