Data e sotme
August 16, 2018

Avokatët do të fusin duart në xhepin e qytetarëve edhe në rastin e verifikimit të dokumenteve?

Avokatura është një shërbim i vetë, por për dallim nga noterët, që të jesh avokat mjafton vetëm të kërkosh një regjistrim në Regjistrim e Odës së Avokatëve. Avokatët për punën e tyre nuk japin llogari para asnjë institucioni shtetëror, por vetëm para organeve dhe trupave të odës. Noterët janë të detyruar që të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet t’i raportojnë në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa avokatët punën e tyre financiare e raportojnë vetëm në Odën e Avokatëve.

Qeveria bën ndryshime ligjore, me të cilat qytetarët nuk do të mund pa avokat të bëjnë asgjë gjatë verifikimit të dokumenteve, duke rritur frikën se si kjo do të ndikojë në xhepin e qytetarëve. Detajet e ndryshimeve të parapara janë ende larg nga syri i opinionit. Nuk janë të informuar plotësisht as edhe palët e përfshira dhe shumë gjëra janë të paqarta, por një gjë është e sigurt – se prania e detyrueshme e avokatit gjatë verifikimit të dokumentacionit është planifikuar të aplikohet, pa lënë hapësirë ​​për qytetarët që të vendosin vetë nëse kanë nevojë për një shërbim të tillë për të cilin do të duhen të paguajnë shumë para. Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Noteri të cilët u lansuan shumë shpejt në opinion dhe shqetësimet rreth zbatimit të tyre alarmuan Bashkimin Ndërkombëtar të Noterëve me seli në Romë, e cila menjëherë u shpreh kundër ndryshimeve të paralajmëruara ligjore, të cilët për këtë çështje i kanë dërguar një letër Kryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë.

Notar

“Inboks7” i ka konsultuar palët e përfshira në mënyrë që të nxjerrim në pah më shumë hollësi për qytetarët rreth lartësisë së shpenzimeve, por edhe në Odën e Noterisë dhe Odën e Avokatëve tani për tani nuk kanë asnjë informatë konkrete lidhur me Draft-ligjin e ri për noteri, i cili, edhe pse ende nuk ka dalë nga Ministria e Drejtësisë, shkakton reagime dhe protesta. Dhe jo vetëm për shkak të detyrave shtesë që do të bien mbi kurrizin e qytetarëve, por edhe për shkak të aplikimit të risisë, e cila, siç thonë njohësit e gjendjes, as nuk ekziston në sistemin juridik të Maqedonisë, e as nuk do të jetë në dobi të qytetarëve.

Pulejkova: Ndryshimet ligjore do të sjellin vetëm konfuzion dhe probleme

Nëse në të ardhmen, qytetarët duan të blejnë ose të shesin një banesë, nëse blejnë një makinë me vlerë mbi 10.000 euro, nëse duan të marrin kredi, duan ta ndajnë pasurinë e prindërve apo të dhurojnë atë, atëherë për t’i vërtetuar dokumentet para noterit domosdo do të duhet të angazhojnë avokat. Ky është thelbi i ndryshimeve të reja të cilat duhet të gjenden në Draft-ligjin për Noterinë, i cili  përgatitet në Ministrinë e Drejtësisë. E njëjta gjë vlen për të gjitha urdhërpagesat, si dhe për vërejtjet eventuale për të njëjtat. Prania e domosdoshme e avokatit gjatë verifikimit të dokumenteve para noterit do të vlejë edhe për të gjitha kompanitë, por nuk do të vlejë për kompanitë e lizing-ut, bankat, kompanitë e sigurimeve si dhe për Republikën e Maqedonisë, kur paraqitet si palë në ndonjë procedurë.

Zorica Pulejkova

Zorica Pulejkova

Do të aplikohet diçka që fare nuk ekziston në sistemin tonë ligjor, gjegjësisht një përfaqësim i domosdoshëm në një procedurë të pakontestueshme, duke pasur parasysh se në sistemin tonë ligjor një përfaqësimin i detyrueshëm nga një avokat ka vetëm në procedurë penale, edhe atë për veprat më të rënda penale. Këto ndryshime ligjore do të sjellin vetëm konfuzion dhe probleme. Bëhet fjalë për një shkelje të parimit të vullnetit të qytetarëve për të vendosur vetë nëse do të angazhojnë avokat“, thotë Zorica Pulejkova, Kryetare e Odës së Noterisë së Maqedonisë.

