Data e sotme
December 9, 2019

Gjuha e urrejtjes – katalizator i konflikteve etnike

Gjuha e urrejtjes me motive politike është rritur në vitet e fundit dhe këtë e vërtetojnë edhe hulumtimet e mendimet publik. Por, ajo që vërehet është se fjalori nacionlist në mënyrë plotësuese inkurajohet në ciklet parazgjedhore

Latest posts by Фросина Димеска (see all)

Lexon një tekst që i pasqyron gati se të gjitha qëndrimet si të tuat për shumë ndodhi aktuale politike. Pajtohesh me autorin rreth problemit me emrin ose për atë se si duhet të jetë politika ndëretnike. Si mbështetje ndaj këtyre qëndrimeve, nisesh ta shpërndash tekstin në profilin tënd në rrjetin social Fejsbuk. Dhe pikërisht para se ta shtypësh butonin për publikim ndryshon mendje. Ngase e din që një pjesë nga miqtë virtual menjëherë do t’ju shpallin tradhtar dhe i dëmshëm për interesat kombëtare. Sulme për të cilat ndoshta dhe nuk je i përgaditur që të mbrohesh, jo sepse konsideron që nuk ke të drejtë, por para së gjithash për shkak të atmosferës të elektrizuar në të cilën askush nuk i dëgjon argumentet, askush nuk flet, por të gjithë piskasin.

Në atë piskamë shumë lehtë ngjiten etiketat, të cilat përsëri pa dyshim nxisin fjalor të urrejtjes, i cili viteve të fundit po merr hov. E kështu mund të lexojmë ose dëgjojmë se si ndonjë individ, grup etnik, politik apo ndonjë grup tjetër duhet të dëbohet nga shteti, të digjet, të zhduket ngase i ka bërë dëm shtetit. Për efektet nga fjalori i dhunës, leksione mund të jenë dhe ndodhitë në territoret e ish Jugosllavisë në vitet e para të nëntëdhjetave. Në atë periudhë në media më shpesh transmetoheshin dhe nxiteshin deklaratat e politikanëve, të cilat mbase nuk përmbanin drejtpërsëdrejti fjalor të urrejtjes, por padyshim e inkurrajonin atë. E gjithë kjo, kontribuoi, që pas vitesh të përgjakta, njerëzit ende të jenë të përgatitur të gjejnë justifikime për të gjithë gjërat që i ka bërë Qeveria e tyre, madje dhe gjenocid, ngase ata tjerët kanë qenë të këqijtë, që atyre u kanë shkaktuar dëm. Prandaj, nga aspekti i sotëm shumë shpesh mund të dëgjohet dhe se lufta në Jugosllavi, në fakt filloi në media.

BOX

Sipas disa definicioneve me gjuhë të urrejtjes nënkuptojmë propagandën, hiperbolizimin ose arsyetimin dhe nxitjen e krimit kundrejt grupeve shoqërore dhe përfaqësuesve të tyre, në bazë të racës, ngjyrës lëkurës, prejardhjes kombëtare dhe etnike, gjinisë dhe orientimit seksual. Gjuha e urrejtjes, konsiderohet dhe shprehja apo përcjellja e ideve për superioritet ose nënshtrim të një grupi shoqëror ose të përfaqësuesve të tyre, si dhe përdorimi i simboleve të cilat nxisin urrejtje dhe e nxjerrin në pah superioritetin ose nënshtrimin e grupeve shoqërore dhe përfaqësuesve të tyre.

Praninë e gjuhës së urrejtjes në hapësirën publike e vërtetoi dhe hulumtimi i mendimit publik në Maqedoni, i bërë në shkurt të këtij viti nga Agjencia Rejting për nevojat e Institutit të Mediave në Maqedoni (IMM) dhe internet-faqja “Pa urrejtje”. Sipas këtij hulumtimi gati 79,4 për qind nga qytetarët kanë vërejtur fjalor të urrejtjes mes politikanëve dhe mbështetësve të partive politike në vend, ndërsa mbi 70 për qind konsiderojnë se ky fjalor viteve të fundit është në rritje.

Në shumë raste, fjalori i urrejtjes ndoshta nuk del drejtpërdrejtë nga goja e politikanëve, por padyshim krijon atmosferë në të cilën inkurajohet shprehja e atillë, e mbushur me gjykim dhe moskuptim të qëndrimeve të ndryshme.

 

Retorikë etnocentrike në fokus

 

Gjuha e urrejtjes ose nxitja e saj rritet para zgjedhjeve dhe në periudhën zgjedhore. Sapo u dëgjua se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, menjëherë filloi orteku i sharjeve, para së gjithash mes përkrahësve partiak.

Kësaj here ato që binin më shumë në sy ishin thirrjet të drejtuara kah maqedonasit ose shqiptarët. Gjegjësisht, lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në konventën partiake për zgjedhjen e presidentit në atmosferë dhe ikonografi kërkoi të fiton së paku 62 deputetë dhe presidentin e shtetit, që të mos munden pastaj, siç thanë disa matematikanë t’i kërcënojnë si parti, si koalicion, si popull dhe komb maqedonas. Në të kundërt kryeministri porositi se të tjerët do ta qëndisin fatin.

Përmes zëdhënësit partiak, Bujar Osmanit me të cilin udhëheq Ali Ahmeti, nga ana tjetër mbrriti porosi tjetër. Ai në profilin e tij në Fejsbuk duke prognozuar se këto zgjedhje do të përcaktojnë kush do të faktorizohet më shumë në qeverinë e ardhshme, BDI-ja apo VMRO-ja, nga shqiptarët kërkoi përkrahje që BDI-ja të fitojë 25 deputetë.

