Data e sotme
November 19, 2019

Inboks7 mes kurbetçinjve në Itali: Nga kryetar komune deri te vjelës rrushi (Pjesa e dytë)

Presionet e pushtetit dhe fushata që e ndërmori qeveria kundër meje më detyruan të iki nga Maqedonia. Unë kisha një restorant në Obleshevë, kur më ndërruan nga pozicioni i kryetarit të komunës, për më pak se dy muaj shtatë herë më vizitoi inspektimi. Ato inspektime më lëshuan dy fletë-paraqitje për gjoba, njëra ishte 4.000 euro, kurse e tjetra ishte 3.250 euro. Nëse nuk e mbyllja restorantin në Obleshevë, gjoba e ardhshme që e përgatisin për mua do të ishte 22.000 euro, thotë Mitrov

Gjatë rrugës deri në Kaneli e takuam edhe ish-kryetari e komunës Çeshinovë – Obleshevë prej vitit 2005 deri në vitin 2009, Orce Mitrov. Ai na tregoi storien e tij të jetës se si dhe pse si një sportist, biznesmen, kryetar komune me renome, është larguar nga Maqedonia

 

Inbox7: Si i humbët zgjedhjet në vitin 2009?

Mitrov: Në zgjedhjet lokale në vitin 2009 isha kandidat për mandat të dytë për kryetar komune të komunës Çeshinë – Obleshevë dhe humba me një rezultat shumë të ngushtë. Prisja fitore në këto zgjedhje, por në qytetet përreth u zgjodhën kryetarët e komunave  në raundin e parë zgjedhor, ata ishin të lirë dhe ushtronin presion të madh ndaj votuesve në Çeshinovë – Obleshevë dhe si rezultat i kësaj humba zgjedhjet. U bëra kryetari komune si një anëtar i PLD-së në vitin 2005. Para se të bëhesha kryetar komune, kisha një restorant në fshatin Obleshevë. Kur tashmë i humba zgjedhjet në vitin 2009, planifikoja të vazhdoja të punoja me restorantin. Funksioni i kryetarit të komunës është i ndryshueshëm, askush nuk është i lidhur për atë kolltuk, e as unë. Edhe pse isha një kryetar i suksesshëm komune dhe kam bërë më shumë për komunën nga të gjithë pesë kolegët e mi të mëparshëm dhe të tanishëm, të cilët kanë qenë në pozicionin e kryetarit të komunës Çeshinovë – Obleshevë. Menjëherë pas përfundimit të mandat të kryetarit të komunës në vitin 2009, pushteti filloi një fushatë masive diskreditimi kundër meje.

IF

 

Inbox7: Çfarë ju detyroi të vini në Itali?

Mitrov: Filluan të më bëjnë presione. Për gati dy muaj 7 herë më vizitoi inspektimi. Pothuajse në çdo ditë të dytë vinin inspektime, ai i punës, i tregut, sanitar, inspektimi financiar dhe të tjera.

Ato inspektime më lëshuan dy fletë-paraqitje për gjoba, njëra ishte 4.000 euro, kurse e tjetra ishte 3.250 euro. E paguam të parën dhe mendoja se punët do të tejkalohen dhe do të rregullohen. Por, shumë shpejtë pasi i paguam gjobat, në restorantin përsëri  erdhi inspektimi. Unë nuk isha në restorant, por bashkëshortja ime. Pas një shqyrtimi të shkurtër të dokumentacionit, inspektorja i ka thënë gruas sime, hajde të lutem më trego se ku gjendet tualeti. Gruaja ime tashmë e nervozuar, vetëm me dorë i ka treguar se ku është. Inspektorja ka shkuar 3-4 metra drejt tualetit dhe është kthyer përsëri dhe sërish e ka lutur gruan e tij që të vijë me të dhe t’ia tregojë tualetin. Gruaja është nisur para saj dhe e ka çuar në tualet. Inspektorja menjëherë i ka treguar gruas se kanë urdhër nga Shkupi që të na ndëshkojnë dhe se nëse nuk e mbyllim restorantin menjëherë, gjoba e ardhshme do të jetë 22.000 euro. Vetë udhëheqësja e inspektoratit më thoshte se e kanë urdhëruar të më shkruajnë gjoba. Restoranti ynë ishte shembull në Maqedoninë Lindore dhe një nga të paktët, e ndoshta i vetmi restorant që funksiononte në këtë pjesë të Maqedonisë. Por kjo nuk e interesonte pushtetin dhe përpiqej të ma mbyllte sa më shpejtë.

Kuptova se e tërë kjo është vetëm një fushatë politike kundër meje dhe mbylla restorantin. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, kundër meje janë ngritur padi penale në Gjykatën Themelore në Koçan. Isha i akuzuar se kam bërë shpërdorimin parash dhe gjëra të ngjashme, që nuk është e vërtetë. Nga ajo komunë nuk kam marrë asnjë qindarkë. Unë kam dhënë shumë më tepër para nga xhepi im sesa që kam marrë nga atje. Pas disa vitesh procedura gjyqësore, të gjitha padi penale kundër meje janë tërhequr nga ana e atyre që i kanë parashtruar.

