Data e sotme
November 17, 2019

Tetova me shenja për rrezik jete!

Kanë ngelur vetëm edhe një javë nga data 31 tetor kur fabrika “Jugohrom” do të duhet ti përmbush kushtet sipas standardeve ekologjike evropiane apo të ndërpresë punën që të ndalojë së helmuari qytetarët e Tetovës

Në magjistralen Tetovë-Shkup dje janë vërejtur shenja “Rrezik për jetën” në drejtim të qytetit të Tetovës të cilët  janë vendosur poshtë shenjave të komunikacionit. 

Në hyrje të Tetovës janë vendosur shenja që paralajmërojnë qytetarët të mbajnë maska

Në hyrje të Tetovës janë vendosur shenja që paralajmërojnë qytetarët të mbajnë maska

Matjet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor vitin e kaluar treguan praninë e PM10 në Tetovë prej 234mikrogramë në metër kub, gjë që alarmoi qytetarët e këtij vendi.

Një ndër ndotësit më të mëdhenjtë të këtij rajoni është pikërisht fabrika “Jugohrom” e cila punon pa i plotësuar kushtet ekologjike sipas standardeve evropiane dhe qeveritare.

Vitin e kaluar dhe në janar të 2014 u organizuan protesta kundër ndotjes së ajrit në Tetovë ku protestuesit kërkuan nga autoritetet përkatëse të ndërmarrin masat e duhura për të parandaluar këtë dukuri. Pasi që premtimi se me datë 1 prill 2014 do të jetë afati i fundit për fabrikën “Jugohrom” që ti përmbushë kushtet ekologjike ose në të kundërtën do t’i merrej licenca për punë  kjo gjë nuk funksionoi, dhe fabrika  përsëri vazhdon të punojë pa ndaluar.

Kjo ka detyruar qytetarët e Tetovës të dyshojnë që afati i ri i përcaktuar nga Ministria e Ekologjisë 31 tetor 2014, për ti përmbushur standardet ekologjike nga ana e fabrikës  nuk do të respektohet gjithashtu.

Qytetarët Tetovarë kanë humbur besimin tek autoritetet përkatëse me mos përmbushjen e premtimeve të tyre dhe dje në magjistralen Tetovë-Shkup janë vërejtur shenja “Rrezik për Jetën” në drejtim të Tetovës të cilët  janë vendosur poshtë shenjave të komunikacionit. 

Një protestë kreative kundër ndotjes: vihen shenja paralajmëruese

Një protestë kreative kundër ndotjes: vihen shenja paralajmëruese

Akoma nuk dihet kush është autori i këtyre fotove  të cilët në shenjë proteste  kanë dashur të shprehin shqetësimin e tyre ndaj këtij problemi.

Kanë ngelur vetëm edhe një javë nga data 31 Tetor kur fabrika “Jugohrom” do të duhet ti përmbush kushtet sipas standardeve ekologjike evropiane apo të ndërpresë punën që të ndalojë së helmuari qytetarët e Tetovës.

Që Tetova ka problem serioz me ndotjen e ajrit nuk është më risi për qytetarët e këtij vendi por edhe për tërë Maqedoninë. Për ndotjen masive në rajonin e Pollogut dhe të qytetit të Tetovës kanë shkruar edhe mediat nga rajoni duke potencuar që Tetova edhe pse vend malor, konsiderohet si qyteti më i ndotur në botë.

 

Redaktor: Selim Ibraimi

bajrami@inbox7.mk