Data e sotme
May 23, 2019

KUSH DO TË VENDOSË PËR EMRIN – QEVERIA TEKNIKE?!

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Një gazetë, e cila këto ditë nuk gjendet në radhët e mediumeve të LSDM-së sipas kritereve të një reviste javore pro-qeveritare, në analizën e javës së kaluar, siç të paralajmërojë një skenar për kthimin e opozitës në Parlament. Në fund të artikullit të gazetës së përditshme “Veçer”, pretendohet se LSDM-ja do të hyjë në shtëpinë ligjvënëse me “mocion të qeverisë.” Dhe kaq. Vazhdimi do të pritej pas lobimeve nëpër kularët dhe restorantet se me abstenimin e disa anëtarëve të VMRO-DPMNE-së dhe të të gjithë të tjerëve kundër besimit për kabinetin e Gruevskit, pastaj nëpërmjet kombinimeve detare, do të formohej një qeveri teknike apo një qeveri ekspertësh.

Askush nuk do të konfirmojë nëse ajo do të ishte rezultat i takimeve të fundit konspirative të krerëve të pushtetit dhe të opozitës, tet-a-tet ose me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE-së. Por, deklarata e fundit e zëvendës-kryetares Shekerinska është treguese dhe e qartë: “As kërkojmë e as pranojnë një qeverisje të përbashkët me Gruevskin. Qëllimi ynë është që ta ndryshojmë politikën fatale, e jo t’i japim një amin ose ta ndajmë pushtetin”. LSDM-ja kërkon një qeveri teknike vetëm për të pasur zgjedhje të rregullta, kurse VMRO-DPMNE-ja nuk pajtohet me këtë model. Por, pse atëherë mocion për Gruevskin, për të hyrë kompozicioni i opozitës, i cili është gjithnjë më rudimentar, krahas popullaritetit të pabesueshëm, diferencës aktuale dhe dominimit prej 1 kundrejt 3 të VMRO-DPMNE-së në krahasim me LSDM-në, sipas dy sondazheve të fundit jo arbitrare? Për cilin alibi është e nevojshme SDSM-ja në Parlament? A ka një logjikë që partia “shtetformuese” të jetë e prishur në kohën e zhvendosjeve të rëndësishme gjeostrategjike? Sa perceptohen atje idetë për një lidhshmëri të re rajonale, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për ALMAKOS-in e vjetër …?

Ende nuk u lexua Raporti më i fundit i KE-së, me prioritetet të cilat u janë sugjeruar autoriteteve në Shkup për të zgjidhur deri në dhjetor, zëvendës- kryeministri për Integrime Evropiane, Fatmir Besimi, nga Brukseli parashikoi se në Samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian “Maqedonia nuk do të marrë rekomandim për fillimin e negociatave”. Moszgjidhja e kontestit me Greqinë do të ishte një nxitje iniciale që Maqedonia të jetë e vetmja që do ta humbte statusin e kandidatit për anëtarësim në familjen e Bashkimit?

Qeveria teknike ose e ekspertëve ose koncentracione ose qeveria e koalicionit të madh! Modele të çuditshme të rifreskuara për një aleancë të vetme politike pasi shpirtrat pro-qeveritarë u nxitën pas informacioneve se ndërmjetësuesi Metju Nimic përgatit një formulë të re me kompromis për zgjidhjen e kontestit të emrit. Koha e dorëzimit me siguri do të përshtatet me vizitën historike të kryeministrit shqiptar Rama në Beograd dhe vizitën kthyese të kryeministrit serb Vuçiq në Tiranë. Kancelarja gjermane, me një gjest të veçantë, e veçoi Kryeministrin shqiptar në samitin rajonal në Berlin. Merkel dy herë ka qenë një ndërmjetës aktiv për dialogun e rinovuar Beograd-Tiranë, ai i fundit menjëherë pas vizitës së Presidentit rus në Serbi. Nuk përjashtohet që samitet serbe-shqiptare të jenë të projektuara dhe të drejtuara kah mbyllja përfundimtare të aspiratave për shtete të mëdha në Ballkan. Me marrëveshjen për njohjen dhe pandryshueshmërinë e kufijve ekzistues në rajon, arkivohen idetë për Shqipërinë dhe Serbinë e Madhe. Marrëveshja ndërmjet Shkupit dhe Athinës, me instalimin e një dispozite evropiane dhe civilizuese në Kushtetutën e Maqedonisë se nuk ka pretendime territoriale ndaj Greqisë, mund të jetë një model i shkëlqyeshëm institucional dhe praktik për një respekt minimal ndaj fqinjësisë së Ballkanit.

