Data e sotme
July 22, 2019

LILJANA POPOVSKA: NË JUGOHROM PAS DY VITESH MUND TA MBLEDHIN PËRFITIMIN DHE TË LARGOHEN

Në Shkup ka objekte që mund të rrënohen, të pastrohen, në Paris e kanë zbatuar atë për të bërë parqe, thotë në intervistën për Inboks7, deputetja Liljana Popovska. Sipas asaj, një dëm i madh është bërë në qendër të qytetit, por duhet të mbrohen parqet në lagjet. Në pyetjen e Inboks7 se pse qeveria është tolerante me Jugohrom-in, kryetarja e DOM-it, thotë se bëhet fjalë për një problem social, për një kërkesë të njerëzve që punojnë atje.

Për vendimin e opozitës për të vepruar jashtë parlamentit, Popovska thotë se në këtë mënyrë do të dobësohen subjektet më të vogla politike që janë në opozitë. Ajo është në qëndrimin se nuk ka logjikë më ekzistimi i një gjëje që nuk jep rezultat.

Inboks7: Çfarë risie do të sjellë zgjidhja ligjore për barazinë gjinore mes burrave dhe grave?

Popovska: Do të sjellë dy gjëra. Aplikohet një formular sipas të cilit do të shkruhen raportet për mundësitë e barabarta midis burrave dhe grave nga ana e institucioneve dhe ata formularë do të përcaktohen nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Kjo është shumë e rëndësishme edhe pse duket si një punë formale për shkak se do të vlerësohen raportet krahasuese sipas treguesve të caktuar. Pra, do të unifikohen raportet dhe do të dihet saktë se në cilin kuptim përparon procesi dhe ku ngec i njëjti.

Inboks7: Cila është gjendja e tanishme në Maqedoni, ku gratë përfaqësohen më shumë, e ku burrat?

Popovska: Në pushtetin legjislativ kemi një shifër solide dhe më të lartë se mesatarja evropiane, që është midis 32% – 34%, ndërsa procesi evropian është midis 23% – 24%. Në pushtetin ekzekutiv gjendja nuk është e mirë, ka pak femra ministra, zëvendës ministra dhe vetëm katër kryetare komunash… Pushteti ekzekutiv jep një fuqi të madhe dhe prandaj burrat shumë vështirë e lëshojnë atë.
Vetëm të plotësoj rreth ndryshimeve në Ligjin për mundësi të barabarta. Moment i parë janë formularët e unifikuar për raportet dhe momenti i dytë është se përforcohet makineria gjinore në nivel lokal. Deri tani ka pasur vetëm nga një koordinator për mundësi të barabarta në këshillat lokalë, tani aplikohet edhe zëvendës koordinatori. Kjo është shumë e rëndësishme dhe vjen në momentin e duhur sepse këtë vit Komisioni Evropian për herë të parë shënoi në raportin e tij përparimin e Maqedonisë në forcimin e kapaciteteve të komisioneve lokale.

Inboks7: Jashtë ligjeve dhe rregulloreve në territorin e Maqedonisë ndodhin dhuna mjaftë homofobike, sidomos është në goditje komuniteti LGBT nga njerëzit që nuk duan të pranojnë ekzistencën e tyre. Si të parandalohet kjo?

Popovska: Partia DOM gjithmonë reagon për sulmet e tilla, jemi të tmerruar nga vandalizmi i tillë dhe përpiqemi publikisht të kontribuojmë për tolerancën ndaj njerëzve të ndryshëm në shtet. Maqedonia është një vend i cili tradicionalisht ka një përvojë pozitive dhe një tolerancë ndaj përkatësisë dhe fesë së ndryshme etnike. Është një turp i madh për ne që të mos jemi tolerantë ndaj orientimit të ndryshëm seksual. Ata janë bashkëqytetarët tanë të cilët i kanë absolutisht të njëjtat të drejta si qytetarët e tjerë. Do të jetë shumë e rëndësishme në qoftë se në Ligjin e mosdiskriminimit shtohet orientimi seksual dhe identiteti gjinor si një bazë për mosdiskriminim.  Aktualisht ligji është gjithëpërfshirës, ai i numëron bazat e ndryshme për mosdiskriminim dhe thotë në cilëndo bazë tjetër. Një pjesë e parashtresave të parashtruara nga vetë njerëzit e komunitetit LGBT janë zgjidhur pozitivisht nga ky komision. Por, vetë mospërmendja e orientimit seksual të njerëzve LGBT është një tregues se ata nuk ekzistojnë. Nga ana tjetër, ajo gjë kuptohet si një stimulim i njerëzve homofobikë, të cilët marrin forcën prej atje dhe lejojnë eksese të ndryshme.

