Data e sotme
October 20, 2017

Jugohromi si rrezik, jo vetëm shëndetësor

Maqedonia ndodhet në udhëkryq: Me rrjetin e gazit rus”Rryma Rrugore”,me raportet vjetore të BE-së ,me korridoret ndërkombëtare,me SHBA-në dhe së fundi edhe me ajrin. Afati për të vendosur filtrat në ndotësit më të mëdhenjtë të vendit nuk është respektuar.

Ky nuk është i vetmi problem me të cilin ndeshen banorët e varfër të kësaj republike ish-jugosllave. Papunësia, varfëria, sundimi i ligjit, projektet historike, zënkat ndëretnike, janë një ndër tiparet e shoqërisë post-socialiste të Maqedonisë.

Ajri i ndotur është ‘akumuluar’ me vite dhe në fazën e rënies ekonomike globale, qeveria e udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski po përballet me një varg vështirësish.

Sipas ekspertëve, kanceri ka përfshirë të gjitha degët e ekonomisë, duke dëmtuar mekanizmat kryesorë të funksionimit dhe sundimit të së drejtës.

 

Industria e rëndë përballë marrëveshjeve dhe politikës ditore

 

Nuk dihet se çfarë ndodhë këtu. Nikolla Popovski,ministër i Jashtëm i Maqedonisë, ka thënë se nuk pritet një zgjidhje e shpejtë për sa i përket çështjes së emrit.

BE dhe SHBA kanë njoftuar për programe dhe projekte për të detyruar qeverinë në Shkup të ndryshojë kursin aktual.

Fondet evropiane IPA për të demokratizuar vendin në raport me vendet fqinjë dhe mbi 400 milionë dollarë nga Banka Botërore për të lëvizur ekonominë dhe infrastrukturën e Maqedonisë nuk do të mjaftojnë…

SHBA-të kërkuan vëmendje më të madhe për gjendjen në Ballkan dhe Maqedoni. Presidenti Ivanov gjatë vizitës në Beograd njoftoi për një bashkëpunim më të thellë në mes dy vendeve. Diplomatët amerikanë thanë se nga fluturimi i dronit në Beograd u “ zbuluan shumë gjëra të tjera në Ballkan”.

Qeveria përveç lojës me rrjetin e gazit rus në Maqedoni, pra të nënshkruajë apo jo  marrëveshjen ruse,ka para vetes edhe çështjen e investimeve në industrinë e rëndë dhe të naftës.

Mosmbyllja e kombinatit të “Jugokromit” në rajonin e Pollogut,vazhdimi i ndotjes së ajrit ,veprimi i forcave centrifugale dhe centripetale në  Maqedoni nuk kontribuojnë në drejtim të zbutjes së krizës ekonomike dhe baraspeshës ndëretnike.

 

Debati tjetër nxit partitë politike

 

Qeveria ka thënë së do të bëjë reduktimin e punës së disa sektorëve të kombinatit “Jugokrom”. Ky vendim është kritikuar nga organizatat ekologjike dhe banorët.

Por, vazhdimi i serisë së investimeve të jashtme në rajonet ku densiteti i popullatës është i lartë, pa mbrojtje ekologjike, ligjore dhe teknologjike, është  komentuar nga qytetarët dhe mediat lokale si një eksploatim klasik, shkatërrim shëndetësor dhe qytetar.

Ndërprerja e veprimtarisë së “Makstilit” dhe vazhdimi i ”Jugokromit”, sipas komentatorëve, mund të hap një linjë dhe debat të thellë ndarës.

Maqedonia e dërmuar nga varfëria, zënkat e jashtme dhe të brendshme, nuk do të mund të qëndrojë në skenë nëse fillon të “presë ajrin me thikë”.

Vetëm një qasje demokratike dhe e barabartë ndaj të gjitha çështjeve mund të çojë vendin drejt strukturave euro-amerikane.

Adresimi i kërkesave bazë të qytetarëve përbën thelbin e një qeverie demokratike të zgjedhur nga qytetarët. Alternativat janë pjesë e zgjidhjeve. Ndryshe, vendi për një kohë të gjatë do të qëndrojë në udhëkryq.

Shkruaj një koment

Koment(e)

ibraimi@inbox7.mk