Data e sotme
September 21, 2018

Gazifikimi në Maqedoni ka mbetur vetëm në premtime

Korrik 2012. Deklarata e Zoran Stavreskit, Ministrit të Financave

stavrevski-zoran

Unë pres me këtë marrëveshje të përcaktohet afati kohor në të cilin do të përshtaten të gjitha detajet teknike dhe detajet e tjera që të mund për disa muaj nga sot të fillojë realizimi i projektit të gazifikimit, përkatësisht të nënshkruhet edhe marrëveshja me të cilën do të realizohet plotësisht ky projekt. Të dyja palët kanë më së shumti një deri dy muaj për t’i finalizuar punët në anën e tyre dhe më së shumti për tre – katër muaj të fillojë realizimi i projektit“, deklaroi zëvendës-kryeministri Stavreski.

Fakt: ende nuk ka asnjë centimetër nga gazsjellësi i ri.

Shumë deklarata të këtilla kemi dëgjuar në të kaluarën. Në këtë tekst do të ju kujtojmë për disa prej tyre. Në arkivat mund të gjendet edhe deklarata për gazifikimin e vitit 2009, kur kishte negociata për borxhin e kliringut rus, por ende jemi duke pritur për realizimin e tij.

Gazifikimi është pjesë e çdo programi qeveritar në çdo qeveri “Rilindja në 100 hapa”.

Në mandatin tonë katërvjeçar do të angazhohemi për ndërtimin e plotë të linjave gazsjellëse magjistrale nëpër gjithë vendin. Kështu do të mundësohet përdorimi më i madh i gazit natyror si lëndë djegëse dhe do të zvogëlohet kërkesa për energji elektrike. Ndërtimi i këtyre linjave gazsjellëse magjistrale do të realizohet me mbylljen e borxhit rus ndaj Maqedonisë, nëpërmjet huamarrjeve të favorshme te institucionet financiare ndërkombëtare, si edhe nëpërmjet emetimit të obligacioneve shtetërore për qytetarët e Maqedonisë dhe aktivizimit të mjeteve të tyre financiare“, nxjerrë nga Rilindja në 100 hapa e VMRO-DPMNE-së, e plotësuar dhe e zgjeruar nga viti 2008.

Fakt: nuk kemi as gazsjellës, as që është paguar borxhi i kliringut rus.
Premtime të këtilla të politikanëve aktualë, por edhe nga ata të mëparshmit nga koha e SDSM-së (2002-2006) kishte shumë. Tubacionet e fundit të gazsjellësit janë vendosur në vitet e nëntëdhjeta dhe prej atëherë e këndej nga politikanët e vendit për gazin e lirë kemi vetëm premtime dhe fjalë boshe.

Gazifikimin nuk e kanë prioritet

Sipas ekspertëve të kësaj problematike, Qeveria nuk e ka prioritet gazifikimin e vendit pavarësisht të gjitha përfitimeve që i sjell gazi i lirë natyror dhe ekologjik.

ZORAN KITANOV

Zoran Kitanovin

Për Zoran Kitanovin, Drejtorin e Ndërmarrjes Publike për ekonomizimin e gazsjellësve “Strumica gaz”, Qeveria nuk ka ndërmend që ta gazifikojë vendin.

Qeveria nuk dëshiron ta gazifikojë Maqedoninë. Rrjeti i tërësishëm i tubacioneve të gazit mund të bëhet për Shtipin, Velesin, Kumanovën, Gostivarin dhe Tetovën për aq para sa kushton rrota panoramike në Shkup“, thotë Kitanov.

Ai shton se nevojiten dy vjet për ndërtimin e tubacioneve magjistrale të gazit dhe edhe pesë vjet për gazifikimin e qyteteve.

Kjo Qeveri është në pushtet tashmë tetë vjet, në qoftë se donte ta kryente gazifikimin e vendit, deri më tani do të kishte gaz në të gjithë vendin“, thotë Kitanov.

Në Buxhetin e Maqedonisë janë paraparë rreth 4 milionë eurosh dhe çdo vit parashikohen mjete të caktuara, por nuk ka zgjerim të instalimeve të gazit.

GASIFIKACIJA-2

Sipas ish-këshilltarit ekonomik në Ambasadën ruse në Shkup, Aleksandar Lesin, procedura e gazifikimit nga ana e Rusisë është shumë e thjeshtë:

Se kur do të jetë e gatshme Maqedonia për të ndërtuar, unë nuk e di“, thotë Lesin.

Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria janë të vetmet vende në Evropë që nuk kanë gazsjellës. Në Afrikë, madje në tetë shtete ka gazsjellës.

Në serinë e premtimeve për gazifikim është edhe premtimi se Qeveria ka shpallur një tender për dhënien me koncesion të një pjesë të rrugëve për tubacionet e gazsjellësit. Inbox 7 ka dërguar disa pyetje në Ministrinë e Ekonomisë, por deri në mbylljen e tekstit nuk kemi marrë përgjigje.

Maqedonia në fund sipas gjatësisë së tubacioneve të gazsjellësit

Sipas konsumit të gazit në vend, Maqedonia është në vetë fundin evropian. Në vend ka vetëm 20 kompani që përdorin gaz në prodhimin e tyre. Këto kompani janë nga Kumanova dhe Shkupi.

