Data e sotme
March 21, 2023

Gjuhë të ndryshme, një e vërtetë

“Në kohë të mashtrimit universal – të thuash të vërtetën është akt revolucionar”- kjo thënie e shkrimtarit anglez Xhorxh Orvell është motiv i mjaftueshëm për të iniciuar projekte, ku e vërteta nuk do të varet nga barrierat gjuhësore ose nga qendrat e fuqisë ekonomike dhe politike.

Në kohë dyndjesh të tregut mediatik në Maqedoni, ku ballafaqohemi me zvogëlim të madh të lirisë së mediave, ne si Qendër e Gazetarisë Hulumtuese “SKUP Maqedoni”, po ju prezantojmë “INBOKS”-magazinën elektronike, e cila para së gjithash do t’iu e dedikohet, qytetarëve.

Qëllimi jonë është që INBOKS-i të jetë internet posta juaj elektronike, ku do të mundeni t’i paraqisni hallet, problemet, qëndrimet dhe mendimet tuaja. Qëllimi jonë është të jemi dritare e hapur për të gjithë, përmes përmbajtjeve që do të vijnë si rezultat i gazetarisë objektive dhe të paanshme. Misioni jonë është t’i promovojnë standardet dhe vlerat profesionale të gazetarisë, ato të cilat, për fat të keq, ngadalë fillojnë të zbehen.

Ideja për INBOKS-in lindi spontanisht, pa u imponuar, me dëshirë që të pasurohet hapësira mediatike në internet me magazinën e vetme elektronike, e cila do të dallohet për nga origjinaliteti i saj në temat që do t’i ofrojë, sipas analitikes të qasjes dhe do t’ju mundësojë lexuesve një këndvështrim tjetër të gjërave. Kritikë e jo akuza, polemikë, e jo diskutime, hulumtim, e jo paraqitje të njëanshme të gjërave. Fjalë të shkurtra ky është letërnjoftimi i INBOKS-it, të cilin shpresojmë me ndihmën tuaj ta pasurojmë dhe ta bëjmë sa më interesant dhe më tërheqës për lexuesit.

INBOKS-i do të jetë i hapur për të gjithë, pa marrë parasysh përkatësisë etnike, religjioze, racore, gjinore apo moshës. INBOKS-i do të mundësoj hapësirë të njëjtë për personat publik nga jeta shoqëroro-politike. Vizionet, qëndrimet, mendimet e ndryshme të tyre do jenë të prezantuara në dy faqe, pa asnjë lloj kualifikimi, me qëllimin e vetëm që të mundohemi t’i paraqesim gjërat në nivel më të mirë profesional. Ta zhvillojmë gazetarinë hulumtuese, e përskaj kësaj të ruajmë objektivitetin. Kjo është ajo që do të na udhëheq gjatë përpilimit të analizave, reportazheve, intervistave, tregimeve hulumtuese dhe debateve mediatike. Do të kemi hapësirë, jo vetëm për prezantimin e temave aktuale shoqërore, por do të mundësojmë edhe kyçjen tuaj aktive në debatet që do t’i organizojmë për Ju – me qëllimin e vetëm – sepse ne e vlerësojmë mendimin Tuaj.

Shpresojmë se lexuesit do t’i njohin këto përpjekje tona, me të cilat do të mundohemi të japim kontribut për ambientin, për të krijuar klimë më të mirë në shoqëri dhe promovim të vlerave demokratike.

Përktheu në shqip: Luljeta Ademi

zafirova.zafirova@gmail.com