Data e sotme
August 24, 2019

PADI KUSHTETUESE PËR VELJANOVSKIN

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Opozita nuk kthehet në parlament. Mosrespektimi i tillë i institucioneve është një sindromë anti-demokratike e demokracisë së Maqedonisë në dy dekadat e fundit. Përkohësisht ose përgjithmonë, të gjitha partitë aktuale patën mungesat e tyre spektakolare nga shtëpia ligjdhënëse. Pastaj, ato ktheheshin me pendim, ndërsa disa përfundonin me një debakël politik në zgjedhjet e ardhshme. Por, sipas rregullës, partitë qeverisëse dhe udhëheqjet e tyre ishin humbës dhe përfundonin në deponinë e politikanëve të harxhuar dhe të deklasuar.

Privatizimi i Cërvenkovskit mbeti një barrë për atë dhe për socialdemokratët e atëhershëm qeverisës, të cilën Georgievski, pas bojkotit të rrezikshëm në vitin 94 e përdori për të fituar rolin e tij të Kryeministrit. Lakmia e tij e amnistoi pikërisht pushtetin e LSDM-së. Udhëheqësi aktual i VMRO-DPMNE-së do të mbajë barrën e debaklit në integrimet euro-atlantike dhe modelin e ri të krijimit të kleptokratisë së ushqyer me shpenzimin e tepruar të buxhetit. Edhe këtë çmim do të duhet ta paguajë, pa qenë njëkohësisht opozita një alibi të tij për politikat e menaxhuara në mënyrë të gabuar. Por, në qoftë se vazhdohet me heshtje të ndërsjellë për aktivitetet kriminale, atëherë historia kthehet si farsë. Prandaj Gruevski dhe Zaevi duhet të dalin në një skenë të hapur. Për të mos qenë Banka Maqedonase një zëvendësim për Globus.

Kotësia udhëheqëse e Gruevskit është theksuar edhe nëpërmjet pozitës majoritare, e pakontrolluar nga asgjë dhe nga askush, më së paku nga Parlamenti dhe nga kreu i partisë. Për shkak të asaj, Maqedonia është futur në një fazë të re të dramës politike dhe ekonomike. Krijohen borxhe për tërë gjeneratën e ardhshme. Përmes natës ndryshohet ambienti ligjdhënës, ministrat nuk janë shërbëtorë të të gjithë kombit, por lëvyrës të logjikës provinciale. Përgatiten masa sociale me një formulë të thjeshtë – më jep të votoj, merrni për të qenë besnikë.

Edhe pa kërkesat ekskluzive dhe ultimative të Zaevit, Qeveria do të jetë e detyruar për të realizuar Regjistrimin, sepse pa atë asnjë politikë ekonomike – demografike – sociale nuk është e vlefshme. Për kot është, thonë në Maxhir mëhallën, për të futur zhargonin e Shkupit. Pastaj MPB-ja dhe KSHZ-ja kanë obligim për të rishikuar dhe azhurnuar Listën e zgjedhësve, për të kufizuar përdorimin e burimeve buxhetore në parregullsitë zgjedhore. Udhëheqjes së TVM-së do të duhej t’i lejonte që të jetë një udhëheqës në demokratizimin e mediave dhe balancimin e partive, me të drejtë të barabartë të prezantimit të problemeve dhe të informatave për shqiptarët në Kanalin e parë dhe të maqedonasve në Kanalin e dytë etnik. Kjo është një mundësi e papërsëritshme për Shërbim publik, në kushtet e tri kanaleve programore jo inventive pro-qeveritare, të fëlliqura me turqizmin, sidomos me valën më të re të estradës serbe, të cilën nuk e duan më as në Beograd. Aq është e ngushtuar zgjedhja e ngacmuesve të politikave qeverisëse, të përfaqësuara përmes qëndrimeve të 3-4 të rinjve të eksponuar vazhdimisht, por me përvojë me ndryshimet e kthyera partiake të taborëve, që në vetvete flet për rënien e politikave të VMRO-DPMNE-së. Partia nuk mund të rekrutojë ekspertë më të freskët, më autentikë dhe me mendje të lirë  për paraqitje mediale. Nëse nuk ka fytyra të reja, atrofia e partisë ka filluar, sepse nuk ka as bazë, as motive për rekrutime të reja.

Reformat trokas në rrugën Ilindenska, me Zaevin ose pa LSDM-në. Opozita në të ardhmen do të duhet të bëjë risi partiake për të mos u fragmentuar, para të gjithash socialdemokratët. Ata ende luajnë në lodhjen e materialit te përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së sesa në (vetë) promovimin e tërësishme. Prej këtu, mobilizimi i të pakënaqurve nga sundimi i Gruevskit ende bazohet në retorikën e lirë dhe të harxhuar – kur do t’i publikonin informatat që i kanë Kryeministri vetë do binte nga pushteti?!

Shumë keq vepron Parlamenti, është i zbrazët, demokratik dhe me retorikë. Për politikën buxhetore nuk ka debat, amendamentet kushtetuese hartohen pa këndvështrimet e oponentëve. Kur për kritikat e BE-së ndaj pushtetit në Shkup fajtore është opozita, kur nuk ka provokim në ballafaqimin e deputetëve, madje edhe Kryeministri është duke heshtur, entuziazmi demokratik në Maqedoni moti është i kastruar.

