Data e sotme
December 12, 2019

Shumë televizione, ekrani i zbrazët

Industria e televizioneve të Maqedonisë ka predispozita për të prodhuar një program cilësor me seriale të mira, por ka mungesë të parave, stafit profesional, strukturës organizative. Për t’u përmirësuar gjendja, një segment shumë i rëndësishëm është edhe lirimi i mediave nga cilido ndikimi politik

viktor grozdanov

Viktor Grozdanov

Garniturat politike dhe tendencat e tyre për kontroll të plotë mbi mediat për shkak të realizimit të ndikimit sa më të madh politik janë fajtorët kryesor për shkatërrimin e vazhdueshëm të industrisë televizive në Maqedoni, mendojnë njohësit e biznesit televiziv në vend.
Pushteti i LSDM-së, që të mos merret vesh me televizionet Sitel dhe A1, u lejoi tri televizioneve të tjera të transmetojnë sinjal në gjithë territorin e vendit që në vitin 2004, Kanal 5, Telma dhe Alsat M. Kur erdhi në pushtet VMRO-DPMNE-ja, filluan të shpenzojnë para të mëdha në A1 dhe Sitel. Kur panë se televizioni A1 tashmë u ikën nga kontrolli, filluan të shpenzojnë para në televizionin Kanal 5”, thotë Viktor Grozdanov, ish-drejtor i Asociacionit të mediave private elektronike në Maqedoni.
Analiza e Inbox7 nxori në pah edhe një problem tjetër – kemi shumë televizione kombëtare komerciale, që transmetohen në mënyrë terestrale (nëpërmjet repetitorëve).

Aco Kabranov, ish-kryeredaktor i televizioneve A1, Kanal 5 dhe Alfa TV mendon se në kushtet e tanishme nuk ka hapësirë për një televizion në baza komerciale në Maqedoni.

Aco Kabranov

Aco Kabranov

Në Maqedoni ka hapësirë vetëm për dy televizione komerciale plus shërbimi publik”, thotë Kabranov.
Ai propozon disa hapa për zgjidhjen e problemeve në industrinë e televizioneve te ne.
Rrugëdalja nga kjo situatë është që të mos ekzistojnë fare ato televizione. Ideja e pronarëve të televizioneve nuk ishte që të bëjnë një produkt komercial, por që të përdorin televizionin për të bërë pazar me cilindo pushtet. Pushteti vetë i përgatit lajmet në to. Prandaj nuk mund t’i korrigjoni televizionet Sitel apo Kanal 5. Do të largohet ky pushtet, do të vijë një pushtet tjetër, pronarët e televizioneve menjëherë do të riorientohen. Do të keni, nga një televizion i orientuar ndaj VMRO-së, një televizion i orientuar ndaj SDSM-së. Dhe cili është dallimi këtu?”, thotë Kabranov.

 

Kulaçi reklamues është shumë i vogël

 

Për cilësinë e programit të televizioneve, vendimtar është tregu i reklamave. Maqedonia në krahasim me vendet e tjera të fqinjësisë qëndron shumë keq. Kemi shumë televizione, e nga ana tjetër, kulaçi reklamues është shumë më i vogël në krahasim me vendet e tjera në rajon.

E para në këtë listë është Bullgaria me më shumë të holla në televizion. Kanë produksionin e tyre, kurse kohët e fundit prodhojnë shumë filma të mirë dhe të shtrenjtë.

dimiatr seizov

Dimitar Seizov

Dimitar Seizov, bashkë-pronar i kompanisë së produksionit “Munlajt”, thotë se cilësia e produksionit bullgar është ngritur para të gjithash me një plan të mirë zhvillimor dhe të holla.
Bullgaria ka shkuar shumë përpara në priduksionin e filmave. Ata kanë një pikënisje të mirë. Kanë një qytet filmik që është më i madhi në Ballkan. Neve do të na duhen disa vite punë të lodhshme dhe investime që të mund të xhirojmë një serial të kalibrit të serialit bullgar që u transmetua edhe në Maqedoni “Shtëpia e qelqit”, thotë Seizov.
Ai shtoi se edhe në këtë vend ka predispozita për të prodhuar seriale të mira, vetëm që duhet të investohet në produksion:
Një serial me njëzet aktorë kryesorë dhe tridhjetë aktorë sekondarë, do të kushtonte rreth 10.000 euro për episod. Një serial me dy aktorë dhe marrje me qera e një apartamenti, siç xhiroheshin serialet në të kaluarën këtu, do të kushtonte rreth 3.500 euro për episod. Për shembull, seriali turk “Gjethet” mund të xhirohet këtu me 15.000 euro për episod, i cili më vonë mund të shitet, e  jo vetëm ta përdorim për të mbushur programin. Poenta kryesore është që të fitohen para nga seriali. Tek serialet, siç janë ato turke për shembull që janë me 100 vazhdime, çmimi mund të ulet për 40 për qind, sepse do të përdoret e njëjta skenografi dhe i njëjti ekip“, thonë njohësit e biznesit të filmit te ne.

Si deri te një cilësi më e mirë?

 

Televizionet e Maqedonisë janë të vetmet në rajon që kanë qindra të punësuar. Të gjitha të tjerat janë me më shumë staf profesional.

 

Gjysma e këtij stafi është teknik, një pjesë mbetet si administratë dhe marketing, kurse numri i gazetarëve është 30-40 në një televizion. Më shumë gazetarë, sipas raporteve të Agjencisë për shërbimet audio dhe audiovizuale mediale ka televizioni Telma.
Sipas Seizovit, gjendja e keqe financiare dhe organizimi i keq i televizioneve “prodhon” edhe një staf jocilësor.
Kam punuar në televizione dhe e di që nuk kemi staf cilësor. T’i mbledhim të gjithë ata që janë cilësorë, nuk do të bëjmë as një televizion siç duhet“, thotë Seizov.
Për Aco Kabranovin, lartësia e pagave të të punësuarve është vetëm edhe një tregues se gjërat në televizionet nuk janë të mira.
Në A1, thotë Kabranov, gazetari i ri fillonte me një pagë prej 400 eurosh dhe më lart, ndërsa një gazetar me dhjetë vjet përvojë ka marrë pagë prej 800 eurosh.
Velija Ramkovski e dinte se duhej t’i paguante mirë gazetarët për të pasur një material cilësor dhe të pavarur. Përndryshe, në qoftë se nuk i paguani gazetarët siç duhet, ekziston rreziku që ata të marrin ryshfet dhe të jenë të varur financiarisht. Atëherë nuk keni gazetari cilësore“, shton Kabranov.

Redaktore: Stojanka Mitreska


Nesër: Televizionet e Maqedonisë nuk janë atraktive për magnatët e huaj

lefkov@yahoo.com