Data e sotme
August 23, 2019

Inboks7 mes kurbetçinjve në Itali: Natën e parë në Itali kam fjetur në varrezat (PJESA E KATËRT)

“Jeta shkruan romane” – kjo e thënie serbe më së miri i përshkruan përshkrimet e jetës dhe udhëtimet nëpër të cilat kanë kaluar qytetarët tanë në rrugën prej Maqedonisë deri në Itali. Sidomos prekëse janë tregimet e kurbetçinjve më të vjetër, të cilët kanë ardhur në Itali para vitit 2006. Ardhja në Itali, padyshim për shumicat e tyre është sfida më e madhe dhe rreziku më i madh më të cilat janë ballafaquar në jetë.

Biznesmeni i njohur nga Koçani në Kaneli Vanço Jovanov-Kvisko ka shkuar në kurbet në vitin 1994.

IF

Vanço Jovanov-Kvisko

Kam punuar në Kombinatin Bujqësor- Industrial “Fusha e Koçanit”. Kam qenë kamerier në restorantet e hotelit “Turist” dhe motelin “Diga e Qytetit”. Në vitin 1994 ka filluar shkatërrimi i kompanisë. Disa muaj nuk kishim marrë rrogë. Jam nisur nga Maqedonia me 100 denarë në xhep. Kam ardhur deri në Slloveni. Kam kaluar njëherë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit vetë, por më kanë kapur italianët. Herën e dytë kam gjetur një qytetar tonin, i cili atëbotë transportonte njerëz përmes kufirit slloveno-italian në mënyrë të paligjshme. I kam premtuar 1.300 marka për të më bartur”, thotë Jovanov – Kvisko.

Një javë, siç thotë, është tentuar për ta kaluar kufirin në mes të Sllovenisë dhe Italisë nëpër pyll, i uritur, i lodhur dhe në pasiguri të madhe.

Më vonë, kur kam fituar para në Kaneli, i kam paguar qytetarit tonë që më barti këtu“, përkujtohet Jovanov.

Tani Jovanov është një sipërmarrës i suksesshëm në Kaneli dhe është një nga 17 pronarët maqedonas të kooperativave për punëtorë. Para se të hapte kooperativën, 15 vjet ka punuar në vreshtat italiane.

 

Gorica e Re – historia e re e jetës për shumë maqedonas

 

Stacioni hekurudhor në Goricën e Re, Slloveni, fsheh shumë sekrete dhe tregime të jetës së kurbetçinjve tanë në Itali. Gorica është një qytet italian, i cili pas Luftës së Dytë Botërore është ndarë në dy pjesë. Rreth 40 për qind e qytetit i ka takuar ish-Jugosllavisë, gjegjësisht Sllovenisë, ndërsa gjysma tjetër e qytetit është në territorin italian.

Gorica-690x517

Gorica

Në këtë qytet, qytetarët tanë ballafaqohen me gjithë ironinë. Ata duan t’i vënë fund jetës së vjetër në Maqedoni dhe të kalojnë në jetën tjetër në Italinë e premtuar. Por, për të arritur atje ata duhet të kalojnë nëpër Goricën e Re të Sllovenisë dhe të hyjnë në Goricën e Vjetër të Italisë.

Misioni i kurbetçinjve tanë në vitet e nëntëdhjeta ishte të arrijnë në Slloveni sepse marrja e vizës sllovene ishte më e lehtë. Dhe nga Lubjana të shkojnë në Goricën e Re, ku në stacionin hekurudhor do të kalonin në territorin italian dhe me tren drejtpërdrejt do të shkonin në brendësi të vendit, ku kontrollet policore janë më të vogla.

Një fat i ngjashëm ka qytetari i Koçanit Zoran, i cili në vitin 1996 ka shkuar në Itali.