 

Do të godasin xhepin e qytetarëve

Nga Oda e Noterisë tani për tani nuk mund të thonë nëse dhe sa do të rriten harxhimet për verifikimin e dokumenteve. Edhe nga Oda e Avokatëve, thonë se ende nuk kanë informatë nëse shërbimet për verifikimin e dokumenteve do të rriten.

nikola dodevski

Nikolla Dodevski

Të njëjtën shumë do të duhet ta ndajnë noterët dhe avokatët. Gjithçka do të paguhet te noteri, kështu që gjysma e shërbimit do t’i jepet avokatit”, thotë për Inboks7 Nikolla Dodevski, Kryetari i Odës së Avokatëve, i cili është edhe avokat i Kryeministrit Nikolla Gruevski.

Adnan Jashari

Adnan Jashari

Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari thotë se ende është herët të flitet për këtë gjë.

Tani për tani ai është vetëm një konkluzion i Qeverisë. Është formuar një grup pune, i cili duhet ta analizojë konkluzionin dhe të japë mendimin e tij. Pastaj Ministria do ta rishikojë mendimin e grupit dhe pastaj do të mund të përgatisë një draft-ligj për ndryshimet e Ligjit të Noterisë“, thotë Jashari.

 

Për noterët xhepa të shkurtuar, për avokatët para pa punë

Nëse Parlamenti e miraton draft-ligjin për ndryshimin e Ligjit të Noterisë, kjo do të thotë se në të ardhmen, ose palët do të duhet të paguajnë dyfishtë më shumë sesa paguajnë tani apo fitimi i noterëve do të duhet të shkurtohet në gjysmë.
Miratimi eventual i këtij ligji do t’i ndërlikojë edhe më tej marrëdhëniet midis noterëve dhe avokatëve. Rivaliteti i këtillë midis profesioneve del nga pozita e tyre në sistem kështu që parashtrohet pyetja se sa janë ata në një pozitë të barabartë në aspektin e pagave dhe përgjegjësive?
Kështu, sipas Ligjit të Noterisë, noteria është një shërbim i pavarur publik në të cilin kryhen punët e llojit të autorizimeve publike. Por, përveç kësaj noterët i zgjedh dhe i shkarkon Ministri i Drejtësisë. Por, nga ana tjetër edhe avokatura është një shërbim i pavarur, por për dallim nga noterët që të jesh avokat mjafton vetëm të kërkosh një regjistrim në Regjistrim e Odës së Avokatëve. Avokatët për punën e tyre nuk japin llogari para asnjë institucioni shtetëror, por vetëm para organeve dhe trupave të odës. Një tjetër arsye që e thellon hendekun janë pikërisht fitimet. Noterët janë të detyruar që të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e tyre t’i raportojnë në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa avokatët punën e tyre financiare e raportojnë vetëm në Odën e Avokatëve. E ngjashme është puna edhe me sigurimin e dëmeve. Noterët janë të detyruar që të sigurohen në të paktën 50.000 euro, kurse avokatët në 10.000 euro, përveç nëse nuk janë të përfshirë në një shoqatë avokatësh. Për ta sigurimi kushton 50.000 euro. Ajo që i lidh të dy shërbimet publike është se edhe avokatët edhe noterët duhet t’i raportojnë të ardhurat në Drejtorinë e të Hyrave Publike (DHP), kurse në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje, edhe avokatët edhe noterët mund ta kërkojnë drejtësinë para Gjykatës Administrative.
Derisa noterët dhe avokatët bëjnë një betejë ligjore për një realizim sa më të mirë të interesave të profesionit të tyre, ministri Jashari qetëson situatën.
A ka një konflikt të kompetencave midis noterëve dhe avokatëve do të shohim pasi draft-ligji do të vihet në tryezë“, thotë Jashari.

Mbrojtja e qytetarëve dhe mbrojtja e interesit të vet

Dodevski thotë se kjo ide për praninë e detyrueshme të avokatit te noteri është e vjetër disa vite dhe shpreson për zbatimin e saj të suksesshëm.