Si “një zë i popullit” deputetët qeverisës vazhdojnë ruralizimin e ballafaqimit politik me Qeverinë. Por, tani të zgjedhurit shohin drejt fshatit nga tarracat e kështjellave të tyre në Shkup. Ishte e parashikueshme se deputetët, të cilët ende janë të pa integritetin e tyre politik, do t’i promovojnë vetëm takimet e tyre VMRO-viste në mes të fshatit. Çfarë farse parlamentare edhe te përfaqësueset e opozitës? Njëra është kujdesur për gripin e mjekut të saj në Prilep, ku ka pacientë, por nuk ka mjekë, operatorë, pajisje dhe ngrohje. Tjetra, e larguar nga LSDM-ja, me konfuzion para zgjedhjes së pyetjeve, u vendos për “më të rëndësishmen” – kur do të paguhet kompensimi për anëtarët e listave zgjedhore? Nga ato u turpërua edhe kryeministri Gruevski, i cili me sharmin e tij – nuk jam nga këtu dhe për këtu – iku për t’iu përgjigjur për negociatat me opozitën. Dhe nuk duhet, ajo le t’i shëtisë 5000 ekipet e saja.

Nuk ka kush të pyesë për një qëndrim zyrtar se pse kriza ekologjike do të zgjidhet me vozitjen çift – tek, pasi kjo qeveri lejoi importin e të paktën 60 mijë automjeteve të vjetra nga tregjet bullgare dhe evropiane dhe i çoi tregtarët vendas në një seri falimentimesh. Ose, pse nuk mbyllet Jugohrom-i? Qoftë për shkak të presionit nga Moska apo humbjes së zgjedhjeve në këtë rajon? Ose, si menjëherë të gjitha investimet e ardhshme të paralajmëruara u rritën në qindra miliona euro, kur për të njëjtin numër të vendeve të reja të hapura të punës te të huajt deri tani janë shpenzuar 5-25 milionë euro? Nga cilat motive nuk është realizuar ideja e një tregu të lirë për importin e energjisë elektrike? Monopoli i kujt ruhet apo ai është kompensimi për partnerin e koalicionit …?

Anomia e institucioneve është e tërësishme. Maqedonia nga brenda është gjithnjë më e ndarë dhe më e shkatërruar. Ajo është mungesa e rregullave për rregullimin shoqëror. Pastaj vijon kriza e moralit, shkatërrohen institucionet, vlerat sociale nuk janë komplementare me disa standarde të miratuara ndërkombëtare dhe me rregullat zakonore. Sociologu francez Emil Duirkem shkruan:

“Anomia është një mungesë ose një suspendim i normave, rregullave, ligjeve dhe vlerave shoqërore që kontribuojnë në çorganizimin dhe destabilizimin e shoqërisë dhe shtetit. Gjendja e anomisë vjen në shoqëritë në tranzicion, kur njerëzit janë të çorientuar në kërkesat e formave të durueshme të sjelljes. Normat e mëparshme nuk vlejnë, të rejat nuk respektohen”.

Në Maqedoni, demokracia parlamentare është e suspenduar dhe e privatizuar. Në shtëpinë ligjdhënëse ka deputetë, nuk ka folës. Edhe ata të cilët janë të trajnuar në këto tetë vite, nuk kanë provokim për t’u ballafaquar. Me kë dhe përse? Parlamenti është një korrigjues, kontrollues i pushtetit ekzekutiv. Vetëm në shtetet me një demokraci të paaftë mundet që 30 për qind e ligjeve dhe ndryshimeve të miratohen me një procedurë të shkurtër për “një ditë” të kalojnë mbi njëqind ligje?

Spikeri është një krah i zgjatur i Kryeministrit. Nuk jep të bjerë asnjë njollë mbi personalitetin e tij, me kusht për të manipuluar me Rregulloren dhe Kushtetutën. Shqetësimet për krizën politike është dashur ta manifestonte kur lejoi që Parlamenti të jetë një fushë beteje kundër opozitës dhe gazetarëve. Moti ka kaluar koha kur Veljanovski është dashur t’u verifikonte dorëheqjet e abstenuesve. Menjëherë dhe në mënyrë të pakthyeshme. Nëse edhe më tej e shmang vendimin, atëherë Spikeri do të përballet me Padinë e parë kushtetuese pas miratimit të amendamenteve.

“Një ankesë kushtetuese parashtrohet nga një person fizik ose juridik, e paraqitur kundër një akti individual ose një veprimi të… bartësit të autorizimeve publike me të cilat cenohen të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të qytetarit …”

Nuk ka një shkelje më të madhe të zgjedhjes së lirë individuale dhe vullnetit të lirë të qytetarëve (deputetëve) në taktizimin për të miratuar dorëheqjet me shkrim të opozitës. Por, pastaj do të sundohet pa respekt ndaj atyre që mendojnë ndryshe. Nuk ka një derogim më të gjerë për lirinë e qëndrimit dhe opinionit.

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)