Data e sotme
November 17, 2019

Pagesa të larta për magjistrale të pasigurta

Autostrada Shkup-Tetovë është një investim i bërë para më shumë se 20 vjet, dhe prej atëherë nuk kemi as edhe një investim, ndërsa shpenzimet e mirëmbajtjes janë aq të vogla sa që nuk i arsyetojnë çmimet e larta

Maqedonia numëron gjithësej  10 pika pagesore në autostradat e saj që shërbejnë si burim për mirëmbajtje të rrugëve dhe investimeve të reja për të patur një udhëtim më efikas dhe komfort për qytetarët e Maqedonisë dhe vizitorëve të ndryshëm. Shuma që duhet  të paguajnë vozitësit pranë pikave pagesore për automjetet kap shifra të ndryshme.

Në fillim të muajit korrik qeveria vendosi të rrisë pagesat e pikave pagesore nëpër austostradata, respektivisht t’i kthejë çmimet vjetra  ashtu siç ishin para vitit 2008. Qeveria e atëhershme  vendosi  t’i ulë çmimet e pikave pagesore për shkak të krizës ekonomike. Sipas qeverisë,  Maqedonia tani më nuk është në krizë ekonomike prandaj dhe ka rikthyer pagesat e vjetra rrugore.

 

Infrastruktura rrugore e dëmtuar

 

Elmi Aziri: Duhet të merret parasysh fakti që rrugët llogariten si e mirë publike dhe si e tillë nuk duhet ti nënshtrohen rregullave “strikte të tregut”, veçenarisht pas periudhës së kthimit të investimit të tyre

Elmi Aziri: Duhet të merret parasysh fakti që rrugët llogariten si e mirë publike dhe si e tillë nuk duhet ti nënshtrohen rregullave “strikte të tregut”, veçenarisht pas periudhës së kthimit të investimit të tyre

Duke marrë parasysh faktin që gjendja e rrugëve magjistrale në Maqedoni  nuk është në gjendje dhe aq të mirë, lind pyetja logjike: ku shkojnë parat e paguesve të pikave pagesore? Për standartin ekonomik të qytetarëve të Maqedonisë pagesa  prej 160 denarësh vetëm në magjistralen Tetovë-Shkup është shumë e lartë.

Magjistralja Tetovë-Shkup është një rrugë me gropa të shumta. Investime në këtë pjesë janë bërë para 20 viteve dhe që atëherë nuk është rinovuar aspak asfaltimi i kësaj rruge. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për magjistralet tjera të vendit si: magjistralja Tetovë-Gostivar ku përveç infrastrukturës së dobët, mbrojtëset e autostradës janë gjendje shumë të dobët.

Qytetarët  vlerësojnë se qeveria thjesht  i shfrytëzon ata  si çdoherë për të përmbushur nevojat e saja ekonomike dhe se parat  që grumbullohen  nuk përdoren aspak për mirëmbajtje të rrugëve.

Ekonomisti  Elmi Aziri për Inbox7  shprehet se në ekonomi  shërbimet publike kanë një rregull  të pashkruar, sepse taksat vendosen në atë masë sa ti mbulojnë kostot e realizimit të këtyre shërbimeve.

 

Pasiguri në magjistralet e vendit

 

Dua të theksoj që kjo rregull e pashkruar në rastin tonë nuk qëndron sepse   psh:autostrada Shkup-Tetovë  është një investim i bërë para më shumë se  20 vjet, dhe  prej atëherë nuk kemi as edhe një investim, ndërsa shpenzimet e mirëmbajtjes janë aq të vogla sa që nuk i arsyetojnë këto çmime”, tha Aziri.

Aziri  thotë se duhet të merret parasysh fakti që rrugët llogariten si e mirë publike dhe si e tillë nuk duhet ti nënshtrohen rregullave “strikte të tregut”, veçenarisht pas periudhës së kthimit të investimit të tyre.

Robert Nesimi  vlerëson që vëmendja nuk duhet kushtuar vetëm tek rritja e pagave të pikave pagesore nëpër magjistrale, por në përgjithësi  tek gjitha masat që qeveria i ka ndërmarrë kanë për qëllim mbushujen arkës  shtetërore e cila duhet se është e zbrazur.

Robert Nesimi  vlerëson që vëmendja nuk duhet kushtuar vetëm tek rritja e pagave të pikave pagesore nëpër magjistrale, por në përgjithësi  tek gjitha masat që qeveria i ka ndërmarrë kanë për qëllim mbushujen arkës  shtetërore e cila duhet se është e zbrazur

Robert Nesimi vlerëson që vëmendja nuk duhet kushtuar vetëm tek rritja e pagave të pikave pagesore nëpër magjistrale, por në përgjithësi tek gjitha masat që qeveria i ka ndërmarrë kanë për qëllim mbushujen arkës shtetërore e cila duhet se është e zbrazur

“Padyshim pikat pagesore të magjistratleve janë pjesë e planit qeveritarë. Disa nga masat që do t’i veçoja janë: Ulja e nivelit të firmave të vogla për qëllime të pagesës së TVSH-së nga 2 milionë denarë në 1 milionë denarë.Pagesa e kontributeve edhe për punë honorare.Borxhi i ri prej 500 milionë euro i marrë para kohe dhe së fundi  rritja e aksioneve për disa produkte si psh: për cigaret”, tha Nesimi.

Rritja e pagesës së pikave pagesore në autostrada sipas Nesimit,duhet të shikohet në kontekst shumë të thjesht, dhe kjo sipas tij ka të bëjë sepse qeverisë i duhen para.

Kjo është mënyra më e lehtë për shtetin ti fus duart në xhepat e qytetarëve dhe sektorit privat”, thotë ai.

Por Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore për Inbox7 njoftoi  që pagesat nga pikat pagesore janë një nga burimet me të cilat financohet programi vjetor i ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore.

Të gjitha mjetet që mbledhen nga pagesat rrugore përdoren për ndërtim, rikonstruksion, rehabilitm, mbajtje dhe mbrojtje të rrugëve shtetërore” .Por qytetarët nuk mendojnë kështu në fakt.Ata shprehen të revolutar që hasin në shumë probleme. “Unë nuk e dijë për çka i pagujamë këto të holla kur gropat e rrugëve veç shtohen në vend që të pakësohen. Në magjistrale me duhet të vozis zik-zak që t’ju shmangem rrugëve të prishura që mos më dëmtohet automjeti”, shprehet qytetari H.B. 

 

Ku shkojnë fondet?

 

Por në përgjigjen e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore  thuhet se që gjatë vitit 2014, përfshirë muajin shtator, në autostradën Tetovë-Gostivarë, NP “Makedonija Pat”- Shkup, investoi në vendosjen e një rrjeti të ri mbrojtës me gjatesi 2.61m1, dhe riparimin e rrjetës së dëmtuar, dhe mbyllje të saj me gjatesi prej  1.860m.

Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore do të ketë parasysh mjete financiare për këtë qëllim edhe në programin vjetor  të vitit 2015”.

Ndërsa për rikonstruimin e autostradës Tetovë-Gostivar, ndërmarrja  ka njoftuar që përmes NP “Makedonija Pat”-Shkup, në kuadër të mirëmbajtjes së rregullt në vitin 2015 do të merren të gjitha aktivitete e nevojshme për riparimin e pjesëve më të dëmtuara të autostradës Tetovë-Gostivar.

 

Redaktor:Selim Ibraimi

bajrami@inbox7.mk