264512_10151692029929363_1766808124_nIgor Micevski nga Shkolla e Lartë e Gazetarisë dhe Marrëdhënie me Publikun, thotë se në tre vitet e fundit ata kanë kryer një seri hulumtimesh që kanë të bëjnë, mes të tjerash me etno-nacionalizmin, politikën dhe gjuhën e urrejtjes në media.

Raportet treguan se diskutimet jotolerante fuqishëm përhapen rreth proceseve zgjedhore, por jo me përjashtim vetëm në kushte të atilla. Por, sigurisht, prania e gjuhës së urrejtje në media ka të bëj me pozicionimin partiak për çështje të caktuara”, thotë Micevki.

Dhe profesori nga Universiteti i Shtulit, Sefer Tahiri thotë se gjatë zgjedhjeve gjuha e urrejtjes intensifikohet.

Retorika etnocentrike se vjen e më shumë është në funksion të mobilizimit politiko-partiak të qytetarëve, të cilët nuk motivohen as me emër, integrim, ekonomi ose politikë sociale, por janë recetë e provuar, e ajo është mbrojtje e interesave etnike ose thirrje për organizim kolektiv, duke mos u respektuar të drejtat individuale”, thotë Tahiri.

Gati se në të njëjtën ditë me shpalljen e zgjedhjeve të dyfishta filluan dhe sharjet në rrjetet sociale, ashtu që përfaqësuesit e flaktë të dy taborëve etnike filluan përllogaritjet verbale reciproke, me terme që shprehin urrejtje të qartë.

Këto komente më shpesh vijnë nga njerëz që nuk janë të njohur në jetën publike, por profilet e tyre në rrjetin social zakonisht janë të spikatura me fotografi të ikonografisë partiake.

Sipas komunikologut Marko Troshanovski, gjuha e politikanëve vetëm i mobilizon strukturat radikale partiake dhe anashkalon qytetarët e tjerë.

Debati i polarizuar etnik në politikë krijon qytetarë të ndashëm etnikisht. Në mënyrë plotësuese, ky fjalor krijon perceptimin se koalicioni mes dy blloqeve më të mëdha etnike nuk funksionon në mënyrë qytetarisë, por vetëm etnikisht dhe ndaras. Gjuha e urrejtjes krijon spirale të urrejtjes dhe ndarjes etnike dhe zgjerohet dhe në nivelet e mbetura në shoqëri dhe përsëri e mbyll agjendën politike në kuadro etnike”, thotë Troshanovski.

 

Groposja e elitave politike në hendeqet e tyre

 

Gati se, të gjithë ciklet zgjedhore paraqesin nxitje të reja të urrejtjes dhe dhunës. Në këtë mënyrë, në fushatën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Gruevski disa herë e quajti liderin e aso kohe Cërvenkovskin grek, më të madh se Samaras, ndërsa më të njohur se Zorba, duke potencuar se Maqedonia ka patur dhe individë më të dëmshëm se Brankoja, mirëpo megjithatë ka mbijetuar.

Në vitin 2008, nga ana tjetër lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi nga foltorja e Kuvendit paralajmëroi „kasaphane“ në zgjedhje. Edhe pse tentonte të shpjegoj hollësisht se çka ka menduar me atë shprehje, në terren ndodhnin gjëra që përkonin me atë deklaratë të tijën. Zgjedhjet kaluan me incidente të armatosura dhe ishin të vlerësuara si zgjedhje jodemokratike.

Gjuha e urrejtjes zgjati një kohë më të gjatë dhe eskalon në çdo periudhë parazgjedhore. Ajo groposë elitat politike në hendeqet e tyre, nga të cilat më pastaj nuk mund të dalin ashtu siç propoaganda negative greke i varrosi elitat greke dhe i ngurtësoi për çfarëdo zgjidhje për emrin”, thotë Troshanovski.

seferGjithashtu, Tahiri rikujton se në zgjedhjet e kaluara lokale thirrjet për mobilizim etnik nga ana e partive politike ishin intensive.

Sigurisht se nga dalja e parë e liderëve dhe përfaqësuesve të partive politike mund të nuhatet prioriteti, të cilin e ka diskursi etnik, betejë e etnocentrizmit nga të dyja palët”, thotë Tahiri.

Micevski konsideron se edhe pse në Maqedoni nuk është bërë hulumtim sociologjik i cili do t’i testonte efektet afatgjate të mbulimit mediatik dhe zgjerimit të urrejtjes, ka disa gjëra që mund të shihen me shikim të parë.

Nëse manifestimi i urrejtjes, qoftë i asaj verbale është pjesë e sistemit dhe është i inkurajuar nga ato që e kanë fuqinë, atëherë ajo bëhet dhe normë e sjelljes. Në këtë drejtim, gjuha e urrejtjes, manifestimi i ksenofobisë, etnocentrizmi i tepruar, etno-stereotipizmi etj, krijojnë fërkime konfliktesh mes grupeve shoqërore (posaçërisht mes etno-grupeve) dhe janë incident i gatshëm për shpërthim”, thotë Micevski.

Tahiri prognozon se në rastin e Maqedonisë praktika e këtillë do të sjell deri në rritje të nivelit të jotolerancës etnike në shoqëri.

Jotoleranca, ashtu se ashtu është në nivel të lartë, duke ju falënderuar mediave dhe politikave, e cila në mospasjen e alternativave të vërteta për të ardhmen, gjithmonë popullit, gjegjësisht votuesit i trajton sipas parimeve të kategorisë së psikologjisë të turmës”, vlerëson profesori Tahiri.

 

Përktheu në shqip: Luljeta Ademi

 

 

dimeska@inbox7.mk