Data e sotme
July 23, 2019

KREDI NGA UASHINGTONI, HIPOTEKA NGA BRUKSELI – GRUEVSKI NË PUSHTET

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Javë e “dramave” të reja. Vetëm sa përfundoi shfaqja politike “Diners” në teatrin e barokut, në regji të Sheqerinskës, pushteti e ka kthyer qeverisjen në teatrin e absurdit.

Një ditë pas mbërritjes së Raportit të Komisionit Evropian, nga notat e të cilit ngrihen edhe flokët e kokës, në Shkup arriti edhe Ebola. Si një infektim i hapësirës së mediave, me një lajm nga një medium pro-qeveritar nga një korrespondent-gazetar maqedonas për një agjenci të huaj të lajmeve, e cila deri dje u kritikua nga kjo qeveri, Maqedonia shumë shpejtë u bë një top-temë. Dhe në vend që enigma të zgjidhet me dy biseda telefonike në Londër, të bëhet një kontroll se ku kanë qenë dy britanikët në rrugën për në Shkup, nëse dhe me se kanë qenë të sëmurë, si një i huaj në hotel vendas, kryesisht për të huaj, papritmas zhduket për tri ditë nga Çarshia e Vjetër e Shkupit (Çfarë bëjnë njerëzit i Drejtorisë së Sigurisë dhe Inteligjencës ‘DSI’), nga ekranet bëhet një përpjekje për të futur një frikë të re. Opinioni për 48 orë ishte bombarduar me doza të traumave – ja ka, ja s’ka Ebola dhe çdo gjë është e izoluar, nën bllokadë, por, megjithatë trazira në Qendrën klinike dhe nëpër qendër tregtare “Mavrovasja”. Por, njerëzit ka një kohë që janë vaksinuar nga ky lloj i manipulimeve. Megjithatë, pas operacionit të kryer me sukses SVOZ që të ngrihet edhe mendimi i fundit se në këtë pjesë të Evropës janë rrëmbyer liria e mendimit, kritika, konkurrenca e tregut, informacionet me kohë se kush kujt i ka borxh, për shkak të gjeneratave të ardhshme që janë garantuesit e kësaj hyrjeje të shpejtë të shtetit në borxhe pa mbulesë?! Pamë dhe dëgjuam se si është e mundur që çdo gjë të vihet në karantinë.

As nuk e kemi menduar se e kemi importuar Ebolën. Por, me një dozë të plotë të sarkazmit dhe të shpirtligësisë, do të vija bast nëse dikush nga kolegët e mi, fytyra të shpërndara reporterësh, do të raportonin nga vendi i ngjarjes dhe për betejën me këtë murtajë të dekadës? Kaq për ekspresionin gazetaresk. Por, ata që i kuptojnë gjërat e dinë menjëherë kur Ministri i Shëndetësisë nuk u gjet para kamerave, nuk ka asgjë nga infeksioni!

Sigurisht, Ebola i vuri nën hije edhe teoritë mjeshtërore, të paanshme dhe të interpretuara për geostrategjinë e re të të vjetërve Kisinxher, Bzhezhinski, Hantington, Karnegi. Dhe e gjithë kjo është vaj i amerikanëve. Dhe renditeshin veprimet e tyre më të këqija më moderne, nga Kuba, Kanali i Panamasë dhe Kanali i Suezit, Vietnami, Irani, Jugosllavia, Ukraina dhe në fund pranvera arabe dhe Al-Kaida dhe Kalifati islamik … Guantanamo … Sedati, shkruajnë dhe thonë me urtësi gjeostrategjikët tanë të mediumeve.

Sipas tyre, në Lindje lind dielli i lirisë. Rusët nuk janë të tillë sikurse janë amerikanët. Ata nuk ndërtuan një Mur Berlini, nuk e ngulfatën pranverën e Hungarisë në mesin e viteve të 50-ta dhe një dekadë më vonë lirinë e Çekisë së Dubçekut dhe Pallahut, juntën polake të Jaruzellskit, të drejtuar kah mllefi dhe solidariteti i punëtorëve të Leh Valensës, intervenimet më të reja të soldatëve rusë ndaj Afganistanit sovrane, Gjeorgjisë sovrane, Ukrainës sovrane … E, Gulak …

Dhe është mirë që mediat dhe ekspertët e antikuizimit nuk e japin emrin edhe me kusht që të jemi jashtë NATO-s dhe BE-së, të cilat edhe ashtu shkatërrohen, siç shkruajnë geostrategët gazetareskë. Me sa duket janë të çmendura vendet skandinave të cilat tani e duan ombrellën e Aleancës, që Brazili i favorizuar i pesëshit të BRIKS-it, tani kapsallit me sy, së bashku me Meksikën drejt NAFTËS veriore-amerikane?!

Në një ambient të tillë të brendshëm anti-europian dhe anti-amerikan, për mejnstrim-jeniçerët e këtushëm nuk është e rëndësishme që gati 2 miliardë euro, një e treta e tregtisë së Maqedonisë me botën, bie në eksport-importin vetëm me Gjermaninë. Dhe suficiti është 1.2 miliardë euro. As nuk është e rëndësishme që harxhimi i çmendur i buxhetit të përbashkët të të gjithë qytetarëve, mbushet me 500 milionë euro nga bonoja e shitur në bankat britanike dhe gjermane dhe në fondet perëndimore investuese, me rivolving aranzhimet e kredive që propagandohen si jashtëzakonisht të lira. Por, çfarë ndodh me nismat e fundit për transversalen më të re moderne mesdhetare, tubacionin e ri TAP, alternativën e monopolit të kontestuar të Rrjedhës jugore ruse?

