Data e sotme
May 27, 2018

Qytetarët e Maqedonisë humbin vite, para dhe nerva për privatizimin e tokës

Edhe pse me vite i kanë ndërtuar shtëpitë e tyre duke investuar të gjitha kursimet e tyre, mijëra familje dhe firma në Maqedoni nuk mund të jetojnë në rehati. Frenuesi është Drejtoria e marrëdhënieve pronësore-juridike, ku me vite qëndrojnë lëndë të qytetarëve që presin vendim se toka shtetërore është legalizuar që të mund pronarët e tokës ta kenë tokën në dispozicion. Interesi për privatizimin e tokës shtetërore është i madh për shkak se çmimi është një euro për metër katror, por kjo nuk e arsyeton ngadalësinë dhe jo efikasitetin e punës, gjë për të cilën na u ankuan qytetarët e Shkupit:
“Në mënyrë të rregullt i kam dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme për privatizimin e tokës shtetërore. Jam duke pritur tre vjet të më nxjerrin vendim. Ndërkohë, Komuna e Karposhit e ka ndryshuar Planin e detajuar urbanistik (PDU). Tani, nga Drejtoria kërkojnë një elaborat të ri dhe ajo do të thotë harxhime shtesë”, thotë qytetari gjashtëdhjetë e dy vjeçar nga Shkupi, të cilin ekipi i Inboks7 e takoi në zyrat e Drejtorisë së çështjeve pronësore-juridike.
Asgjë më të lehtë nuk e kanë as qytetarët e Manastirit, banorët në kompleksin e banesave në Bulevardin “1 Maj”. Pasi nuk kanë pasur tjetër rrugëdalje, ata është dashur të ankohen publikisht. Ata e kanë publikuar problemin e tyre në faqen e internetit të qeverisë, www.uslugi.gov.mk.
“Para një viti, si kryetar i bashkësisë së pronarëve të banesave kam parashtruar një kërkesë në Ministrinë Rajonale të Financave për blerjen e tokës shtetërore. Nëpunësja më ka dhënë përgjigje se me ndryshimin e fundit që është bërë atëherë, nuk është e nevojshme për të kryer parashtrimin e përbashkët të dokumenteve. Ajo më ka thënë se shërbimet shtetërore sipas detyrës zyrtare do të dërgojnë njoftim deri te çdo pronar banese me të cilin pastaj secili pronar banese në mënyrë të pavarur do ta kryejë procedurën. Por, nga atëherë ka kaluar një kohë të gjatë dhe nuk kemi marrë asnjë njoftim”, thotë T.C. një nga përfaqësuesit e pronarëve të banesave në këtë kompleks.

Lëndët ruhen në korridoret

dokumenti1

Një tollovi të tillë ekipi i Inboks7 gjeti edhe në ambientet e departamentit të Drejtorisë për komunën e Karposhit dhe në atë të komunës së Qendrës, të cilat në momentin e vizitës sonë zhvendoseshin në ambiente të reja.



Inboks7 bëri vizitë në disa njësi rajonale të Drejtorisë së marrëdhënieve pronësore-juridike në Shkup, në të cilat takoi edhe të tilla që i mbajnë lëndët në korridore.

karpos

Komuna Karposh

“Ajo që prisja nuk është e rëndësishme, por në këtë labirint më kanë humbur një pjesë të dokumenteve. Kam qenë i detyruar t’i nxjerrë të njëjtat dokumente përsëri. Dhe sa herë kur të shkoja në sportelet e drejtorisë, më tregonin se deri në fund të javës do të duhet të marr vendim. Kjo golgotë zgjat tre vjet. Kush do të më paguajë shpenzimet që i kam bërë për shkak të punës jo efikase të nëpunëseve?”, thotë një qytetar pesëdhjetëvjeçar nga Shkupi, të cilin e takuam para dyerve të departamentit të Drejtorisë së çështjeve pronësore-juridike për komunën e Karposhit.

Grumbujt e dokumenteve për procedurat nuk kanë fund

centar-13-1

Procedura për privatizimin e tokës ndërtimore në pronë të shtetit bëhet me kërkesë të shfrytëzuesit të tokës ndërtimore. Kërkesa për privatizim dorëzohet në drejtorinë e marrëdhënieve pronësore-juridike. Procedura është komplekse, por qytetarët me të cilët kemi biseduar pohojnë se i kanë siguruar të gjitha dokumentet para se të ngecin në drejtorinë kompetente. Edhe ajo kërkesë që duhet ta përmbajë bazën e së drejtës që kërkohet (privatizim pa detyrim për të paguar kompensim, privatizim me detyrim për të paguar kompensim), si dhe mënyra për pagesën e kompensimit.

Së bashku me kërkesën ata që janë të interesuar për privatizimin e tokës shtetërore duhet të parashtrojnë edhe provë identifikimi për atë që kërkon privatizimin (fotokopje të letërnjoftimit ose të pasaportës për personat fizikë), përkatësisht certifikatë nga regjistri përkatës i personave juridikë, bazën ligjore, përkatësisht aktin në bazë të të cilit është fituar e drejta për shfrytëzimin e tokës ndërtimore për të cilën ka të bëjë kërkesa për privatizim (ligj, tapi, akt-gjykim, marrëveshje, vendim, vendim i organit kompetent shtetëror), të dhënat për tokën ndërtimore (fleta e pronës nga kadastra ose fleta e posedimit të tokës). Kërkuesi i privatizimit gjatë procedurës me kërkesë të Drejtorisë së marrëdhënieve pronësore-juridike dorëzon edhe një elaborat gjeodezik të të dhënave numerike për parcelën ndërtimore që duhet të privatizohet”, shkruan në Ligjin për privatizimin e tokës shtetërore.

dokumenti2
Drejtoria e marrëdhënieve pronësore-juridike është e obliguar me detyrë zyrtare që të sigurojë një kopje të planit kadastral, një certifikatë për pasqyrë historike të regjistrimeve të kryera në kadastrën e pronave të patundshme për tokën që privatizohet dhe një certifikatë nga plani urbanistik i komunës ku gjendet toka.

Kompetentët heshtin

dokumenti4

Në kërkim të drejtësisë civile dhe shpjegim se kush është frenuesi në sigurimin e dokumentacionit për privatizimin e tokës edhe pas të gjitha përpjekjeve dhe kërkesave për të marrë përgjigje kemi hasur në heshtje edhe në Drejtorinë e marrëdhënieve pronësore-juridike, ku drejtor është Zoran Kërstanovski, por edhe në Departamentin e marrëdhënieve me opinionin në Ministrinë e Financave.

dokumenti5
As pas dy javë pritje Inboks7 nuk ka marrë përgjigje për pyetjet – nga çfarë varet gjatësia e procedurës për lëshimin e vendimeve, pse ndodh humbje të lëndëve? A ka një mungesë të stafit për kryerjen e detyrimeve pa ndërprerje? A është mbingarkuar Drejtoria me lëndë? Sa lëndë marrin në vit dhe sa prej tyre zgjidhen?

Shkruaj një koment

Koment(e)

opetceska@inbox7.mk