Data e sotme
February 21, 2020

Nacionalizmi elektoral në Maqedoni

Përdorimi i tepërt i nacionalizmit elektoral, etnik dhe territorial, zakonisht ka çuar drejt shqetësimeve të brendshme. Fryma nacionaliste në Evropën Lindore mund të rezultojë me trende negative rajonale

Amerika Latine dhe Kaukazi nuk kufizohen në mes veti, por karakteristikat gjeopolitike dhe zgjedhore i gjejmë në Maqedoni dhe rajon.Ngjajshmëri në fushatat elektorale, me shumë popullizëm dhe të përmbushura me retorikë etnike.Stil bolovian dhe fushatë të stërngarkuar me fjalime të nxehta nga të gjitha partitë politike në Maqedoni.Loja parazgjedhore paraqet një rrezik të madh politik dhe e ndryshon gjendjen e sigurisë kombëtare.

Kështu Maqedonia hyri në zgjedhje të dyfishta dhe ‘kriza’ aktuale në raportet e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe (VMRO-DPMNE) shpërthyen me fjalime dhe tubime nacionaliste të vetë liderëve, dikur bashkëqeverisës në dyja mandatet e fundit.Simbolet dhe pamjet aktuale në Maqedoni i afrohen nacionalizmit elektoral.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe drejtuesi aktual i VMRO-DPMNE-së, parti e qendrës së djathtë,kërkoi mobilizimin e votuesëve maqedonas për të fituar shumicën parlamentare me mbi 62 deputetë, ndërsa BDI, e bëri të njëjtën gjë, me kërkesën për të marrë 25 deputetë etnik dhe duke organizuar tubime kundër kandidatit presidencial të VMRO-DPMNE-së Gjeorgji Ivanov.

Zyrtarë të lartë të partisë së Ali Ahmetit e kanë kritikuar ish- kryeministrin nëpërmjet kumtesave dhe konferencave për shtyp. A është e koordinuar apo jo fushata e nxehtë nacionaliste në mes ish aktorëve të dikurshëm politikë?. Bisedimt për formimin e qeverisë së re do ta qarësojnë më mirë këtë dilemë.

 

Mobilizim i panevojshëm etnik

Fërkimet politike në mes Gruevskit dhe Ahmetit filluan atëherë kur kryetari i BDI-së Ahmeti,e paraqiti në opinion idenë e kandidatit konsensual.Gruevski bashkë me VMRODPMNE e hodhën poshtë konsensualitetin e ish -guerrilës së vitit 2001.

Vlerësohet se BDI nuk ka bazë të fortë politike dhe sociale për tu rikthyer me këtë nacionalizëm, pasi me idenë për ndryshimin e statusit të shqiptarëve, që nga viti 2002 e këndej u amortizua nën mbështjellësin e politikave qeveritare të ish-kryeministrave Gruevski dhe Cërvenkovski.Të njëtën gjë e ka përjetuar edhe PDSH-ja kur ishte në qeveri me përkrahjen dhënë ish presidentit të ndjerë Boris Trajkovski gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 1999.

Andaj kopjimi i retorikës së shteteve të Amerikës Latine dhe të Kaukazit në Ballkan, shumë lehtë mund të kthehet në një nxehje psikologjike etnike.Vendi nuk është i qëndrueshëm dhe e kaluara etnike mund të shfrytëzohet nga forcat nacionaliste në vend.

Në rast se ish partnerët e koalicionit 2011-2014 dhe opozita nuk do të angazhohen për një fushatë me më pak zëra të së kaluarës, atëherë zgjidhjet dhe modelet e përfaqësimit nuk do të jenë të lehta.Dyfishimi i retorikës nacionaliste në Maqedoni (shqiptare-maqedonase) gjatë zgjedhjeve është më i qartë dhe më i theksuar tek liderët dhe drejtuesit lokal partiak.Thirrja për më shumë deputetë në parlament nga të dyja palët që përfaqësojnë shumicën, sipas anketave, mund të rezultojë me një lëvizje të bazës etnike drejt incidenteve publike.Rasti i fundit me mbishkrimet publike në Tetovë rreth kandidatit konsensual.

Vëzhguesit thonë se partitë me më ndikim e kanë nën kontroll gjendjen në Maqedoni.Faktikisht qeveritë dhe partitë politike, që në vete apo agjendë përmbajnë thirrjen etnike dhe popullizmin, shumë lehtë mund të nxisin tensione dhe fërkime ndër-etnike.Megjithatë kur të mirren në konsideratë gjendja ekonomike dhe indikatorët gjeopolitik, situata gjatë fushatës elektorale mund të dalë jashtë përmasave demokratike,atëherë kur partitë fituese nëpërmes manovrimeve politike do të përpiqen të hyjnë në qeveri.

