Data e sotme
September 21, 2018

Bojkoti i opozitës: Çfarë krize na pret?

Në parlament numërohen mungesat e deputetëve, duke përfshirë edhe ato të opozitës, të cilët ka kohë që kanë xorëzuar dorëheqjet, kurse tani spikeri Veljanovski si “mungesa të pajustifikuara” do t’i sanksionojë, gjegjësisht do t’u merren mandatet për shkak të mungesës në punë. Konstatimi i mosardhjes së deputetëve në seancat në këtë mënyrë paraqet një konstatim i përgjegjësisë politike, konsiderojnë ekspertët. Një pjesë e tyre shpjegojnë se varianti i marrjes grupore të mandateve është një gjë e huaj për Kushtetutën.

Sipas zëvendës-kryetares së LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, kjo zvarritje është vetëm një presion që bëhet nga ana e pushtetit ndaj opozitës. Ajo është e qartë se asnjë deputet i LSDM-së nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tij për të kthyer mbrapa.

Radmila Sekerinska

Radmilla Sheqerinska

Pa negociatat që do të thonë zbatimi dhe sigurimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike nuk kthehemi në Parlament. Kjo zvarritje është vetëm një presion që bëhet nga ana e pushtetit ndaj opozitës. Nuk kishte nevojë të prisni gjashtë muaj, dorëheqjet janë dorëzuar“, thotë Shekerinska.

Është e paqartë se pse Veljanovski e zgjodhi këtë mënyrë për të zgjidhur problemin me ne deputetët ku dorëheqjet janë dorëzuar në Parlament kohë më parë. Unë nuk dua që në CV-në time të kem të dhënën se kam qenë e shkarkuar. Megjithatë, është diçka tjetër kur ti e jep dorëheqjen. Prej këtu, kjo është edhe një përpjekje tjetër e pushtetit për të na viktimizuar ne deputetët e LSDM-së“, deklaron për “Inboks7”, Lidija Dimova, deputetja e LSDM-së në dorëheqje.

Lidija Dimova

Lidija Dimova: Në këto gjashtë muaj, nëse jam e sigurt për diçka, ajo është se votuesit e opozitës sigurisht nuk duan t’i përfaqësojmë në një Parlament të këtillë.

E pyetur nëse disa deputetë do të kthehen në Parlament, Dimova është e qartë se ajo nuk do të kthehet. “Mua më duket një sjellje jo serioze që pas 6 muajsh të vendosësh dhe të hysh në Parlament, veçanërisht tani për shkak se tani nuk e ke justifikimin që qytetarët kanë votuar për t’i përfaqësuar ata. Në këto gjashtë muaj, nëse jam e sigurt për diçka, ajo është se votuesit e opozitës sigurisht nuk duan t’i përfaqësojmë në një Parlament të këtillë. Dhe për këtë shkak unë nuk kam asnjë dilemë. Personalisht, nuk besoj se dikush do të kthehet, sepse e vërteta është e ndryshe se ajo që raportohet nga mediat pas çdo Bordi tonë ekzekutiv“, thotë Dimova.

Ajo mendon se LSDM-ja do të zbatojë vazhdimisht strategjinë e saj për të vepruar në mesin e qytetarëve. “Neve faktet na thonë se për shkak të skenës së kontrolluar nga mediat, qytetarët më së shpeshti janë gabimisht të informuar dhe kështu marrin qëndrime mbi prova të gabuara (që janë manipuluar qëllimisht)… Qëllimi ynë është që të kalojnë më shumë kohë në mesin e qytetarëve dhe të bisedojmë lidhur me keqkuptimet e panumërta që i krijon pushteti“, është e qartë Dimova.

Sipas nënkryetares së LSDM-së, Frosina Remenski, kthimet e mundshme individuale të deputetëve të opozitës në Parlament janë spekulime të mediave.

Frosina Remenski

Frosina Remenski: Veljanovski pranon se deputetët e opozitës mungojnë me justifikim

Opozita mbetet në dorëheqjet e dorëzuara, Trajko Veljanovski është ende Kryetari i Kuvendit, i cili nuk ka caktuar një takim pas dorëheqjeve, por vendosën të prisnin gjashtë muaj, ndërsa puna mund të përfundohej thjeshtë. Ne nuk jemi të shqetësuar për situatën, dialogu varet nga pushteti, pesë pikët tona janë të qarta dhe këto janë tema shtetërore. Në përgjithësi, ka edhe procedura të tjera sipas Rregullores parlamentare. Duke mos e përcaktuar takimin pas dorëheqjeve, gjë kjo të cilën mund ta bënte qysh në verë, Veljanovski pranon se deputetët e opozitës mungojnë me justifikim“, thotë Remenski për “Inboks7”.

