Data e sotme
November 23, 2017

Misteri i “bombës” opozitare

Орхан Цека

ceka@inbox7.mk

Latest posts by Орхан Цека (see all)

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev paralajmëroi para disa ditëve që së shpejti do të bëjë publike fakte të forta kundër qeverisë së Nikolla Gruevskit, ku sipas Zaevit, kryeministri do të detyrohet të jep dorëheqje shumë shpejt. Ai tha që këto fakte do të tensionojnë marrëdhëniet ndëretnike.

Analisti Arsim Zekolli për Inbox7 shprehet që “bomba” e Zaevit do të kishte më shumë efekt nëse ajo do të lansohej pa paralajmërim.Në këtë mënyrë, duke e zgjatur, krijohet kundërefekt dhe palës tjetër i mundësohet hapësirë për të gjetur argumente mbrojtëse.

 

Efekti dhe folklori politik

 

“Potenca e efektit të “skandal-bombës” do ishte më e fortë nëse nuk paralajmërohej dhe hidhej si surprizë në skenë.Sa më gjatë të zhvillohet biseda për të, zbehet potenca e shpërthimit dhe i mundësohet palës tjetër të gjejë moduse eskivuese për të amortizuar pasojat. Tensioni i krijuar në kushte të këtilla nuk mund të zgjatë më shumë se dy javë, pas të cilave bëhet pjesë e folklorit politik dhe me efekt të limituar”,thotë Zekolli.

Ramadan Ramadani: “Bomba” e paralajmëruar nga lideri i opozitës mund të ketë efekt në marrëdhëniet etnike

Ramadan Ramadani: “Bomba” e paralajmëruar nga lideri i opozitës mund të ketë efekt në marrëdhëniet etnike

Analisti Ramadan Ramadani thotë që faktet e Zaevit do të ngjallin tensione të reja në vend sepse siç ka paralajmëruar ai këto fakte lidhen me çështje ndëretnike.

“Bomba” e paralajmëruar nga lideri i opozitës mund të ketë efekt në marrëdhëniet etnike me aq sa përmbajtja e kësaj “bombe” është e ndërlidhur me to. Tani për tani mund të dimë vetëm faktin se marrëdhëniet ndëretnike është dhe mbetet një prej nyjave më të ndjeshme të Maqedonisë, aty ku lidhet dhe zgjidhet ardhmëria e këtij vendi”, thotë ai.

Zekolli nga ana tjetër shprehet skeptik rreth paralajmërimit të “Bombës” sepse sipas tij, Zaevi nuk është i qartë nëse ajo “bombë” do të acarojë marrëdhëniet ndëretnike apo marrëdhëniet e Gruevskit me ndërkombëtarët sikur u shpreh kohë më parë ai.

 

Paqartësia e Zaevit

 

“Në prezantimin e parë z. Zaev deklaronte se shpalosja e skandalit mund të acaron raportet me partnerët ndërkombëtar, ndërsa tani thotë se mund të acaron raportet ndër-etnike. Kjo vetëm se shkakton konfuzion kontraproduktiv dhe shpien drejt inflacionit të teorive konspirative,”sqaroi Zekolli.

Pikëpyetje është gjithashtu edhe fakti nëse skandali i paralajmëruar është i natyrës politike apo shtetërore. A do të dëmtojë rëndë edhe liderin e BDI-së Ali Ahmetin përveç asaj të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevksin, “bomba” e Zaevit?

 

Polarizimi i shoqërisë

 

Arsim Zekolli: Potenca e efektit të “skandal-bombës” do ishte më e fortë nëse nuk paralajmërohej dhe hidhej si surprizë në skenë

Arsim Zekolli: Potenca e efektit të “skandal-bombës” do ishte më e fortë nëse nuk paralajmërohej dhe hidhej si surprizë në skenë

 

Këtë dilemë e parashtron edhe Zekolli i cili shprehet që së pari duhet të kuptojmë nëse skandali në fjalë është i natyrës politike apo shtetërore. Sipas Zekollit nëse kjo prek në raportet politike, atëherë menaxhimi amortizues do bëhet me mjete politike.

“Këtu komplikohen gjërat, pasi që nga eksperienca e deritanishme, përfaqësuesit politik shqiptar në ekzekutiv dhe legjislativ për interesa personale do amortizojnë dhe sabotojnë reagimet e të pakënaqurve nën pretekst të stabilitetit dhe paqes, por në fakt në interes të partnerit VMRO-DPMNE dhe partiak”.”Prandaj, shpërthimi i tillë krahas ndikimit mbi marrëdhëniet ndëretnike, mund të ndikon edhe në raportet intra-etnike (të shqiptarët dhe maqedonasit) dhe gradualisht të metastazon në krizë politike, shoqërore dhe shtetërore. Në një shoqëri skajshmërish të polarizuar sipas shumë parametrave, kjo do nënkupton rrënim të gjitha emëruesve të përbashkët, autoriteteve politike dhe vetë indit shoqëror që ndërlidh segmentet e ndryshme te vendit,”thotë Zekolli.

Por, edhe pse u paralajmërua kohë më parë nga lideri i opozitës Zoran Zaev, kjo “bombë” ashtu siç e ka emërtuar opozita akoma nuk është bërë publike.

 

Redakor:Selim Ibraimi

Shkruaj një koment

Koment(e)

ceka@inbox7.mk