Data e sotme
December 9, 2019

SERIALET TURKE I NGULËN DISA NJERËZ PARA EKRANEVE

Inbox7 hetonte se sa televizionet në vend transmetojnë programin maqedonas dhe erdhëm deri te të dhëna frapante – gjendemi në vetë fundin e Ballkanit. Nuk ka shtëpi të produksionit të cilat do të prodhojnë seriale vendase. Në treg ka shumë televizione të cilat nuk janë në gjendje që të prodhojnë programin e tyre, ndërsa vendin e tyre e merr produksioni turk i filmave, që transmetohet madje 11 orë në ditë

Telenovelat maratonike zënë vëmendjen e shikuesit të Maqedonisë para ekraneve televizive të cilët (me përjashtime) në disa vitet e fundit janë përmbytur nga serialet turke, të sinkronizuara në gjuhën maqedonase. Këto seriale, me kuptimin e plotë të fjalës, i ngulën njerëzit me orë të tëra para televizorëve. Serialet turke janë në trend dhe në top listat sipas të gjitha hulumtimeve të shikueshmërisë, por kjo gjendje e transmetimit të serialeve me cilësi dhe vlerë të dyshimtë artistike në vend zgjat gati 20 vjet. Filloi në vitet e 90-ta me transmetimin e serialit Kasandra në Televizionin e Maqedonisë. Produksioni i Amerikës Latine ishte i pranishëm deri në 10 vjet më parë, kur u zëvendësua me produksionin indian.

Inbox7 hetonte se sa televizionet në vend transmetojnë programin maqedonas dhe erdhëm deri te të dhëna frapante – gjendemi në vetë fundin e Ballkanit. Kështu, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia për audio dhe shërbime mediale audiovizuele, vetëm televizioni Sitel i përmbahet detyrimit që 30 për qind e programit të jetë i krijuar në gjuhën maqedonase, kurse televizionet e tjera kombëtare komerciale në një moment janë ballafaquar me probleme për të siguruar këtë përqindje të programit. Për krahasim, në televizionin më të popullarizuar serb B92, 65 për qind e pjesëmarrjes së programit është serbe, ndërsa në televizionin bullgar Nova TV ky raport shkon deri në 70 për qind të programit të brendshëm dhe 30 për qind të programit të huaj.

Në pjesën e aspekteve financiare, televizionet e Maqedonisë nuk janë aq të këqija sipas përqindjes së PBB-së që ndahet për televizionet kombëtare private.
Por si është e ardhmja e industrisë televizive të Maqedonisë? Sa larg është produksioni i përmbajtjeve të brendshme janë pyetjet për të cilat ne u përpoqëm të gjenim përgjigje në analizën tonë në të cilën i kemi përfshirë edhe të gjeturat e industrisë ballkanike të mediave.

Seriale për “larjen” e trurit

Branko-Radovanovic

Branko Radovanoviqit

Gazetarët dhe ish-redaktorët me të cilët biseduam, thonë se telenovelat janë pjesë e strategjisë së qeverisë për të fituar masat e gjera popullore. Sipas , anëtarit të Këshillit të Radiodifuzionit, nga 24 orë në ditë, madje 11 orë transmetohen seriale turke.

Aco Kabranov

Aco Kabranov

“Serialet turke janë shpikje të Velija Ramkovskit dhe jo rastësisht lajmet janë të përfshira në këto seriale si një pako. Deshët apo jo, jeni të detyruar për t’i parë ato. Në serialet turke i vendosin edhe reklamat qeveritare. Serialet turke i bëjnë një punë shumë të mirë strukturës qeverisëse. Qytetarët e varfër i vetmi argëtim e kanë televizorin. Televizionet janë shndërruar në një mjet i shkëlqyeshëm për “larjen” e trurit “, thotë Aco Kabranov, ish kryeredaktori i televizioneve A1, Kanal 5 dhe Alfa.

Ai shton se lidhja e qeverisë dhe pronarëve të mediave e ka krijuar skemën e programit të televizioneve dhe konsideron që shikuesit e Maqedonisë qëllimisht janë të detyruar t’i shikojnë serialet kiç.
Serialet turke – të ardhurat kryesore për mediat

latas

Dragan Pavloviq – Llatas

Njerëzit kryesorë në televizionet e Maqedonisë pajtohen se cilësia e telenovelave është e diskutueshme, por thonë se ato janë një burim i madh i të ardhurave. Dragan Pavloviq – Llatas, redaktor i televizionit Sitel thekson se këto seriale shikohen aq shumë saqë ato e përcaktojnë edhe shikueshmërinë e lajmeve.