Siç dihet, LSDM-ja në tryezën e negociatave me pushtetin e vendosi pikën e formimit të qeverisë teknike, propozim ky të cilin kryeministri e hodhi poshtë, ndërsa katër kërkesat e tjera për dialogun politik janë: rregullimi i hapësirës së mediave, ndarja e partisë prej shtetit, mbajtja e regjistrimit të popullsisë dhe lista e re e votuesve.
Disa deputetë të opozitës, të cilët janë në qëndrimin se bojkoti duhet të ndërpritet, megjithatë vendosën të prisnin dhe të shohin se çfarë përmban “bomba” e argumenteve dhe provave të liderit të LSDM-së Zoran Zaev, për të cilën ai tha se do të rezultojë me dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski.
Veprimi i opozitës jashtë shtëpisë ligjdhënëse është i dëmshëm, mungon kritika e fortë për miratimin e ligjeve të mira, konsiderojnë parlamentarët.
këtë mënyrë do të dobësohen subjektet e vogla politike që janë në opozitë. Ne po ashtu jemi një subjekt i tillë me programin dhe profilin e vet të veçantë. Është një dëm i madh”, ka deklaruar para një kohe në intervistën për Inboks7, kryetarja e DOM-it, Liljana Popovska. Sipas saj, përfaqësuesit e opozitës një nga një do të fillojnë të kthehen. “Nuk ka më logjikë abstenimi i gjatë i një gjëje që nuk jep rezultate. Në politikë duhet të japësh rezultate, të kesh agjendën e vet dhe të realizosh programin e vet. Nëse je jashtë institucioneve, ti nuk mund të realizosh programin”. Ajo bën thirrje të ulen në tryezë dhe të bisedojnë, sepse, sipas saj, për të gjitha kushtet që janë reale dhe të logjikshme mund të ketë marrëveshje dhe mund të gjendet një zgjidhje.

NË MAQEDONI DEMOKRACIA ËSHTË NË KRIZË POLITIKE

LSDM-ja mbetet në qëndrim se vazhdon me bojkotin e Parlamentit, i cili nuk përjashtohet të zgjerohet edhe në këshillat komunale dhe te kryetarët e komunave.

Po, çdo gjë është në lojë. Nëse ne vlerësojmë se në ndonjë fazë duhet t’i bojkotojmë edhe komunat dhe këshillat, do ta bëjmë edhe këtë gjë”, thotë Lidija Dimovska, deputetja e LSDM-së në dorëheqje. E pyetur nga “Inbox 7”, nëse veprimi i këtillë është i domosdoshëm, ajo thotë se shihen rezultatet, pavarësisht rejtingut “negativ” të LSDM-së.

Qytetarët, tani për herë të parë janë në gjendje për të parë qeverisjen e DPMNE-së. Tani nuk mund ta fajësojnë opozitën për asgjë! Ndryshimet kushtetuese, pagesa e kontributeve për përkthyesit jashtë organizatave qeveritare, rritja e kostove të kompanive me blerjen e arkave fiskale nga furnizuesit “e miratuar”, librat e ashtuquajtur Kembrixh etj, janë çështjet që i parashtrojnë qytetarët, por përgjigjet do të duhet t’i kërkojnë VETËM nga pushteti … Kuptohet, ne jemi të vetëdijshëm se kjo është rruga më e vështirë e veprimit, por në fakt asgjë tjetër nuk na mbetet. Foltorja e Parlamentit nuk është një kanal për t’u drejtuar qytetarëve në një shtet në të cilin ka media të kontrolluara“, thotë Dimova.

Për bojkotin në nivel lokal, nënkryetarja Remenska thotë se LSDM-ja vepron në bazë të katër strategjive, ndërsa në të ardhmen do të mendohet për hapat që do të ndërmerren. Në pyetjen se si do të gjendet rrugëdalja nga kjo krizë politike, Remenski thotë se VMRO – DPMNE-ja e përdori termin “krizë politike”, por sipas saj, në Maqedoni demokracia është në krizë politike dhe zgjidhja është në pesë pikët për dialog që i caktoi LSDM-ja. “Pushteti nuk mund të vendosë funksionimin e  institucione, kurse ata kanë nevojë të tregojnë një gatishmëri se duan ta zgjidhin  problemin në Parlament dhe vendosjen e funksionimit të institucioneve. Jemi të vetëdijshëm për kritikat që janë të shkruara në raportin e BE-së, jemi të gatshëm për negociata nëse pushteti e pranon atë“, shpjegon Remenska.

