Data e sotme
May 23, 2019

SUBRATIADA E PUSHTETIT TË MAQEDONISË

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Akti i parë i një groteske të Bolivudit ka përfunduar. Aktori kryesor është në burg në Indi, kurse aktorët politikë vendas hyjnë në fazën e manipulimit të shëmtuar dhe të pahijshëm me opinionin dhe përgjegjësinë personale. Zëvendës-kryeministri Stavrevski pohon se dështimi i investimeve të Subratës “nuk mund të parashikohej”, edhe pse vetëm një vit më parë pohonte publikisht se ato do të vazhdojnë. Mbetet një enigmë se si indiani e ka zbuluar Maqedoninë, çfarë kanë bërë ministrat e importuar të Maqedonisë për investime të huaja, ambasadori i vendit në Nju Delhi, promotorët ekonomikë, stafi i qeverisë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, të cilët vizituan Indinë? A nuk ishte i dyshimtë për ta qëndrimi i paguar dhe fjalimi i Toni Blerit në Shkup, shfaqja kiçe në sheshin e Shkupit?

Sa përpjekje i duhej Qeverisë për ta njohur gabimin, por të paktën kishte pasur një minimum dhe guxim personal në mbrojtjen e Stavrevskit. I qetë, i pafuqishëm dhe “i gjelbëruar” dukej ministri i financave, i cili zakonisht është agresiv, në shpjegimin se qeveria ka mbrojtur veten dhe ka aktivizuar garancinë prej 3 milionë eurosh (dollarësh), kushedi çfarë janë? Financieri i parë e ka të qartë se Maqedonia nuk do të dështojë për shkak të një shume të “vogël” të hollash. Prandaj edhe aktivizimi dhe pagesa e garancisë bankare është më shumë një alibi teatrale në trajtimin e Subratës. Por, edhe korrierët e gazetave nuk pyesin veten se cila është ajo bankë vendase që i ka dhënë një garanci bankare pa asnjë kontroll grupacionit “Sahara Group”, se pse bankierët e Shkupit dhe e Ohrit kanë marrë pjesë në këtë shfaqje të qeverisë, vallë nuk ka qenë e dyshimtë për ta kur një nga miliarderët botërorë, i cili në xhepat e tij do të duhej të kishte një çek me pesë milionë euro, të marrë një hua nga bankat e Maqedonisë me hipoteka të patundshmërive të këtushme? Kjo është edhe një dëshmi tjetër për mbrojtjen e veprimit të tyre financiare dhe politike, për martesë me interes. Ata kanë pranuar logjikën se çdo gjë që vjen si presion nga rruga “Ilinden”, duhet të pranohet si një përrallë e besueshme. Dhe ata tre milionë do të vijnë në llogarinë e 400 milionë eurove nga kreditë e dyshimta dhe të këqija, nga të cilat 16% janë për kompanitë.

Multimilijarderi i Indisë, i cili është në burg, ka manipuluar një popullsi sa ka e tërë Maqedonia. Cilat do të ishin përfitimet e filantropisë së tij ekonomik nëse gjithçka reduktohet në përmendoren e Nënë Terezës? Nuk ka asnjë efekt bindja e agjencisë për PR “Sahara India Parivar” se ajo është në “një fazë të avancuar të zbatimit të planeve të tyre të biznesit në Maqedoni dhe nuk ka asnjë dyshim të vogël për tërheqjen e ndonjë prej këtyre projekteve”, ka njoftuar kompania. Dhe ky është edhe një nënvlerësim tjetër i mendimit të logjikshëm të çdo qytetari të Maqedonisë. Si, për shembull, do të realizohej projekti Ljubanist kur Qeveria fare nuk mendon ta bëjë rajonale rrugën e rrezikshme për Shën Naum. Nëse turizmi i lartë i Subrata Rojit ishte një prioritet, atëherë cila është logjika që të ndërtohet autostrada Kërçovë-Ohër, kur nëpër të nuk do të udhëtojnë kinezët, rusët, izraelitët, amerikanët e pasur, për të cilët ishte dedikuar resorti ekskluziv në Liqenin e Ohrit.