Mora një vizë të rregullt deri në Slloveni. Ishim së bashku me kumbarin tim. Arritëm në Lubjanë dhe nga aty morëm një autobus për Goricën e Re. Kur arritëm në Goricën e Re e shqyrtonim  qytetin tre orë deri sa ta gjejmë stacionin hekurudhor. Nuk e dinim gjuhën italiane, e stacioni ishte i mbushur me policë. Atje ishin policia kufitare, policia lokale, karabinierët. Ishin të gjithë. Kaloi treni i parë, por ne nuk hipëm sepse nuk e dinim se ku po shkonte. Kishim frikë të mos na kthente në Slloveni. Nuk e dinim se kë të pyesnim. Gjithë ditën ishim në këmbë, kështu që u ulëm në një bankë për të pushuar. Pas një kohe, policët filluan të legjitimonin njerëzit. Menjëherë u ngritëm të blinim gazeta nga qoshku dhe të aktrojmë se lexojmë për ta ndryshuar mendjen e policëve dhe të mos na legjitimojnë. Gjoja jemi italianë. Por, erdhi një karabinier (polic) dhe me një gjuhë të keqe serbe na pyeti se pse blejmë gazetë italiane kur nuk e dimë të lexojmë italishten, na mori në stacionin e policisë dhe na kthyen në Slloveni”, thotë Zoran.

Ai shton se në 20 ditët e ardhshme dy herë kanë tentuar të kalojnë kufirin në Goricën e Re dhe madje hera e tretë patën sukses. Tani punon në një fabrikë në qytetin Alba.

 

Stacioni hekurudhor në Goricën e Re është ngelur thellë në kujtesën e Stojan Arsovit nga Vinica.

 

Punova në Slloveni me vizë pune dhe me të gjitha dokumente ligjore. Na ka gënjyer një qytetar tonin nga Koçani se në vreshtat në Itali ka pasur më shumë para dhe vëmë në kokë se duhet të shkojmë. Herën e parë në Goricën e Re, sapo që shkelëm në territorin italian na kanë arrestuar menjëherë. Na kanë depërtuar në Slloveni dhe na kanë vënë një vulë të zezë në pasaportë. Atëherë kanë filluar problemet. Sllovenët nuk na kanë vazhduar dokumentet e punës”, thotë Arsov.

Ai shton se është dashur të braktiste Slloveninë. Është gjetur në një udhëkryq – të kthehet në Maqedoni ose të shkojë në vreshtat aq të lavdëruara në Itali.

“Për herë të dytë u nisa drejt stacionit të pashmangshëm hekurudhor në Goricën e Re, kam pritur  tre orë dhe nuk kam hyrë në stacion. Kur ka fishkëlluar treni i parë se hyn në stacion, atëherë hyra me shpejtësi dhe menjëherë hipa në atë. Udhëtova gjysmë orë, erdhi kontrollori dhe më kërkoi biletën. Unë nuk pata biletë, i dhashë para dhe i thashë se shkoj në Milano. Ai më shikoi, më foli diçka, kurse unë nuk e kuptova. M’i dha paratë dhe doli nga kabina. Treni shkonte drejt ndonjë qyteti në drejtim të Romës. Një minutë më vonë erdhën karabinierët, me përjashtuan jashtë në stacionin e parë, më çuan me një furgon në aeroportin e Romës dhe më dërguan me aeroplan për në Beograd”, tregon Arsov.

Tregimi i tij nuk ndalet këtu:

“Vendosa të kthehem në Maqedoni. Mora një autobus nga Beogradi për në Shkup. Në parkingun e motelit në Predejane në Grykën e Gërdelicës, autobusi u ndal për të bërë një pushim dhe në të njëjtin parking shoh një kushëri timin me kamion. Më tha se do të shkojë në Francë. Mendohesha 10 minuta dhe vendosa të shkoja përsëri. Kisha vizë për në Slloveni. Përsëri hyra aty legalisht dhe një boshnjak më barti nëpër pyllin në kufirin italian për 1000 marka. Kështu erdha në Itali”, thotë Arsov, i cili tani është shofer kamioni në qytetin Asti.