NUK KA RREGULLA, POR SHUMË TAKTIZIME

Derisa procedura parlamentare për marrjen e mandateve zvarritet, afati i fundit kur duhet të demonstrohet pjekuria demokratike para Brukselit, përkatësisht mbajtja e Samitit të BE-së në dhjetor është gjithnjë e më afër.

Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski nuk e ka caktuar seancën për konstatimin e dorëheqjeve të dorëzuara të opozitës. Në vend të kësaj, pas gjashtë muajsh e hapi procedurën për marrjen e mandateve. Derisa opozita konstaton se ky është një presion shtesë ndaj tyre, opinioni e ka llogaritur pagën e 31 deputetëve që kanë munguar me ose pa justifikim dhe për ta janë paguar 314.000 euro plus atribut (apanazh) për deputetët e mandatit të mëparshëm.

Osman Kadriu

Osman Kadriu

Sipas profesorit të së Drejtës Kushtetuese, Osman Kadriu, dorëzimi i dorëheqjeve është një e drejtë personale dhe një vendim demokratik dhe për këtë nuk ka përgjegjësi politike. “Tani, pas 6 muajsh Kuvendi mban seancë për marrjen e mandateve, konstatimi i mosardhjes së deputetëve në seancat në këtë mënyrë paraqet një konstatim i përgjegjësisë politike, e ai është një sanksion. Parlamenti nuk kishte vepruar pas kërkesës së tyre për konstatimin e dorëheqjeve, prandaj në rastin e dytë nuk mund të zbatohet termi “mungesë e pajustifikuar”, sepse përgjegjësia është e deputetëve që janë në Parlament“, thotë Kadriu për “Inbox 7”.

Për marrjen e mandateve votojnë anëtarët e Komisionit të çështjeve të mandateve dhe të imunitetit, nevojitet shumica e dy të tretave të anëtarëve, por pa zërat e BDI-së dhe PDSH-së, të cilët ende nuk kanë thënë nëse do të votojnë për marrjen e mandateve, VMRO – DPMNE-ja nuk e ka shumicën e nevojshme.
Ndryshe, Kuvendi në veprimin e tij më shumë se njëzet vjet ka shënuar marrjen e vetëm dy mandateve – atij të kryetarit të ndjerë të PDSH-së – Arbër Xhaferi dhe atij të ish-deputetit Hysni Shaqiri. Anëtarët e komisionit njëkohësisht kanë votuar kundër marrjes së mandateve të Vllado Buçkovskit dhe të Xhezair Shaqirit.
Spikeri Veljanovski, si dhe zëvendësi i tij Milloshoski nuk iu përgjigjën thirrjeve telefonike të “Inbox 7”, për të shpjeguar se çfarë do të ndodhë nëse në Komisionin parlamentar partia qeverisëse VMRO-DPMNE nuk e siguron shumicën për marrjen e mandateve.

Stojan-Andov-intervju-slika-za-top

Stojan Andov

Spikeri i parë i Parlamentit të Maqedonisë, Stojan Andov për “Inbox 7”, deklaron se Maqedonia pluraliste nuk e njeh një rast të këtillë. Sipas tij, varianti i këtillë i marrjes grupore të mandateve të deputetëve është një gjë e huaj për Kushtetutën. “Është e pamundur që të merren mandatet e një grupi të deputetëve për arsye politike, ajo është planifikuar të bëhet me një shumicë prej dy të tretave për shkak të mosdisiplinës, mosardhjes në seanca, kryerja e bizneseve private  dhe e ngjashme“, shpjegon Andov dhe shton se zgjidhja kushtetuese nuk është orientuar për një grup deputetësh, por për individët.

Maqedonia është në krizë politike, thotë Andovi, dhe këtu nuk ka rregulla, por shumë taktizime.

Sipas procedurës së KSHZ-së, pas shterimit të listës zgjedhore të kandidatëve të tjerë të opozitës dhe mospranimit të tyre të mundshëm të mandateve të deputetëve do të shpallen zgjedhje të pjesshme vetëm për vendet e zbrazëta.

Atëherë do të hyjmë në një krizë edhe më të vështirë politike, thotë Kadriu, sepse siç paralajmëron  opozita, ajo nuk do të dalë në këto zgjedhje dhe do të gjendemi në një situatë tejet shqetësuese, do të kemi sistemin njëpartiak, kurse opozita do të eliminohet nga skena politike“.

Shkruaj një koment

Koment(e)

stavrova@inbox7.mk