Data e sotme
October 22, 2018

VIDEO Shkalla e ndotjes serioze – shkakton sëmundjet e kancerit

Bashkautor: Orhan Ceka

 

Rajoni i Tetovës tash një kohë të gjatë përballet me problemet e ndotjes së ajrit ku disa herë është shpallur si vendi më i ndotur në vend.Një ndër shkaktuesit më të mëdhenjë të Tetovës dhe rajonit është fabrika Jugohrom e cila funksionon me vite në kushte aspak të përshtatshme për një vend si rajoni i Tetovës. Fabrika e cila qendet pak kilometra larg qendrës së Tetovës dhe shumë afër fshatrave të rajonit, ndotën me të madhe ajrin e vendit duke mos i marrë parasysh pasojat që shkaktohen nga ndotja e fabrikës e cila punon pa filtrat e nevojshme dhe duke shkelur rregullat dhe  sandardet ekologjike të caktuara nga Bashkimi Evropian.

Qeveria e Maqedonisë caktoi datën 31 tetor si afati i fundit që kjo fabrikë duhej të paiset me filtrat e nevojshme për ndryshe fabrika do të mbyllej. Një gjë e tillë nuk u respektua nga fabrika “Jugohrom” e cila vazhdoi me punë normale edhe pas datës 31 tetor,ndërsa qeveria në vend se ta mbyll fabrikën ia shtoi afatin e punës edhe për dy vite të ardhshme duke mos marrë parasysh pasojat e shumta që ndotja e “Jugohromit” i shkakton kësaj popullate.Se sa serioze janë sëmundjet që shkakoten nga Jugohrom, për Inbox7  flet profesor Dragan Gjerogjev nga Instituti për Shëndet Publik i cili paralajmëron që nëse fabrika nuk do të vendos filtrat së shpejti ose nuk do ta ndërpres totalisht punën, pasojat do të jenë fatale për  banorëet e Tetovës dhe rrethinës. Profesor Dragan Gjorgjev thotë që “Jugohromi” është një industri që ndotë në masë të madhe ambientin e jetësorë të rajonit të Tetovës dhe vetë tetovarët. “Pa marrë pasysh faktin që fabrika punon me gjysëm kapaciteti,gjithsesi gazrat qe nxjer janë të rezikshme për rajonin e Tetovës” .Profesor Gjorgjev shprehet që tymi që nxjeret nga fabrika” Jugohrom “përmban një element kancerogjen e cila egziston në këtë rajon më shumë se 15 vite.  “Pluhuri që del nga fabrika është e dëmshme për sëmundjet e mushëkrive të bardha, sistemit kardiovaskular dhe disa e lidhin edhe me diabetin dhe normal me sëmundjet e kancerit”.

Vendimi i qeverisë që ta vazhdoj punën fabrika Jugohrom edhe për dy vite të ardhëshme ka irrituar qytetarët e Tetovës, respektivisht organizata “EcoGuerrilla” e cila  vitin e kaluar organizoi protestë kundër këtij fenomeni, ditën e premte me fillim në orën 13.00 organizojnë protestë masive kundër vendimit të qeverisë.Kërkesat Lëvizjes EcoGuerilla janë me sa vijon:1. Qeveria të anulojë vendimin skandaloz për lejimin e Jugohromit të punojë edhe dy vite, edhe pse nuk ka përmbushur asnjë obligim për vënien e filtrave gjate afateve që deri më tani i janë dhënë këtij kombinati. 2. Qeveria të sjellë vendim të ri me të cilin urdhërohet pauzimi i pjesës ndotëse të Jugohromit në afat gjashtëmujor, një periudhë e mjaftueshme për vënien e filtrave. Brenda kësaj periudhe, të detyrohet Jugohromi të mos lëshojë asnjë punëtor nga puna në këtë kombinat. Në këtë drejtim i inkurajojmë edhe subvencionet apo ndihmën nga ana e Qeverisë – si për sigurimin e punëtorëve (vendit të tyre tëpunës) ashtu edhe për vënien e filtrave.3. Urgjentisht të zgjidhet çështja e deponive të egra në rajonin e Pollogu. Me këtë çështje do të merremi më intenzivisht pasi të zgjidhet Jugohromi si ndotës më i madh.4. Për arsye se amvisëritë po ashtu njihen si ndotës të ambientit, kërkojmë nga Qeveria të subvencionojë me 33 % faturat e rrymës gjatë sezonit të ngrohjes, me qëllim të zvogëlimit të përdorimit të lëndëve djegëse, si drunjve dhe qymyrit.5. Inspektoratet qeveritare dhe komunale të mbrojtjes së mjedisit të ndëshkojnë konform ligjeve në fuqi të gjithë ato persona që ilegalisht ndezin goma dhe materiale tjera në komunën e Tetovës, Tearcës, Zhelinës, Jegunocit, Bogovnjës dhe Bërvenicës. Kjo dukuri është shumë e rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe duhet  në kohë sa më të shpejt të vendosen filtrat ose të ndërpritet puna e fabrikës thonë banorët e rajonit.

Redaktor: Selim Ibraimi

Shkruaj një koment

Koment(e)

bajrami@inbox7.mk