Data e sotme
October 15, 2019

Gjobat më të shtrenjta shqiptohen në Maqedoni!

Në Gjermani paguhet një gjobë dy herë më të ulët për vozitje pa një rrip sigurues në krahasim me Maqedoninë. Austria ka gjoba të larta për shoferët që janë nën ndikimin e alkoolit, kurse në Kroaci më e shtrenjtë është vozitja pa rrip sigurues

Qytetarët e Maqedonisë ballafaqohen përsëri me rritjen e gjobave. Qeveria po harton ndryshimet e Ligjit për siguri në komunikacion, të cilat parashohin forcimin e politikës penale. Inbox 7 hetonte se si është në vendet e tjera dhe sa janë gjobat që i paguajnë qytetarët. Vendosëm t’i analizonim para të gjithash shkeljet më të shpeshta të trafikut në vendet e rajonit dhe në Bashkimin Evropian.

444-Zoran Popovski

Zoran Popovskit

Politika penale në Maqedoni është objekti i studimit të Zoran Popovskit, një kandidat presidencial në zgjedhjet e fundit, në fushatën e të cilit kjo fushë zinte një vend të rëndësishëm.

Vitet e fundit është bërë një drakonizim i vërtet i politikës penale. Me sa duket, qëllimi është që përmes këtij shkopi brutal ndëshkues të mbahen qytetarët nën një psikozë të frikës. Kjo është një lloj garancie për një qeverisje afatgjatë dhe të qetë“, thotë Popovski.

Ai angazhohet për një reduktim të gjobave dhe propozon që ato të paguhen si një përqindje e të ardhurave, që e ka realizuar shkelësi i ligjit në vitin e kaluar.

 

Maqedonia me gjoba më të shtrenjta mesatare për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

 

 

Sipas dispozitave ligjore në Maqedoni për tejkalimin e shpejtësisë për 10 km në orë mbi kufizimin e lejuar paguhet një gjobë prej 20 eurosh. Për tejkalimin e shpejtësisë për 30 km paguhet 45 euro, tejkalimin e shpejtësisë për më shumë se 30 kilometra në orë do të ju kushtojë 300 euro.

Dimitar Ristov nga Strumica, i cili u dënua kohët e fundit në Prilep për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar reagon sepse në rrugë nuk ka pasur asnjë shenjë përkatëse trafiku, por megjithatë ai ballafaqohet me një gjobë të lartë.

Gjoba të këtilla nuk ka pasur kurrë. Duhet të paguaj 300 euro për vozitje shumë të shpejtë, ndërsa askund nuk pashë shenjë ku ka kufizim më të vogël“, thotë Ristov.

Ai punon në një konfeksion veshjesh dhe merr një pagë prej 200 eurosh.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni se sa janë gjobat për tejkalimin e shpejtësisë në një pjesë të vendeve fqinje dhe në një pjesë të vendeve të Bashkimit Evropian. Për të pasur një pasqyrë më të mirë, janë marrë vlerat mesatare nga lartësia e gjobave.

Ndryshe, me ndryshimet e reja të ligjit që janë në procedurë parlamentare,  parashikohet edhe aplikimi i një gjobe prej 500 eurosh, nëse një shofer tejkalon shpejtësinë e kufizuar në zonën e populluar për mbi 50 kilometra në orë.

 

Maqedonia dhe Kroacia me gjoba më të larta për vozitje pa një rrip sigurues

hrvatska policija

Është interesante përvoja e kurbetçiut tanë Ilija S. nga Italia. Ai për të njëjtën vepër penale të trafikut në një ditë ishte gjobitur edhe në Kroaci edhe në Itali. Vozitja pa një rrip sigurues e ka “lehtësuar” për 121 euro.

Në udhëtimin nga Maqedonia për në Itali, në Kroaci më ka ndalë policia e trafikut dhe më ka shkruar gjobë prej 71 eurosh sepse nuk e kisha lidhur rripin. Kur hyra në Itali, kam ndalë në një stacion benzine për të pirë kafe dhe për t’u freskuar. Më vonë kam harruar ta lidh rripin sigurues, ma ka incizuar një kamerë në autostradë dhe për disa ditë ma ka ardhur një gjobë prej 50 eurosh“, thotë Ilija.

Ai shtoi se dy vjet më parë për të njëjtën vepër penale në Maqedoni ka paguar 50 euro.

 

 


Gjoba të larta për vozitjen e makinës nën ndikim të alkoolit në Austri dhe Maqedoni

 

Vozitja e makinës nën ndikim të alkoolit në vende të ndryshme sanksionohet në mënyrë të ndryshme. Sipas lartësisë së gjobës që duhet të paguhet, në Maqedoni ndahet pothuajse gjithë paga mesatare.

Gjobimi për vozitjen e makinës nën ndikim të alkoolit, në të gjitha vendet evropiane është i ndryshëm. Këtu gjoba për vozitjen e makinës nën ndikim të alkoolit është prej 200-400 eurosh për shoferët jo-profesionalë, në varësi të sasisë së alkoolit në gjak.

Me Ligjin e ri rriten gjobat për shoferët profesionistë, të cilët do të ngasin të dehur. Një risi e këtij ligji është se ata mund të mbahen në stacionin policor derisa kalon ndikimi i alkoolit.

Gjoba më të larta për vozitjen e makinës nën ndikim të alkoolit në Evropë ka në Austri. Atje gjobat mund të arrijë deri në 6.000 euro.


lefkov@yahoo.com