Data e sotme
March 25, 2023

Profesorët në garë për president

Gjorge Ivnov: Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivnov është i pari në fletëvotim. Ai do të garojë për mandatin e tij  të dytë, i përkrahur nga një numër i madh intelektualësh dhe sportistësh, jo vetëm nga VMRO- DPMNE-ja partia në pushtet.  Është i lindur në Vallandovë më 2 maj të vitit 1960.

111-George Ivanov Diplomoi në Fakultetin Juridik në Shkup, por karrierën  e tij e ka filluar si gazetar në Radio  Televizionin e Maqedonisë, më saktë në Radio Televizionin Shkup, siç është quajtur në vitin 1988. Atje ka punuar 7 vite  ku edhe merr postin e kryeredaktorit në Programin e Tretë të RTM-së. Që në atë kohë ka bërë përpjekje për  reforma të sistemit politik. Ivanov, konsiderohet si njeri  i arsyeshëm, mandati i tij kaluar do të mbahet mend pikërisht me deklaratën për arsyeshmërinë- “Kompromis i arsyeshëm është kompromis i arsyeshëm”, ishte komenti i tij në pyetjen e gazetarëve se si do të zgjidhet kontesti me emrin.  Konsiderohet njohës i mirë dhe ithtar i historisë mesjetare dhe asaj antike.

Në vitin 1995, Ivanovi filloi karrierën e tij universitare në Fakultetin Juridik. Studimet postdiplomike i kreu në Shkencat politike me temë “Shoqëria civile- kontradiktat e reja të diskutimit të vjetër”. Doktoratën e ka të orientuar në ndërtimin e demokracisë  në shoqëri të ndara konkretisht duke punuar rastin me Republikën e Maqedonisë. Në vitin 1999 bëhet profesor vizitues në Programin e Evropës Juglindore të Universitetit të Athinës. Ivanovi ishte aktiv në programin TEMPUS të Bashkimit Evropian për Maqedoninë, duke zbatuar reforma në programin  mësimor dhe  programeve postdiplomike të gjuhës angleze. Me titullin e  profesorit ka mbajtur ligjërata në disa universitete të huaja dhe ka marr pjesë në më shumë universitete të huaja  dhe projekte ndërkombëtare.

 

Stevo Pendarovski: Pendarovski në mesin e gazetarëve nijet  për elokuencën, shpejtësinë dhe cilësinë e informacionit që transmeton, por njihet edhe për “lëvizjen sharmante” kur nuk dëshiron t’iu shmanget përgjigjeve të gazetarëve me pyetjet të pakëndshme.  Pendarovski ka aftësi të flas shumë dhe  mos thotë gjë. Megjithatë,  por as që diskutohet inteligjenca e tij dhe njohuritë e mëdha që ka. Është lindur më 3 prill 1963 në Shkup.

222-Stevo pendarovski

Diplomoi në Fakultetin Juridik në Shkup. Ai është docent  i Sigurisë Ndërkombëtare, Politikës së jashtme dhe Globalizimit në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin “Kolegji Amerikan” – Shkup. Me ardhjen e Ljubomir Frçkovskit në postin e Ministrit t Punëve të Brendshme, në  janar  1992, Pendarovski u bë shef i Sektorit të analitikes të MPB-së, pastaj edhe zëvendës Ministër i Punëve të Brendshme për marrëdhëniet me publikun,  në këtë funksion ishte plotë tre vjet deri sa në vitin 2001 shpërtheu konflikti. Atëherë Pendarovski, u emërua shef i sigurisë kombëtare dhe këshilltari kryesor i politikës së jashtme në kabinetin  presidentit Boris Trajskovski, sërish me rekomandim të Fërçkovski, i cili gjithashtu ishte  këshilltar i Trajkovskit. Në vitin 2044, Pendarovski u zgjodh kryetar Komisionit Shtetërore Zgjedhor, dhe organizoi zgjedhjet presidenciale në të cilat fitoi Branko Crvenkosvki kundër Sashko Kedevit. Në vitin 2005 sërish kthehet në kabinetin presidencial, ku merr të njëjtën pozitë sikurse në kohën e Trajkovskit-Shefi i sigurisë kombëtare dhe këshilltar kryesor i politikës së  jashtme.

 

 

Iljaz Halimi: Kandidati për president i Partisë Demokratike të Shqiptare (PDSh), Iljaz Halimi, pas vetes ka një karrierë të bujshme politike. 60 vjeçari Halimi është politikan me përvojë ka qenë  bartës i disa funksioneve shtetërore. Aktualisht është udhëheqës sektori në Komunën e Tetovës, kurse  në parti ka postin e nënkryetarit të partisë. Është i lindur në Sushiqe të Kosovës  në vitin 1954. Kur ka qenë një vjet e gjysmë prindërit e tij janë shpërngulur në Tetovë, me qëllim të vazhdojnë në Turqi, si destinacion final të migrimit të tyre. Megjithatë, kanë mbetur në Tetovë për shkak të pamundësisë të marrin leje për tu shpërngulur.

 

333-Iljaz Halimi

Ka diplomuar në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, dhe është punësuar si profesor në Gjimnazin e Tetovës, është i martuar dhe  ka një djalë. Në vitin 2002 Halimi në zgjedhje fiton edhe një mandat deputeti për  4 vjet. Gjatë kësaj periudhe partia e tij PDSh nuk është pjesë e pushtetit. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006 Halimi, nuk  ka qenë në listën e kandidatëve për deputet të PDSh-së. Por, pas zgjedhjeve partia e tij bëhet pjesë e pushtetit ekzekutiv, e Halimi nga Kuvendi u zgjodh  zëvendës ministër i Mbrojtjes. Këtë funksion e zbaton deri  në vitin 2008, kur shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

 

Zoran Popvski: Emri i tij qëndron në radhët e Kryesisë qendrore të partisë që udhëheq Stevçe Jakimovski, kurse në biografinë e tij radhitet se është njëri nga themeluesit e partisë. Aktualisht është anëtar i Këshillit të Komunës së Karposhit nga radhët e OQM-së.

Popovskin  opinioni më shumë e njeh për begraundin e tij shkencor se sa atë politik. Opinioni i gjerë e  mban mend  në postin e sekretarit  shtetëror të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, këtë funksion e kishte si kuadër i LSDM-së në periudhën nga 2002-2006. Është lindur në Shkup më 08.09.1962 Që si fëmijë është ballafaquar me shkencën. Babai i tij ka qenë teknik ndërtimtarie, kurse nëna laborante në mjekësi.  Është rritur me vëllanë e tij, i cili me profesion është arkitekt.

444-Zoran Popovski

Ka diplomuar në Fakultetin Matematik- Natyror në Shkup me mesatare 9.8 dhe ka marr titullin Profesor i Diplomuar i Biologjisë.  Pas studimeve postdiplomike merr titullin e Magjistër i  Biokimisë në po të njëjtin fakultet, kurse në vitin 2002 doktoron për Zbatimin  bashkëkohor të  metodave të ADN-së në bioteknologjinë animale në FShBU. Është i punësuar  si profesor i rregullt në Universitetin e “Shën Qirilit dhe Metodit” në Shkup.