Ne shpresojmë se së shpejti do të realizohet ideja për të cilën angazhohemi të shndërrohet në një vendim ligjor, avokatët domosdo të marrin pjesë në procedurat para noterëve kur bëhet fjalë për vepra të dyanshme ligjore. Ne jemi të bindur se do të marrim përkrahje nga të gjithë, sepse ajo do të jetë një mbështetje jo vetëm për avokatët, jo vetëm për odën, por për forcimin e sundimit të ligjit”, deklaroi Dodevski në shënimin e 68 përvjetorin e ekzistimit të avokaturës në Maqedoni.
Ai për “Inboks7” thotë se me këtë avokatët vetëm duan të jenë të barabartë me noterët dhe pohon se qëllimi i vetëm i këtij draft-ligji është mbrojtja e qytetarëve.

Nuk mund që noteri të hartojë një akt ligjor dhe i njëjti ta verifikojë atë. Puna e tyre është vetëm të vënë vulë dhe ta formalizojnë këtë akt. Me atë që aktet e tilla ligjore do të hartohen dhe do të verifikohen me vulën e avokatit, palët do të kenë mbrojtje të dyfishtë“, thotë Dodevski.

Kryetarja e Odës së Noterisë, Pulejkova nuk pajtohet se prania e detyrueshme e avokatëve gjatë verifikimit të dokumenteve do të jetë në dobi të qytetarëve dhe të firmave.

Oda e Noterisë mendon se me ndryshimet e këtilla qytetarët do të kenë përfitime, sepse ata edhe tani  nëse duan mund të angazhojnë një avokat për të gjitha procedurat para noterëve, por ajo nuk duhet të jetë e detyrueshme. Nëse i përjashtojmë rastet e njohura “Stanet” dhe “Fikom”, që ndodhën në fillim të punës së noterëve, ato dëshmuan me punën e tyre se sigurojnë një shkallë të lartë të sigurisë juridike, sidomos në qarkullimin e të patundshmërive, ku mashtrimet janë minimizuar si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të noterëve dhe Agjencisë për Kadastrën e të Patundshmërive”, thotë Pulejkova.
Ministri Jashari qetëson përsëri dhe thotë se me përgatitjen e ndryshimeve të ligjit do të dihet nëse ka një konflikt të kompetencave midis noterëve dhe avokatëve.

Kush do t’i paguajë dëmet e qytetarëve?

Në këtë betejë ligjore mes avokatëve dhe noterëve, Pulejkova pyet se si do të ndahen përgjegjësitë. Nëse në rastin kur një qytetar apo firmë do të dëmtohet, përgjegjësinë së bashku do ta ndajnë noterët dhe avokatët siç do ta ndanin edhe shpërblimin e noterit apo përgjegjësia do të jetë vetëm e noterëve, kurse paratë do të ndahet në gjysmë.
Me ndryshimet e këtilla do të paraqiten shumë momente të kontestueshme në aspektin e përgjegjësisë për punën juridike, kompensimin e dëmeve, detyrimin për denoncimin e dyshimeve për pastrimin e parave, sidomos duke marrë në parasysh se noterët duhet domosdo të jenë të siguruar, kurse avokatët jo“, thotë Pulejkova.
Sipas Ligjit të Noterisë, noteri është i obliguar që para fillimit të punës të sigurohet nga përgjegjësia për një dëm që mund t’u shkaktohet palëve të treta në kryerjen e shërbimit të noterisë. Shuma më e vogël e sigurimit arrin deri në 50.000 euro.
Dodevski megjithatë e pohon të kundërtën dhe thotë se rregullat për sigurim dhe përgjegjësi janë të njëjta edhe noterët edhe për avokatët.
Nuk ka asgjë të kontestueshme në përcaktimin e përgjegjësisë së avokatëve. Nëse shkaktohet një dëm, atëherë palët kanë të drejtë të padisin avokatin“, thotë Dodevski.
Sipas Ligjit për avokaturë, avokati është i obliguar të sigurohet nga përgjegjësia për një dëm që do t’u shkaktonte palëve të treta me qëllim gjatë kryerjes së veprimit të avokatit. Shuma më e vogël e sigurimit arrin deri në 10.000 euro për një avokat individual dhe 50.000 euro nëse dy ose më shumë avokatë janë të bashkuar në një shoqëri avokatësh. As në Ligjin për Noteri, as në Ligjin për Avokaturë nuk ka rregulla të përcaktuara qartë se në cilën mënyrë përcaktohet përgjegjësia e noterit ose avokatit nëse me punën e tyre shkaktojnë një dëm ndaj qytetarëve apo firmave dhe as si do të paguhej dëmi nëse i njëjti është konstatuar.

Redaktor: Stojanka Mitreska

Shkruaj një koment

Koment(e)

opetceska@inbox7.mk