Data e sotme
September 21, 2019

Inboks7 mes kurbetçinjve në Itali: Nga mëngjesi deri në mbrëmje në vjelje rrushi për 50 euro në ditë (Pjesa e parë)

Vjelja e rrushit në zonën Piemonte në Itali është duke u kryer pa pengesa. Në plantacionet prej rreth 70.000 hektarësh vjelin edhe dhjetëra mijëra punëtorë të Maqedonisë. Në fund, pronarët e vreshtave do të përfitojnë qindra mijëra euro, kurse argatët tanë nga vjelja e rrushit do të sjellin në shtëpi jo më shumë se 200-300 euro.

Është e enjte në mëngjes. Në Pjacën e madhe në Kaneli, ose siç e quajnë disa nga punëtorët tanë Koçaneli, lind dita. Më shumë qytetarë të Koçanit do të shohësh këtu sesa në Koçan në të njëjtën kohë, edhe pse qyteza e vogël Kaneli është katër herë më e vogël se Koçani.

Njerëz me rroba të vjetra, në furgona të vjetër transportohen deri në vreshtat në rrethinë. Fotografinë që e pashë për shumë gjëra më përkujton filmit maqedonas kult “Trieste via Shkup” nga 30 vjet më parë. Destinacioni është i njëjtë, Italia. Vetëm puna dhe koha janë të ndryshme.

oznaka avtobus

Edhe numri është i ndryshëm. Në filmin u prezantuan rreth 20-30 fëmijësh dhe të rritur që lypin në Trieste, ndërsa argatët tanë që vjelin rrush janë ndoshta 20.000 në gjithë zonën Piemonte, në përbërjen e së cilës hyn edhe komuna Kaneli.

avtobus Kaneli

Njerëz me kartonë dhe shatorë pashë edhe në qendër të Kanelit njësoj si në filmin, por megjithatë kur pyeta përreth më thanë se ata janë romë të Bullgarisë dhe se flenë këtu në shesh derisa zgjat vjelja e rrushit. Më erdhi më lehtë kur pashë se mes tyre nuk ka ndonjë bashkëqytetar timin.

Jo se disa punëtorë tanë nuk kanë kushte të këqija të jetesës derisa zgjat vjelja e rrushit, edhe ata kanë, por ata janë jashtë qytetit.

“Jetojmë në një kashinë (shtëpi të vjetër të braktisur që gjendet jashtë vendbanimit) 3 km nga Kaneli. Brenda jemi 25 njerëz në 4 dhoma. Kemi vetëm një dhomë për larje të rrobave dhe ndajmë një banjë. Brenda kushtet janë të tmerrshme”, thotë një qytetar i Delçevës, i cili është i detyruar të banojë në këtë shtëpi, në qoftë se nuk dëshiron ta ndajë fatin e romëve të Bullgarisë, të cilët flenë në shesh.

Do të përballohen ato 20 ditë, derisa zgjat vjelja e rrushit, shton bashkëbiseduesi ynë.

 

Maqedonasit nuk duan të flasin shumë për jetën e tyre në argati, kështu që reporteri ynë ishte i detyruar të vjelë rrush disa ditë me ta që të mund të arrijë deri te përvojat e tyre, arsyet që i kanë detyruar për të kryer punë fizike në plantacionet italiane, për përfitimet..për jetën.

 

Për punëtorët e Maqedonisë ka fjalë të mira midis pronarëve italianë

 

Punëtorët e Maqedonisë çmohen shumë dhe kërkohen nga pronarët italianë. Këtë e kuptova kur shkova edhe unë te një prej tyre. Për Paulo-n, punëtorët më të mirë në këtë rajon janë maqedonasit. Këtë e konfirmon edhe bashkëshorta e tij dhe thotë se italianët fare nuk punojnë.

Danco Stoinemov

Denço Stoimenov

Se është ashtu konfirmon edhe shembulli i 50 vjeçarit Denço Stoimenov nga fshati i Delçevës, Zvegor. Ai tashmë pesë vjet me radhë vjen këtu dhe çdoherë kur ka punë, punon te Pauloja.

“Kam mbetur pa punë në Maqedoni. Kam punuar 22 vjet si shofer në Granit, por tani unë nuk punoj asgjë. Bashkëshortja gjithashtu nuk ka një punë stabile, ndërsa kam edhe dy fëmijë në shkollë të cilët duhet t’i rris. Prandaj jam i detyruar të vij këtu dhe të nxjerr një copë buke”, thotë Stoimenov.