Prapa skenave të diplomacisë gjermane, shihen motivet e Uashingtonit dhe Berlinit të cilat nuk do të lejonin luksin e penetrimit të pakontrolluar rus prapa treshit gjeostrategjik evropiani Hungari-Rumani-Bullgari. Nëse mbyllen projektet për shtetet e mëdha në Ballkan, nuk mund të jetë i izoluar edhe kontesti rreth emrit. Nëse është kompromis kur të gjithë janë të pakënaqur me zgjidhjen, siç e definon Merkel pjesëmarrjen e saj ndërmjetësuese, atëherë për Qeverinë e Gruevskit, në legjitimitetin ekzistues dominues parlamentar dhe politik, vijnë zgjidhje serioze, të menaxhohet edhe me negociatat, por edhe më shumë me rezultatet e zgjidhjeve në lidhje me emrin të cilat  do të duhet t’i zbatojë. A është kjo arsyeja për të cilën opozita do të jetë e detyruar që të kthehet në Parlament?

Si të ndahet përgjegjësia për zgjidhjen e kontestit të emrit, pa referendum të organizuar në mënyrë demagogjike, në qoftë se marrëveshja e mëparshme me Greqinë është bërë me legjitimitetin dhe rrezikun e pushtetit të LSDM-së, në kushte të abstenimit të forcave të opozitës së VMRO-DPMNE-së. Por, pikërisht qeveritë e saja të mëvonshme nuk kishin asnjë problem për të lejuar penetrimin e madh ekonomik dhe financiar të Greqisë në ekonominë e Maqedonisë. Tandemi Georgievski-Gruevski deri më tani nuk e ka kontestuar ose pezulluar zyrtarisht zgjatjen shtatëvjeçare të Marrëveshjes prej vitit 95. Bile edhe pas akt-vendimit të Hagës, i cili konfirmoi shkeljen e saj flagrante, si një shkelje të rendit ndërkombëtar ligjor, Qeveria e cila një dekadë (do të) sundojë me Maqedoninë, nuk u hezitua që (jo)zyrtarisht ta pezullojë vlefshmërinë e saj të përgjithshme, për shembull, duke kërkuar pranim në Kombet e Bashkuara nën emrin e saj kushtetues?! Ky është, megjithatë, një tregues se qeveria është e gatshme të bëjë kompromis me Greqinë rreth emrit të saj.

Me një dinamizëm dhe lobim të pabesueshëm, Gruevski arrin ta bëjë Maqedoninë një destinacion tërheqës për investitorët e huaj. Pa dallim të politikave të dyshimta dhe jo-transparente të përfitimeve për brendet shumëkombëshe, të cilat bien mbi kurrizin e të gjithë tatimpaguesve vendorë, politika e dyerve të hapura për të investuar në Maqedoninë e vogël është një hap i madh i shfrytëzimit të kohës derisa pret në oborrin e BE-së. Në shtatë deri në dhjetë vitet e ardhshme, ky model i  zhvendosjes së një pjese të kapaciteteve nga Perëndimi në Maqedoni, është i suksesshëm dhe i arsyetueshëm, sepse është relativisht i parëndësishëm për zhvillimet ekonomike në Gjermani, SHBA, Britani të Madhe. Megjithatë, në një kohë të afërt majat e tyre shumëkombëshe do ta dëgjojnë haberin e autoriteteve të tyre amtare se është i nevojshëm edhe lobimi i tyre për të kryer një presion politik mbi qeverinë në Shkup, e cila mund të kryejë një çekuilibër të interesave strategjike në rajon. E pikërisht ata i kanë në dispozicion informatat se cilat janë marrëveshjet që janë bërë me përfaqësuesit e autoriteteve aktuale të Maqedonisë.

Pse aq shumë ngazëllim dhe presion për të hyrë opozita në Parlament, e jo për të krijuar kushte politike dhe formale për veprim efektiv të saj? Zaevi, për Gruevskin është një kundërshtar jo kompetent, por VMRO-DPMNE-ja pa opozitë shkon në një vetë-shkatërrim, pa marrë parasysh se edhe sa kohë do të sundojë.

Kontesti i emrit do të mbetet një barrë të rëndë, pa marrë parasysh nëse frontmenët e tij kryesorë do t’i kërkojnë tradhtarët e kauzës së Maqedonisë në të gjithë ata që mbështesin integrimin, e jo izolimin. Ndoshta edhe kjo është arsyeje se pse kërkohet një qeveri teknike, një qeveri të ekspertëve, një qeveri të koalicionit. Për të ndarë përgjegjësinë dhe për të mos prishur imazhin e kuazi-patriotëve të brendshëm.

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)