“Serialet turke shkatërrojnë gazetarinë, ato i heqin emisionet. Audienca televizive nuk sheh programin maqedonas. Programi vendas nuk sjell të ardhura“, thotë Llatas.

Ai shton se nëse ky trend vazhdon, shumë gazetarë do të mbeten pa punë. Në vitin 2008, kur ka filluar transmetimi i serialeve turke, në televizionet komerciale në nivel kombëtar kishte rreth 800 të punësuar. Në vitin 2014 ky numër ka rënë në 576.

biserka jordanovska

Bisera Jordanovska

Një mendim të ngjashëm ka edhe Bisera Jordanovska, drejtoreshë e televizionit Alsat M.

“Dëmet nga telenovelat në afat të mesëm apo të gjatë mund të jenë të mëdha, por në afat të shkurtër, me këto seriale ushqejmë familjet në Maqedoni, anëtarët e të cilave punojnë në televizionet. Në Alsat kemi rreth 100 të punësuar të cilët marrin paga nga të ardhurat që i realizojmë. Sipas hulumtimeve të tregut, përmbajtjet që shikohen më shumë janë pikërisht serialet turke. Këto seriale duhet t’i kemi që të jemi në gjendje për t’i financuar emisionet e tjera të cilat janë të produksionit tonë“, thotë Jordanovska.

Ajo shton se katër vjet më parë u përpoqën të prodhojnë serialin e tyre “Hoteli i Mihanit”, i cili ka arritur shikueshmërinë e serialeve turke, por për çudi, kompanitë dhe agjencitë e marketingut nuk kanë pasur dëshirë dhe interes për t’u reklamuar në këtë serial.

Pritje të ngjashme në lidhje me shikueshmërinë e produksionit të Maqedonisë kanë edhe nga televizioni Kanal 5. Lidija Bogatinova, kryeredaktore e këtij mediumi, thotë se televizioni Kanal 5 xhiron një serial të vet, një gjë e cila është për të lavdëruar dhe për të inkurajuar.

Lidija_Bogatinova

Lidija Bogatinova

“Momentalisht bëhet post produksioni i këtij seriali dhe nga fillimi i vitit të ardhshëm, fillojmë me transmetimin e episodeve të para. Kanal 5 ka punësuar tashmë edhe aktorët dhe dëshirojmë t’i ofrojmë shikuesit e Maqedonisë përmbajtje vendase“, thotë Bogatinova.

Ajo shton se koha e serialeve turke po kalon dhe se duhet të riorientohemi në produksionin tonë.

Në kontekst të kësaj është edhe informacioni që këto ditë ka ardhur nga Kroacia – në televizionet kroate, serialet turke kanë pasur një shikueshmëri shumë të dobët dhe prandaj për këtë shkak në një pjesë të këtyre televizioneve telenovelat e Bosforit janë të hequra.

Produksioni vendas nga viti i ardhshëm

Televizionet e Maqedonisë nga viti i ardhshëm do të kenë detyrë të transmetojnë kryesisht një program të produksionit të brendshëm. Deri në vitin 2016, sipas Ligjit të mediave nga viti 2013, 50 për qind e programit të përgjithshëm të televizioneve kombëtare duhet të jetë e produksionit vendas, të cilën gjë Serbia e ka bërë disa vite më parë. Sipas ndryshimeve në ligjet, çdo televizion do të jetë i detyruar të transmetojë në vit 20 orë një program të vet artistik, apo një program artistik të produksionit vendas, thotë Stole Naumov, gazetar dhe ish-anëtar i Këshillit të Radiodifuzionit.

Një shembull se si punohet në produksionin e programit është Bullgaria. Atje janë investuar para për produksion të mirë dhe tani kanë seriale të mrekullueshme. Më parë nuk mund të mendohej që filma të tillë të dalin nga atje“, thotë Naumov.

Edhe Biserka Jordanovska nga Alsat-i thekson produksionin bullgar si një shembull i strukturës së mirë organizative.

Në Bullgari ka një fshat ku mund të xhirohen seriale, një gjë e cila lehtëson punën e producentëve. Te ne duhet të kërkohen leje për të xhiruar në vende publike ose kontrata me subjekte private për të xhiruar, gjëra të cilat komplikojnë tërë procesin“, thotë Jordanovska.

Ajo shton se lajmi i mirë është që shteti do të subvencionojë një pjesë të harxhimeve për xhirimin e serialeve të reja.

Redaktor: Stojanka Mitreska

Vazhdon: Shumë televizione, ekranet të zbrazëta

lefkov@yahoo.com