 

Në floktarinë e Kallafovit

IF

Floktaria është një formë e vjetërsuar e agjencisë informative për lajme lokale, por edhe ato ndërkombëtare, thotë duke bërë shaka floktari ynë i vetëm në Kaneli dhe një nga dy berberët maqedonas në Piemonte, Vllatko Kallafov.

“Në Kaneli erdha në shtator të vitit 2003, për vjelje rrushi. Kam një hallë në Slloveni, mora vizën sllovene dhe hyra aty legalisht, ndërsa kufirin slloveno- italian e kalova në mënyrë të paligjshme në Goricën e Re. Përtej kufirit më barti një boshnjak, në anën tjetër më pritnin me makinë dhe kështu erdha në Piemonte. Këtu në Itali hyra pa vizë dhe tre vjet e gjysmë kam punuar dhe kam jetuar në Kaneli në të zezë. Punën e parë, si çdo maqedonas tjetër, e kam pasur në vreshtin. Vilja rrush. Kur nuk kishte punë në bujqësi, punoja si një punëtor ndërtimi, në fakt punoja gjithçka që gjeja. Floktarinë e hapa në vitin 2009. Ky është viti im i pestë që punoj si berber këtu. Unë jam berberi i vetëm maqedonas në Kaneli, ndërsa janë gjithsej 14 berberë. Pjesa më e madhe e klientëve të mi janë maqedonas, por ka edhe mjaft italianë, rumunë, më pak shqiptarë, bullgarë. Çdoherë lajmet e reja në lidhje me maqedonasit tanë së pari mbërrijnë në sallonin tim berberi. Floktaria është si një shërbim informativ për maqedonasit, kemi gjenden informata për punë, për transport drejt Maqedonisë, nëse ka nevojë dikush të lërë diçka për dikë për një kohë të shkurtër e ngjashme. Roli i floktarisë nuk është vend ku vetëm prehen flokët”, shton Kallafov duke bërë shaka.

 

Një natë në varrezat në Santo Stefano

 

Turma e jetës në Itali e ka çuar edhe Tode Veselinovin nga Kamenica e Maqedonisë, i cili është në mesin e maqedonasve të parë në këtë pjesë të Italisë, në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar.

IF

Tode Veselinov

Kam punuar në një restorant në Kamenicën e Maqedonisë dhe në të regjistroheshin njerëz të Kamenicës së Maqedonisë që udhëtonin për në Itali. Kishte një qytetar i Shtipit i cili i çonte me furgon. Kisha para si shumicat e njerëzve atëbotë në Kamenicë, nuk isha të them me fund të humbur. Një natë më kanë zemëruar pronarët e restorantit dhe jam nisur edhe unë me taksistin. Kam ardhur në Itali. Natën e parë me tre qytetarët tanë kemi arritur në Santo Stefano. Nuk njihnim askush, e as nuk e njihnim gjuhën. Ishte verë, ku do të flemë tani? Kemi gjetur një objekt të hapur, kemi hyrë brenda dhe sepse kemi qenë shumë të lodhur menjëherë kemi rënë në gjumë. Kishte tribuna, ndërsa në anët edhe stola. Kemi menduar se ishte një fushë lokale në Santo Stefano. Kur jemi zgjuar në mëngjes, kemi parë se kemi fjetur në varrezat. Menjëherë jemi ngritur dhe kemi dalë nga atje. Më vonë 11 ditë kemi fjetur në një stacion treni në të cilin bëhej rikonstruksion derisa u gjetëm me punë dhe apartament”, thotë Veselinov.

Tani Veselinov ka biznesin e tij në bujqësi dhe është anëtar i bordit të kishës në kishën Shën Arhangjel Mihail në Neive.

Këto janë vetëm disa nga përjetimet e kurbetçinjve tanë që i takuam në Kaneli me të cilët e përfunduam reportazhin e Inbox 7 të qytetit italian të vreshtit.

(Fund)

lefkov@yahoo.com