Data e sotme
April 6, 2020

ÇEPREGANOV: HISTORIA NUK DUHET TË JETË NJË MJET PËR NDARJE

Po të mos ishte data 23 tetor 1893, nuk do ta kishim as Ilindenin, as KAÇKM-në, thotë në një intervistë për Inboks7, profesori universitar i historisë Todor Çepreganov dhe ish-drejtor i Institutit të Historisë Kombëtare.

Po të mos ishte data 23 tetor 1893, nuk do të kishim as Ilindenin, as KAÇKM-në, thotë në një intervistë për Inboks7, profesori universitar i historisë Todor Çepreganov dhe ish-drejtor i Institutit të Historisë Kombëtare.

Sipas tij, kremtimi i përbashkët i Ilindenit me Bullgarinë është e pamundur, për shkak se ata e njohin shtetin tonë, por nuk e njohin gjuhën dhe kombin tonë. “Deri në vitin 1944 kemi qenë bullgarë dhe pastaj dikush na ka sjellë këtu dhe jemi bërë maqedonas? Si është e mundur kjo”, pyet Çepreganov, duke shtuar se çdo komb krijohet nëpërmjet një procesi të gjatë historik, i cili për ne ka filluar në vitin 1893 dhe zgjat deri më sot.

Historia është mësuese e jetës, por për fat të keq shumë pak mësojmë nga historia, thotë profesori Çepreganov.

CEPREGANOV I BILJANA

“Është më e keqe kur do të politizohet historia, kurse në disa momente atë e bëjnë politikanët – përdorin tema të caktuara historike që rrisin barrën kombëtare te disa komunitete të caktuara etnike këtu. Historia nuk duhet të jetë një mjet me të cilin do të ndahemi. Qenia historike kombëtare ndërtohet përmes arsimit, e ne edhe në arsim jemi të ndarë”, thotë Çepreganov. Ai nuk konsideron që në librat teprohet me periudhën antike, por thekson se materia është e mbingarkuar me data dhe emra. “Çdo data nuk është e rëndësishme, i rëndësishëm është procesi”, thotë profesori. Ai vetë ka marrë pjesë në krijimin e disa librave të historisë dhe nuk fsheh se në universitetet ka studentë që kanë ardhur nga gjimnaze ku nxënësit nuk i dinë datat themelore të historisë së Maqedonisë. Çepreganov mendon se në sheshin Maqedonia ka më pak monumente nga periudha antike dhe se është mirë që në shesh e kemi gjithë historinë e Maqedonisë.

Në pyetjen e Inboks7, nëse Maqedonia mund ta mbyllë çështjen e emrit me Greqinë, Çepreganov thotë: Ne nuk kemi asnjë problem me emrin, por Greqia ka. Emrin nuk e kemi marrë në referendum dhe nuk mund të ndryshohet në referendum. Bashkësia ndërkombëtare e di se ne jemi të brishtë, e kemi ndryshuar Kushtetutën, e kemi ndryshuar flamurin dhe do ta ndryshojmë edhe emrin. Mendoj se me ndryshimin e emrit do të humbasim historinë dhe kombin”.

stavrova@inbox7.mk