Data e sotme
October 22, 2018

DEBATI I INBOKS7: PUSHTETI KONFIRMOI SE GJYSMË MILIONË QYTETARË KANË LËNË VENDIN

Marjan Zabërçanec nga organizata joqeveritare Forumi Rinor Arsimor (FRA), kujtoi për rezultatet e hulumtimeve të kohëve të fundit: 45% e të rinjve nuk e shohin të ardhmen e tyre në Maqedoni, 60% e studentëve në Maqedoni nuk e shohin të ardhmen e tyre në këtë vend.

Debata Marjan Zabrzanec

Marjan Zabërçanec

As edhe kryeqyteti i Shkupit nuk është më tërheqës për të rinjtë nga brendësia e vendit, të cilët planifikojnë të shkojnë jashtë“, theksoi Zabërçanec, i cili citoi profesorin Sllobodan Unkovski, “Nëse dëshiron t’i urosh dikujt diçka të keqe, uroji të mbetet në Maqedoni”, një deklaratë e cila shkaktoi një debat të gjerë publik në rrjetet sociale. Prej këtu del pyetja se a është patriotike për të qëndruar në Maqedoni apo është pragmatike për të lënë atë?

Debata Agim Selmani ZIP

Agim Selmani

Agim Selmani nga Instituti ZIP, dëshmoi me shembullin e tij personal si student i Fakultetit evropian, i cili tha se “Në Maqedoni nuk mund të gjendet një punë me Cirikulum Vitae (biografi personale dhe profesionale)”.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Bardhyl Tushi u përkushtua në katër fazat e migrimit nga Maqedonia. “Periudha e parë është nga viti 1945 deri në vitet e 60-ta, kur pjesa më e madhe e popullsisë ka migruar në Turqi. Faza e dytë nga vitet e 60-ta deri në vitin 1975 shënon migrimin në SHBA-të, kurse në fazën e tretë të viteve të 90-ta shënohet lënia e shtetit me qëllim të punës së përkohshme jashtë vendit. Maqedonia është në fazën e katërt, e cila është intensifikuar pas vitit 2000, kurse filloi nga pavarësia që është karakteristike pas migrimit të klasës me arsim të lartë“, tha Bardhyl Tushi.
Ai duke u mbështetur në shifrat nga regjistrimi i fundit në vitin 2002, theksoi se 500.000 shtetas të Maqedonisë janë larguar nga vendi, që është 22% e popullsisë së përgjithshme.

Debata Bardulj Tushi MON

Bardhyl Tushi

Të gjithë panelistët u pajtuan se pa pasur shifra të sakta për atë se sa njerëz të rinj e kanë lënë shtetin, nuk mund të ndërtohet një strategji për kthimin e tyre në atdhe.

Është shqetësuese se vitet e fundit migrimi i intelektualëve intensifikohet gjithnjë e më shumë. Qeveria e Republikës së Maqedonisë për t’i inkurajuar të rinjtë që të kthehen pas studimeve në Maqedoni, është në fazën e përgatitjes së një strategjie të veçantë për zbatimin e projekteve me të cilat do të krijohen kushte më të mira për kthimin e të rinjve, si dhe për aktivizimin më të madh të Agjencisë së Migrimit, kanë informuar nga MASH-i.

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare kanë kërkuar që të përfshihen në procesin e përgatitjes së strategjisë dhe me vërejtjet dhe të dhënat e tyre të kontribuojnë për dispozita më cilësore, meqë para të gjithash, konteksti është ai që është i rëndësishëm për përgatitjen e strategjisë.

Debata Zlatko Simonovski CIKP

Darko Simonovski

Darko Simonovski nga Qendra për Hulumtime dhe Krijim të Politikave (QHKP) prezantoi një pjesë të hulumtimeve të fundit, të kryera mbi 120 studentë, të cilët janë kthyer nga studimet jashtë vendit dhe të cilët tani ballafaqohen me sfidën e punësimit dhe të ardhmes së pasigurt.

Së pari janë në shok për shkak të zakoneve të ndryshme kulturore që kanë fituar në vendin ku kanë studiuar, pastaj problemi i strehimit (jashtë vendit kanë jetuar në konvikt studentor ose në apartament), pastaj kanë mundësi të kufizuara për punësim dhe trajnim“, theksoi Simonovski.

Sipas rezultateve të sondazhit të QHKP-së, madje 95% e të anketuarve kanë thënë se pas kthimit nga studimet jashtë vendit në vendin e tyre nuk kanë fituar ndihmë nga asnjë qendër, pastaj vetëm 38% e tyre kanë filluar një proces për nostrifikimin e diplomave. Dy të tretat e tyre janë punësuar, ndërsa një e treta ende në mënyrë aktive kërkon punë dhe kryesisht në qendra kërkimore, organizatat ndërkombëtare dhe joqeveritare.

Debata Beti Holandska

Të kthyerit, siç theksoi Simonovski, me përgjigjet e tyre kanë dëshmuar se aspak nuk ka interes për njohuritë e tyre për shkak se janë të dekurajuar dhe pranojnë të punojnë për rroga më të ulëta. Arsyet për këtë situatë, sipas këtij hulumtimi, është gjendja ekonomike në vend, pastaj ajo politike, si dhe pamundësia për kualifikim të mëtejshëm.

Megjithatë, shifrat thonë se gati gjysma janë përgjigjur pozitivisht, kurse gjysma kanë thanë se nuk janë të kënaqur me kthimin në Maqedoni. Nuk ka shifër të saktë se sa studentë që janë jashtë Maqedonisë, kthehen në atdhe.

Debata Ljuljzim Haziri ADI

Lulzim Haziri

Lulzim Haziri nga Asociacionin për Iniciativë Demokratike theksoi se pas 20 vjetësh krizë, kompetentët duhet të kenë një qasje më të gjerë për zgjidhjen e këtij problemi. “Migrimi i të rinjve shqiptarë zgjat tashmë tri dekada, sa shumë shqiptarë luajnë në klubet e huaja futbollistike, që do të thotë se ata jetojnë jashtë 2-3 breza. Edhe pse MASH-i jep bursa studimi për 200 universitete prestigjioze në botë, arsimit tonë i duhet një modernizim“, ka thënë Haziri, i cili pyeti se pse një futbollist nuk kthehet dhe nuk luan në Maqedoni.

Problem për të rinjtë është partizimi i shoqërisë dhe patriotizmi i rremë, kanë thënë të pranishmit në këtë debat, të cilët theksuan se në intervistën për punë në ministritë e kanë pasur edhe pyetjen nëse kanë librezë partiake. Për këtë zyrtari i ministrisë tha se nuk duhet të heshtet për situatat e tilla, por për këtë duhet të njoftohen mediat.

Shkruaj një koment

Koment(e)

stavrova@inbox7.mk