Data e sotme
December 16, 2017

Protestë masive në Tetovë: mjaft lejuam të na helmoni!

1

Protesta e organizuar nga Lëvizja EcoGuerilla ka për qëllim detyrimin e Qeverisë në respektimin e ligjeve dhe shëndetit të 340 mijë banorëve të Pollogut me atë që do të detyrojë kombinatin metalurgjik dhe ndotësin më të madh – Jugohromin, të vendosë filtra dhe të ndërpresë ndotjen masive dhe të rrezikshme.

3

 

Më poshtë, lexoni fjalimin integral të Arianit Xhaferit nga EcoGuerilla:

“Jemi mbledhur sot në këtë shesh për të kërkuar atë që në një vend tjetër do ishte absurde të kërkohej përmes protestës… Atë që Zoti e ka dërguar për të gjithë krijesat e tij mbi Tokë, atë pa të cilën nuk mundemi… Jemi mbledhur këtu për të kërkuar AJRIN TONË.

Kërkojmë ajrin që po na helmohet nga pangopësia e disa personave të cilët duan të krijojnë milionat duke na helmuar neve, fëmijët tanë, prindërit tanë, çdo gjë të gjallë mbi këtë vend.

Ne nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë. Në asnjë mënyrë nuk duhet të dorëzohemi dhe të shpresojmë se një ditë do të bëhet më mirë. Nuk do të bëhet më mirë nëse ne nuk e bëjmë më mirë.

Ju ftoj që të përgatiteni për një rrugëtim të gjatë, të vështirë, të lodhshëm – por një rrugëtim që ne e kemi patjetër ta bëjmë sepse nuk kemi burime tjera të ajrit. Ne nuk mund të ndalim frymëmarrjen tonë – ndërsa ata mund të ndalin ndotjen shumë lehtë. Me një buton në maqineri, me një nënshkrim të një ministri apo kryeministri, me një vendim të arsyeshëm.

Ju ftoj të gjithëve që të mos i lini rehat as ata që keni zgjedhur, pavarësisht nëse janë në pushtet apo në opozitë, në komunë apo në ministri – të gjithë ata duhet të mbajnë përgjegjësi për fatin e këtij qyteti dhe këtyre qytetarëve. Kërkoni nga ata që ta marrin më seriozisht këtë çështje.

Ne do ia dalim se s’kemi zgjidhje tjetër. Ne do ia dalim vetëm nëse do jemi të bashkuar dhe të fortë. Mos u dorëzoni, kërkoni atë që ju takon, sepse nuk po kërkojmë diçka tepër – DUAM TË MARRIM FRYMË”. 

2

5

7

10369595_10152739648042221_3933742494838436786_n

8

Shkruaj një koment

Koment(e)