Ishte pyetje se kur politika megalomane e VMRO-së për investime me miliarda euro, pas asaj të tandemit Tupurkovski-Georgievski me Tajvanin, e cila u riafirmua me Subrata Rojin, do ta përjetojë fiaskon politike dhe ekonomike. Ai u prit si shpëtimtar i Maqedonisë, së pari me 300 milionë dhe pastaj me 600 milionë në Ohër, pastaj me 200-300 milionë euro në Xhumajli, u fotografuan shumë me indianin, i binin dhe i këndonin në vesh, e pamë shfaqjen kiçe në sheshin antik, shitën shtetësi maqedonase për një pjesë të familjes së indianit.

Në hapësirat e Ballkanit, një strehimore për të ikur nga proceset gjyqësore mori edhe ish-Kryeministri i Tajvanit, Taksin Shinavatra, i dënuar për mashtrim dhe korrupsion. Shtatë vjet më parë ai qëndroi në Budvë. Me gjithë familjen u vendos në vilën prestigjioze të Mbretit Karagjorgje në Miloçer dhe ka marrë nënshtetësinë malazeze.

Subratizimi i politikës ekonomike dhe financiare është një kulm i mosrespektimit të ekspertëve vendas dhe të sugjerimeve kritike të mediave se prapa skenës së këtij teatri fshihen brutaliteti në mosrespektimin e pronësisë së KOM-it, shitja e lirë e sipërfaqeve bujqësore që janë privatizuar me dhunë me bizneset kriminele me pronën e “Xhumajlisë”.

Ky ishte sulmi më i rëndë mbi analizat skeptike të ekspertëve profesionalë, mbi shitjen e resurseve themelore – uji i liqenit dhe toka në Ovçe Pole.

“Kur në kreu të ministrive ka njerëz që nuk kanë njohuri për bujqësinë, të cilët nuk e dinë se çfarë marrëveshjesh lidhin, kur nuk ka një analizë të ekspertëve se çfarë është reale, atëherë del kështu. Që kur u lidh marrëveshja thashë se ai është një projekt megaloman dhe se ai nuk mund të realizohet lehtë”, ka shkruar dhe ka folur  profesori Ananiev.

Ekologët e Maqedonisë paralajmërojnë se urbanizimi dhe uzurpimi jo kritik i bregdetit të Ohrit është një sulm mafioz mbi brendin e tij të mbrojtur nën kujdesin e UNESCO-s, por edhe një hyrje në devalvimin e florës dhe faunës në liqen, që ndikon në ruajtjen e cilësisë së jashtëzakonshme së ujit të pastër.

Subratizimi ekonomik dhe politik pas skandalit me pranimin jo kritik dhe mbrojtës të Subrata Rojit, zhvlerëson kredibilitetin edhe të koncepteve të mira, që nëpërmjet roud-shouve  të tërhiqen investitorë të huaj. Por, edhe ato gjithnjë e më shumë bëhen udhëtime shkatërruese dhe të shtrenjta turistike. Pikërisht kjo krijon dyshimet rreth kapacitetit të institucioneve që të vlerësojnë se kush dhe si dëshiron nëpër Maqedoni të transferojë ose të legalizojë kapitalin e pistë. Me sa duket, i turpëruar nga cirkuzimi në qëndrimin dhe retorikën e mysafirit nga India, kreu i qeverisë është duke u përpjekur të bëjë që të merremi me eksportet e një miliard dollarëve, nga kompanitë në zonat ekonomike. Vazhdimisht heshtet se njëkohësisht importi i realizon atyre benefite që arrijnë 90% të vlerës së eksportit ose 900 milionë dollarë.

PS

Subratizimi në menaxhimin e qeverisë me marrëdhëniet shoqërore dhe politike ka edhe vazhdime; për ekspertin pro-qeveritar i cili këtë javë pretendonte se spikeri e shkel Kushtetutën me procedurën për marrjen e mandateve të opozitës, dhe pastaj u zhduk nga lajmet e ardhshme në TV; për vrasësin i cili është pjesë e klanit të MVRO-së në Kavadar dhe të cilin policia nuk ka dashur t’ia marrë pistoletën; për Cecën e cila do të vijë sërish në Shkup para Vitit të Ri; për promovimin agresiv në media të provincionalizmit serb dhe të informacioneve nga pritja e Shesheljit, me të cilin kontaktin e parë fizik të Maqedonisë së çnderuar në Prohor Pçinski e kanë pasur udhëheqësit e VMRO-DPMNE-së, Georgievski dhe Zmejkovski…

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)