Vallë përsëri bëhet gabim me hapat e prioriteteve? Cili është kuptimi që të ndërtohen autostrada të brendshme të cilat kanë karakter lokal, drejt Ohrit dhe Shtipit, të cilat gjoja do te jepeshin me koncesione për të huajt, autostrada të cilat madje edhe për ta ishin të pavlefshme, sepse nëpër to çdo ditë paskan kaluar “qindra autobusë, makina dhe kamionë”, siç shpjegohej nga udhëheqësit e lartë qeveritarë? Përkundër lidhjes me korridorin e ri evropian, nëpërmjet Bosnjës, Shqipërisë, drejt Sofjes dhe drejt Stambollit, ose hekurudhat e shpejta drejt veriut dhe hekurudha drejt Bullgarisë, partneri ynë i gjashtë tregtar, Maqedonia bllokohet në korridore të brendshme të cilat nuk mund të paguhen për një periudhë të gjatë? Pse për këto tema nuk ka (kishte) debat profesional, pikëpamje të shprehur lirisht. Për frikën e opinionit ekspert dhe atij kompetent shkruajnë institucionet evropiane në Bruksel.

Është i pakontestueshëm plani mini-marshall qeveritar që nëpërmjet investimeve të mëdha infrastrukturore dhe kapitale të menaxhohet me sfidat e krizës ekonomike – financiare që digjet në vetvete. Por, edhe në këto kushte të një shumice të qëndrueshme qeverisëse, ndoshta edhe duhet të kihet një guxim politik, është e nevojshme të lejohet që pushteti të mendojë si opozitë. Asaj vetë do t’i vijë keq kur deputetë jo kompetentë publikisht mbrojnë idenë e zonave të lira financiare, për se heshtin ekspertët universitarë financiarë? Me debat dhe liri të mendimit dhe të idesë, ndërmerret rreziku dhe ndahet përgjegjësia për zgjidhje me të cilat do të merren brezat e ardhshëm. Për shembull, në një nga këndvështrimet e nxjerra edhe në Strategjinë e ASHAM-it për zhvillimin energjetik deri në vitin 2025, sugjerohet ndërtimi i shpejtë dhe mbrojtja e hidro-potencialeve Çebren dhe Galisht. Me një modesti pak më të madhe në prioritetet rreth projektit Shkupi 2014, racionaliteti në administratën masive, kursimet nga energjia e importuar elektrike, deri më tani do të siguroheshin të paktën një gjysmë miliard euro për këto potenciale të rëndësishme energjetike, me pishina shumë të mëdha për produktin më të shtrenjtë të ardhshëm në botë – ujin. Fondet e investuara në objektet e tilla kapitale do të kishin një cilësi në qëndrueshmërinë e brendshme fiskale dhe financiare të borxhit publik. Plus, me këtë hapen gjasa për rinisjen e disa kapaciteteve të brendshme nga kapacitetet e rrënuara të tranzicionit, të cilat kanë pasur në dispozicion një fuqi pune relativisht profesionale me cilësi të lartë, që tani si një punë e lirë dhe objekte të pavlefshme janë të përdorshme për marrjen me qira tek investitorët e huaj.

Por, ajo është ajo. Përderisa nga Brukseli vijnë vetëm paralajmërime për rritjen e shpejtë dhe qëndrueshmërinë e borxhit publik të pushtetit qendror, e pastaj menjëherë Banka Botërore dhe FMN-ja japin kredi të reja prej 157 milionë dollarësh, do të thotë se është e suksesshme matrica financiare dhe politike e tandemit-Gruevski- Stavrevski. Edhe më tej vazhdon praktika e tërheqjes së investitorëve preferencialë dhe kompanive të huaja. Është një PR i shkëlqyeshëm informacioni se vitin e ardhshëm “Johnson Controls” nga Maqedonia do të eksportojë një miliard dollarë. Por, askush nuk thotë se importi për të njëjtën kompani është 95 për qind e eksportit të saj përmes Bunarxhikut.

“Pushtetet hapën një numër më të madh të zonave të veçanta ekonomike në vend, me qëllim që të inkurajojnë investitorët e huaj, një gjë që sigurisht është e dobishme. Por, kur bëhet fjalë për zonat e lira, ne nuk i shohim të ardhurat nga ato mbi ekonominë vendase. Duhet të bëhet më shumë progres në mjedisin e biznesit për të rritur produktivitetin në pjesën tjetër të ekonomisë”, thotë Phil Garson nga FMN-ja.

Me pozicion ose pa të, ata do të qeverisin me Maqedoninë derisa fillon të shihet spiralja greke e borxheve të pakapërcyeshme dhe të stagnimit të atjeshëm pesëvjeçar. Çfarë janë tri miliardët tona në krahasim me riprogramimet e grekëve të rehatuar dhe të elitave të tyre, që janë më të mëdha për njëqind herë.  Por, është e rrezikshme që të luhet me këtë logjikë në sanimin (faljen) e një pjese të borxheve në Maqedoni. Në rastin tonë, veprimet e tilla gjithmonë shkojnë me presion nga të huajt – merre ose lëre!

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)