Nacionalizmi’ i partisë shqiptare BDI, dallohet më shumë me thirrjet apo realizimin e të drejtave brenda Kushtetuës, ndërsa i PDSH-së-kryesisht lidhet me pjesmarrjen në qeveri dhe gjasave për ndyshime kushtetuese.Partitë shqiptare sikur e përdorin këtë temë vetëm si shkak për të hyrë në qeveri.

Marrëveshja e Ohrit (MO) ka ngelur ‘jashtë’ programeve partiake, ndërsa diplomati amerikan Xhejms Perdju tha në Shkup në muajin shkurt se të dyja palët kanë bërë shumë pak për ta zbatuar MO –në, duke i kritikuar liderët dhe drejtuesit shqiptarë të politikës.Realisht BDI që nga viti 2002 e deri më sot nuk ka treguar ndonjë dozë të fortë etnike, pasi ka pësuar një transformim të thellë ideor.

 

Popullizmi elektoral si alternativë programore

Modernizimi dhe akomodimi brenda qeverisë, çoi në një ndërrimin të theksuar të veprimit të partive, pra kalimit nga koncepti luftarak në atë paqësor.Tani zyrtarë të lartë të partive garuese, pas një dekade dëshirojnë të aktualizohen me kandidatin konsensual,bojkotin zgjedhor,popullizmin dhe nacionalizmin e Kaukazit.

PDSH është e detyruar t’i nështrohet po ashtu rendit nacional.Gjatë kohës kur ishte në opozitë kjo parti e përdori nacionalizmin dhe protestat si një formë për të arritur në pushtet.Ish-komunistët e Lidhjes SocialDemokrate (LSDM) nuk kanë lëvizuar shumë nga koncepti Gligorovian.Me kandidimin e Stevo Pendarovskit dëshirojnë t’i arrijnë performancat e qeverive të kaluara socialdemokrate të viteve të 90-ta.

Për më shumë Gruevski dhe Zaev janë në një garë rejtingu dhe këtë mund t’ua garantojnë ish presidenti Gjeorgji Ivanov (VMRO-DPMNE), dhe Stevo Pendarovski (LSDM). Politika shqiptare është e lidhur ngushtë me liderin dhe grupet e interesit dhe ballafaqohet me vështirësitë e mobilizimit social.

PDSH me kandidatin për president Iliaz Halimi,krijoi një shtresë tjetër votuesish që vazhdojnë ta kundërshtojnë politikën aktuale parazgjedhore të partisë së Ali Ahmetit (BDI).

Tendencat për një popullizëm me bazë nacionale në Maqedoni,do ta dëmtojnë ballancën etnike.VMRO -DPMNE ka një retorikë më të fortë dhe e ka të ndërlidhur këtë me partitë politike,emrin dhe fqinjët.

Mediat janë të ndara si te pala shqiptare dhe maqedonase.Shtypi që morri reklama nga qeveria ka publikuar raporte për skandalet e opozitës dhe të kundërtën e kanë bërë mediat dhe liderët opozitarë.

Mbase ky farë nacionalizmi elektoral është i përkohëshëm dhe forcat që e shtyjnë këtë do të dobësohen pas formimit të qeverisë së re dhe vendosjes së objektivave qeveritare për 100 ditët e ardhshme.Më një popullizëm të këtij lloji, ballanca e sigurisë në Maqedoni mund të luhatet.Pra gjithnjë nëse vazhdohet kështu edhe pas zgjedhjeve.

Formimi i qeverisë së re, ekonomia, emri dhe rajoni do të jenë një ndër pikat ku partitë fituese do të përpiqen t’i menaxhojnë dhe njëkohësisht për ta vazhduar qeverisjen deri në zgjedhjet e ardhshme.Përdorimi i tepërt i nacionalizmit elektoral,etnik dhe territorial,zakonisht ka çuar drejt shqetësimeve të brendshme.

Fryma nacionaliste në Evropën Lindore mund të rezultojë me trende negative në shtetet që gjenden në prag të zgjedhjeve.Sa më pak ‘tregime kombëtare’ dhe më shumë vende pune për banorët e Maqedonisë, aq më mirë për çdo qeveri dhe shoqëri civile.Të pakëtn kështu fillohet gjithëkundi në vendet demokratike.Sidoqoftë qytetarët do të votojnë këtë të dielë dhe muaji prill do të jetë vendimtar për të ardhmen e vendit.

ibraimi@inbox7.mk