Unë kisha një qëndrim të qartë rreth definicionit për martesën dhe bashkëjetesën jashtëmartesore në Kushtetutë, kam thënë se do ta përkrah definicionin e martesës sepse martesa është një institucion mijëvjeçar, i cili unë nuk shoh se është në rrezik këtu, por kam kuptim për kolegët e orientimit demokristian, të cilët e kanë martesën në programin e tyre dhe është shumë e rëndësishme për ta që ta përcaktojnë atë dhe kjo e drejtë është e konfirmuar edhe nga Komisioni i Venecias, çdo shtet që dëshiron mund ta definojë martesën në Kushtetutë, por nuk ka të drejtë të definojë bashkëjetesën jashtëmartesore. Unë thashë se bashkëjetesën jashtëmartesore, e cila mund të jetë midis hetero-partnerëve nuk e pranoj, sepse ajo është një ndërhyrje në jetën private të njerëzve. Shteti në këtë mënyrë do të shikonte në shtëpitë e njerëzve.

Inboks7: Partia në pushtet, e cila është me orientimin demokristian dhe e cila në programin e saj është e natyrshme që ta definojë martesën si një bashkësi midis një burri dhe një gruaje, por kjo nuk do të thotë se përcaktimet e tyre duhet të futen në Kushtetutën.

Popovska: Prandaj thash se për definicionin e tillë të bashkëjetesës jashtëmartesore unë nuk mund të votoj dhe kjo do të ishte një gjë diskriminuese për disa prej qytetarëve tanë. Të njëjtën gjë e tha edhe Komisioni i Venecias dhe pas të gjitha paralajmërimeve të Qeverisë mendoj se amendamenti kushtetues do të pësojë ndryshime.

Inboks7: Një angazhim i madh ka treguar partia DOM pavarësisht kritikave nga opinioni se ka qenë i ngadalshëm reagimi për ndotjen e ajrit, tashmë është i mbyllur reparti i çelikut në Makstil, por Jugohromi në vend të dënimit ka marrë një shtyrje të afateve, të martën qytetarët e Manastirit kanë dalë në protesta kundër ndotjes nga REK Bitolla. Pse kapacitetet e mëdha industriale nuk i dëgjojnë kërkesat e njerëzve për shëndetin e tyre?

Popovska: Biznesi i madh është si një ari i madh, si të luftosh me duar me një ari të madh. Por, nëse mblidhen shumë njerëz lufta do të jetë pozitive, siç u tregua me fabrikën Makstil. Më vjen mirë që u pranua propozimi i partisë DOM të mos punojë fabrika Makstil derisa të zbatohet adaptimi ekologjik, do të ishte më mirë nëse pranohej sugjerimi ynë që menjëherë pas afatit 1 prill t’i mbyllnin kapacitetet dhe t’i përshpejtonin proceset e adaptimit ekologjik. Shkupi ka shpëtuar, por Tetova dhe Manastir mbeten në ajër të ndotur. Ka ndodhur një zhgënjim të madh. U bë ndonjë kompromis me Jugohromin që të punojë me gjysmën e kapacitetit derisa të adaptohet dhe t’i jepet një afat prej gjashtë muajsh për t’u adaptuar, kurse dëgjojmë se Jugohromi kërkon prolongim për dy vjet.

Nuk jemi kundër këtij prolongimi, më vjen keq që qeveria nuk e mbajti edhe më tej qëndrimin e Ministrisë së Mjedisit se secili që nuk i përmbush standardet ekologjike duhet të mbyllet derisa të adaptohet. Prandaj ne ngremë padi penale kundër fabrikave Makstil dhe Jugohrom kur nuk e respektuan afatin prej 1 prilli. Tani reagojmë për Jugohromin sepse ndoshta nuk bëhet fjalë për gjashtë muaj.

Nëse Jugohromi për këto dhjetë vite derisa është në fuqi Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit nuk ka gjetur kohë për të bërë adaptimin ekologjik edhe në periudhat kur mirë punonin bursat e metaleve. Prandaj jemi të hidhëruar, këto kompani në vitet e kaluara kanë bërë përfitime shtesë, kurse nuk kanë të holla për filtrat. Vlerësimet thonë se jo më shumë se një për qind ose jo më shumë se një për qind e përfitimeve vjetore të ndahet është e mjaftueshme për të furnizuar me filtra. Këto filtra për mbledhjen e pluhurin janë të nevojshme për punën ekologjike.

Inboks7: Pse Qeveria është tolerante?

Popovska: Mendoj se bëhet fjalë për një problem social, për një kërkesë të njerëzve që punojnë atje, shumë familje varen nga ai Jugohrom, por ai është një vendim i vështirë. Kombinatet e mëdha e dinë edhe të manipulojnë me të dhënat. Njëri nga ndotësit ka thënë se duhet të investohen 37 milionë euro, e pastaj këtë shifër e ka reduktuar në 17 milionë që në fund të thotë 11 milionë, kurse unë jam e sigurt se do të jetë një shumë me një shifër. Bëhet fjalë për një vetëdije të pamjaftueshme edhe te qytetarët edhe te politikanët në vitet e fundit që tani doli në pah.

Kam frikë se prolongimi nga ana e Jugohromit është vetëm një blerje kohe dhe se ata nuk kanë ndër mend të investojnë në pajisjen ekologjike dhe se pas atyre dy viteve ata mund ta mbyllin fabrikën, ta marrin përfitimin dhe të largohen.