IF

Inbox7: Si u larguat nga Maqedonia? A ishte vënë në pikëpyetje ekzistenca ose dëshironit të iknit nga presionet politike?

Mitrov: Kur e kam ndier se donin të më burgosnin në drejtësi, kam vendosur të largohem jashtë vendit. Së pari kam qenë në Gjermani disa muaj, por më vonë më kanë ofruar punë në këtë restorant dhe kështu kam ardhur në Itali në vitin 2010. Kam punuar së bashku në vreshtat këtu në Kaneli dhe në restorant në kohën e natës. Në dhjetor të vitit të kaluar kam marrë këtë restorant me qira dhe deri tani jam duke punuar mirë me të. Kam shumë mysafirë. Shumicat e tyre janë italianë, rreth 60%, por ka edhe njerëz tanë. Shpeshherë emigrantët tanë këtu në Itali bëjnë ceremonitë e pagëzimit dhe kremtimet familjare. Restoranti quhet “Aleksandri i Madh”, për të më kujtuar Maqedonisë. Restoranti ka një kapacitet për rreth 200 mysafirësh. Më i plotë ishte për 8 mars, kur ishte festimi i zonjave tona që jetojnë këtu në Itali.

Restoranti punon mirë, nxjerrin nga një pagë për ne të punësuarit këtu. Vazhdimisht jemi katër të punësuar, nëse është e nevojshme ftoj edhe katër të tjerë.

 

IF

Inbox7: Cilat janë planet tuaja? A do të qëndroni këtu ose do të ktheheni në Maqedoni?

Mitrov: Dua të kthehem në Maqedoni. Maqedoninë e  kam në zemër. Atje kam shtëpinë, atje kam pronën. Atje i kam të gjitha. Këtu jam i huaj. Unë kam arritur shumë rezultate në të gjitha fushat ku kam punuar. Jam rekorder në prodhimin e duhanit në Maqedoni. Kam dorëzuar rreth 1.000 tonelatash duhan të gjelbër me gjeth të madh nga të cilat kanë dalë rreth 200 tonelatash duhan të thatë. Kam fituar medalje ballkanike në mundje, disa vite kam pasur edhe shkollë për mundje, fëmijët i kam mësuan se si të luajnë sporte dhe të ndërtohen si njerëz të vërtetë me karakter të fortë. Kur jam këtu vazhdimisht jam duke menduar për Maqedoninë.

Loboj tek biznesmenët dhe mysafirët italianë që vijnë në restorant për të investuar në Maqedoni. Por, kam kujdes që ata të jenë biznesmenë seriozë, të cilët do të merren me prodhim. Deri më tani, këtu në Itali ua kam gjetur partnerë afaristë dy kompanive maqedonase. Njëra kompani blen kërpudha, tjetra speca.

Por, për t’u sjellë investime të mëdha, duhet të rregullohen gjërat edhe në Maqedoni. Kam pasur kontakte me një biznesmen italian në industrinë e duhanit, i cili ka punuar për pak kohë në Maqedoni dhe ma ka treguar për përvojat shumë të këqija atje.

Ka qenë i ndëshkuar nga inspektimet. Pothuajse çdo javë i kanë ardhur në derë inspektime të ndryshme. Ka marrë një tokë me qira dhe ia kanë bllokuar të njëjtën dhe nuk i kanë lejuar të punojë. Ka pasur bujqësorë që kanë marrë avancë dhe plehra artificiale për të mbjellë duhan, por ata nuk kanë mbjellë. Ai i ka paditur dhe për këtë shkak pastaj ka pasur presione edhe më të mëdha nga pushteti. Ia kanë bllokuar makinat dhe 10 ditë nuk ka pasur mundësi që t’i marrë. Ai ka një imazh shumë të keq për Maqedoninë. Ai është një nga prodhuesit e parë të duhanit me gjeth të madh të llojit Virxhinia, në Evropë.

 

 

Inbox7: Kur keni në plan të kthehen në Maqedoni?

Mitrov: Derisa nuk stabilizohen gjërat në Maqedoni, nuk ka kushte për biznes të lirë, pa presion nga pushteti, nuk planifikoj të kthehem në Maqedoni. Nëse tani kthehem atje, pres të më ndodhë të njëjtën gjë që më ndodhi në vitin 2009. Dënimet janë shumë të larta në Maqedoni. Në Itali jam katër vite, kam paguar vetëm dy gjoba për parkim të gabuar nga 40 euro. Në Maqedoni, gjobat për parkim të gabuar janë po ashtu 25 apo 30 euro, por këtu paga është 2.000 euro, kurse në Maqedoni është 200 euro. Për një gjobë në Itali duhet të punosh gjysmë dite, kurse në Maqedoni tërë javë.

Link PJESA E PARË

lefkov@yahoo.com