Situata është e ngjashme edhe me kolegen e tij nga rajoni i Delçevës, e cila deshi të mbetet anonime.

grozdoberaci

“Kam shumë të afërm këtu në Kaneli, kam vëllain, kunatën, motrën, motrën e burrit tim dhe çdo vit për vjeljen e rrushit vij këtu për të fituar ndonjë euro. Fle tek ata dhe nuk paguaj për strehim, kështu që më mbeten pak më shumë para”, thotë bashkëbiseduesja jonë.

Mëditja e këtyre njerëzve është 50 euro apo 5 euro për orë. Punohet nga 10 orë, një punë të rëndë fizike. Ka vetëm një orë pushim për drekë prej orës 12:00 deri në orën 13:00.

 

Përfitimet nga vjelja e rrushit janë si një pagë mesatare në Maqedoni

 

Përfitimet mesatare të punëtorëve tanë në Itali nuk janë më të larta se paga mesatare në Maqedoni. Vjelja e rrushit zgjat më pak se 30 ditë. Gjorgji nga Shtipi thotë se ardhja për të vjelë rrush në Itali është si një modë, e jo se përfitohet diçka të veçantë.

“Ky është viti im i fundit që po vij këtu. Të njëjtat para do t’i fitoj edhe në Maqedoni me këtë ritëm të punës. Për dallim nga këtu, atje do të punoj tetë orë, e jo 10 siç është këtu. Atje do të punoj në hapësira të mbyllura dhe me ajër të kondicionuar, ndërsa këtu jam në të hapur”, thotë Gjorgji, i cili vjen për të vjelë rrush në Itali shtatë vite me radhë, por shton se nga viti në vit kushtet janë duke u përkeqësuar, kurse vijnë gjithnjë e më shumë njerëz.

berenje grozje

“Vitet e para jemi vendosur tek pronarët tanë, kemi pasur drekë dhe na kanë mbetur të gjitha paratë. Tani, nuk është më ashtu”, ankohet Gjorgji.

Ai kishte 16 ditë pune dhe nga pronari mori 800 euro. Por matematika e Gjorgjit nuk ndalet këtu.

“Duhet me këto para të paguaj 180 euro për apartament, 150 euro do të shkojnë për transportin nga Maqedonia dhe deri në Maqedoni dhe 300 euro do to shkojnë për ushqim. Për mua do të mbeten 200 euro, këto para unë do t’i fitoj për një muaj në çdo punëtori konfeksioni në Shtip, e madje edhe në “Johnson Controls” kanë paga të tilla”, thotë Gjorgji.

Edhe më të mëdha janë telashet e Vanço-s nga Koçani.

“Unë tashmë po punoj nëntë muaj dhe pronari ka borxh ndaj meje prej 4.000 eurosh. Çdo ditë po mendoj se si do t’i marr paratë e mia”, thotë Vançoja.

Ai shton se pronari është arsyetuar që italianët, për të cilët ka punuar, nuk i kanë paguar.

IF

Ilona Zaharieva

Një luftëtar i madh për përmirësimin e të drejtave të maqedonasve që punojnë në bujqësi në Kaneli është Ilona Zaharieva, pronarja e kooperativës së punëtorëve Lavorare insieme, e njëkohësisht ajo është kryetare e Shoqatës maqedonase-italiane  për bashkëpunim “Ura e Gurit”.

“Dua të bëjë një shoqatë kooperativash, që të mos konfrontohemi dhe të mos i ulim çmimet e fuqisë së punës. Duhet që ne maqedonasit vetë të vendosim çmimin e punës këtu në Itali. Vetëm kështu mund të kemi sukses. Çorganizimi i kooperativave tona në këtë pjesë të Italisë mund t’i kushtojë shumë të punësuarit tanë. Ulen çmimet, me pronarët kontraktohet puna ku punëtorët nuk janë të siguruar, nuk kanë as sigurim pensional, as sigurim shëndetësor dhe pas 20 vjetësh askush nga këta punëtorë nuk mund të marrë pension”, thotë Zaharieva.

A do t’i zgjidhë Zaharieva problemet e Vanços përmes bashkimit të kooperativave maqedonase, mbetet për t’u parë. Ndryshe, ajo shton se në sezon në Kaneli dhe në vendet përreth vijnë rreth 5.000 maqedonas. Në tri fundjavat para vjeljes së rrushit, mesatarisht kanë ardhur nga 6 autobusë për çdo fundjavë.

Ndryshe, në Kaneli ka 17 kooperativa maqedonase për punëtorët. Pjesa më e madhe e të punësuarve në kooperativat janë maqedonas, më shumë se 95%. Ka edhe bullgarë dhe rumunë. Vetëm në Kaneli, përmes kooperativave mund të punojnë 2.000 njerëz.

lefkov@yahoo.com