Gjëra të tilla ndodhin në vendet në zhvillim dhe njerëzit mbeten pa punë dhe me shumë sëmundje. Ky është rreziku më i madh, sidomos që mendoj se është e papranueshme për kaq shumë vite të sillen me arrogancë. Prandaj e kemi thirrur Prokurorinë publik në Tetovë që sa më shpejtë të marrë në konsideratë padinë tonë penale. Mendoj se duhet të bëhet një presion maksimal ndaj menaxhimit të Jugohromit nga Jegunoci për të investuar të holla për pajisjet ekologjike, ajo nuk është shumë e shtrenjtë në krahasim me fitimin e tij.

Manastiri ka të dhëna shumë të këqija me PM10, kurse REK Bitolla është një objekt strategjik për shtetin, i cili i nevojitet shumë shtetit tani, por ai është në pronësi të shtetit dhe shteti këtu duhet të investojë më shumë të holla dhe ta marrë si një prioritet. Nuk është në rregull që të helmohen qytetarët, por edhe toka jonë për grurë Pellagonia. Manastiri nuk kishte asnjë detyrim deri në 1 prill të këtij viti për t’u adaptuar, por ata punonin sipas kërkesave të Bashkësisë Evropiane të Energjetikës dhe mendoj se viti 2017 është afati i fundit për ta. Kompania Feni i ka bërë adaptimet dhe tani ndotja bie. Ndotja ka rënë tani, por ne duhet t’i kërkojmë edhe ndotësit e tjerë, mbeturinat, si dhe ndotësit e vegjël dhe të mesëm, si dhe transporti.

Inboks7: Në pjesën më të madhe të ndotjes ka kontribuar edhe prerja e madhe e drurëve pesëdhjetë vjeçar nëpër qendër të Shkupit. Ju dhe partia juaj angazhoheni për zbatimin e energjive të ripërtëritshme, kurse në kryeqytet vendosen fasada baroku. Çfarë bën partia DOM lidhur me këtë çështje?

Popovska: Partia DOM ka fuqi për të hapur disa gjëra dhe të fillojë një luftë, por për vendime përfundimtare duhet një shumicë, ne këtë shumicë nuk e kemi në parlament. Tashmë dy vjet është gati Ligji për gjelbërime me ekspertë nga Qyteti i Shkupit, Planifikimi Hapësinor dhe institucionet e tjera. Ky ligj është një nga prioritetet dhe kushtet e koalicionit tonë.

Inboks7: Por në qytetin nuk ka më sipërfaqe, ku do të mbillen dru?

Popovska: Ka gjelbërim të cilin dikush mund ta presë, por mundet edhe të shpëtohet. Atje ku nuk do të vendosen saksi, tarraca në çati, gjelbërim vertikal.

Inboks7: Por gjërat kanë shkuar shumë larg dhe siç parasheh ai ligj kthimi i ajrit të pastër do të jetë shumë i vështirë.

Popovska: Por nuk do të jetë i pamundur. Ja për shembull Parisi, pasi që Partia e Gjelbërve ka filluar të marrë pjesë në qeveri me zëvendës-kryetarin e komunës në dy mandate, sipërfaqet me gjelbërime u rritën për 60.000 metra katrorë. Në Shkup ka objekte që mund të rrënohen, të pastrohen, në Paris e kanë zbatuar atë për të bërë parqe. Ka një nevojë për të mbrojtur atë gjelbërim që ekziston në lagjet. Një dëm i madh është bërë në qendër të qytetit, por duhet t’i mbrojmë parqet në lagjet.

Inboks7: Opozita përfundimisht tha se nuk kthehet në Kuvendin, paralajmëroi aktivitete në terren. Cili është vlerësimi juaj se sa kohë do të zgjasë kjo krizë politike?

Popovska: Është një dëm i madh që kolegët e opozitës nuk janë në parlament dhe ne nuk kemi një kritikë të fortë për të sjellë ligje të mira. Mendoj se në këtë mënyrë do të dobësohen subjektet e vogla politike që janë në opozitë. Ne jemi po ashtu një subjekt i tillë me programin dhe profilin e vet të veçantë. Kjo është për keqardhje.

Inboks7: A mendoni se do të kthehen një pas një?

Popovska: Mendoj se do të ndodhë ajo, sepse nuk ka logjikë më ekzistimi i gjatë i një gjëje që nuk jep rezultat. Në politikë duhet të japësh rezultat, të kesh agjendën e vet dhe të realizosh programin e vet. Nëse je jashtë institucioneve, ti mund të realizosh programin. Lufta më legjitime dhe më e fortë është ajo nëpërmjet institucioneve kështu që dëshiroj me gjithë zemrën që kolegët t’i rishikojnë pikëpamjet e tyre dhe të kthehen në parlament.

Inboks7: Opozita kërkon bisedime për përmbushjen e kërkesave të saja

Popovska: Duhet të ulet dhe të bisedohet. Të gjitha kushtet që janë reale dhe të logjikshme mund të merren vesh dhe të gjendet një zgjidhje. Unë gjithmonë besoj në dialog.

stavrova@inbox7.mk