 Vendet  Banorë  Sasitë e gazit që harxhohen (në metra kub)  Gazi për kokë banori (në metra kub)
 Kroacia     4,400,000,00                                                           2,755,000,000,00                                                            626,14
 Rumania   21,848,000,00                                                         13,480,000,000,00                                                            616,99
 Greqia   10,767,827,00                                                           4,200,000,000,00                                                            390,05
 Serbia     7,276,604,00                                                           2,827,000,000,00                                                            388,51
 Bullgaria     7,037,935,00                                                           2,540,000,000,00                                                            360,90
 Sllovenia     1,996,000,00                                                              680,000,000,00                                                            340,68
 Maqedonia     2,096,000,00                                                             100,000,000,00                                                              47,71

Përveç konsumit të ulët, Maqedonia është në vetë fundin në rajon edhe sipas infrastrukturës së gazit. Gazsjellësi në vend është ndërtuar në vitin 1997 dhe që prej atëherë, një pikë e ndritshme në përrallën e gazsjellësit të Maqedonisë është projekti për sjelljen e gazit virtual, të cilin e ka bërë Strumica.

Vendi Gjatësia e tubacioneve të gazit (në km) Sipërfaqja (në km2) Kilometrat e tubacioneve të gazit (në 1000 km2)
Sllovenia 840 20,273 41,43
Bullgaria 2,926 108,489 26,97
Serbia 1,920 77,474 24,78
Kroacia 1,327 55,974 23,71
Maqedonia 280 25,713 10,89

Sipas gjatësisë së tubacioneve të gazsjellësit, vendi ka vetëm rreth 280 kilometrash, që është shumë pak për zhvillimin ekonomik në vend.

Përfitimet e gazit

Gazi është lëndë më e lirë djegëse. Me instalimin e tij dhe me zëvendësimin e lëndëve të tjera djegëse me gazin natyror mund të kursehet prej 100 deri më 400 milionë euro në vit, që është rreth 5% e BPV-së së përgjithshme të vendit.

miso-nikolov

Misho Nikollov

Misho Nikollov, drejtor i Ndërmarrjes Publike Transportuese (NPT) Shkup thekson se me konvertimin e motorëve të autobusëve nga naftë në gaz të lëngshëm natyror (TNG), kompania do të kursejë dhjetëra mijëra euro në vit. Përveç se ajo është më ekonomike, djegia e TNG-së shkakton për 20-30% më pak emisione të gazrave të dëmshme.

Përfitime kanë edhe kompanitë edhe amvisëritë. Familjet e para janë gazifikuar vitin e kaluar në Strumicë. Kompania “Strumica gaz” transporton gazin për shtatëdhjetë familje deri në shtëpitë e tyre”.

Një nga përdoruesit e kësaj lënde djegëse është edhe Stojan Ivanov.

Kam një shtëpi prej 140 metrash katrorë dhe i ngroh të gjitha dhomat. Në dimrin e vitit 2012 kam paguar 20.000 denarë për rrymë në muaj, por pasi e kam instaluar gazin, paguaj nga 10.000 denarë në dimër dhe nga 500 denarë në verë. Për rrymë paguaj nga 3.000 denarë. Kam një kaldajë për ngrohje me gaz dhe me atë e ngroh  tërë shtëpinë. Kur e kam instaluar gazin në shtëpinë time, i kam larguar tre bojlerë të vegjël rrjedhës dhe dy bojlerë të mëdhenj rrjedhës për ujë të ngrohtë dhe ujin e ngroh me një kaldajë me gaz. Lidhja me gaz në Strumicë më ka kushtuar 500 euro, ndërsa zëvendësimi i bojlerit elektrik me atë të gazit më ka kushtuar 1200 euro. Vetëm kaldaja për ujë të ngrohtë më ka kushtuar rreth 1.000 eurosh“, thotë Ivanov.

Strumica nuk është e lidhur me tubacionet kryesore të gazit në Maqedoni, kurse gazin e sjellin me rezervuare të veçanta nga Bullgaria. Qyteti ka një rrjet të detajuar me gjatësi prej 21 kilometrash deri në institucionet komunale, amvisëritë dhe disa kompani.

Për sezonin e ngrohjes 2011-2012, Komuna e Strumicës ka shpenzuar për ngrohje 22 milionë denarësh (rreth 350.000 eurosh). Sezonin e ardhshëm të ngrohjes, kur të gjitha institucionet komunale janë lidhur me rrjetin e gazit, janë shpenzuar vetëm 9.8 milionë denarë (rreth 160.000 eurosh). Kursimet në vitin e parë ishin rreth 200.000 eurosh. Adaptimi i kaldajave na ka kushtuar rreth 250.000 eurosh. Investimi i tërësishëm për instalimet e gazit është kthyer për një vit e gjysmë“, thonë nga Komuna e Strumicës.

Me aplikimin e gazit do ta lehtësohet shumë procesi i punës së fermerëve dhe ata do të marrin një produkt të gatshëm 20-60 ditë më herët, në periudhë kur kopshtaria e hershme është shumë më e shtrenjtë. Një familje për të prodhuar produkte nga kopshtaria e hershme harxhon prej 100-700 metra kub drurësh. Me këtë bëhen dëme të mëdha ndaj pyjeve nga njëra anë, kurse nga ana tjetër druri është një lëndë djegëse shumë e shtrenjtë. Prandaj, aplikimi i kësaj lënde djegëse do të ketë një efekt të dyfishtë ndaj mjedisit – nuk do të ketë prerje të pyjeve, e as toksina në atmosferë. Sipas njohësve të gjendjeve, gjatë djegies së gazit natyror, emisionet e dyoksidit të karbonit janë më të vogla për 30% në krahasim me naftën dhe rreth 45% në krahasim me thëngjillin. Gjatë djegies së gazit natyror, hedhja e grimcave të forta është për 90% më e ulët në krahasim me naftën dhe 99%  në krahasim me thëngjillin.

Fakte rreth gazit

450 milionë euro

janë të nevojshme për gazifikimin e Maqedonisë

Nga 100 deri më 400 milionë euro

do të ishin kursimet vjetore në qoftë se gazi është në dispozicion për gjithë territorin e vendit

20

kompani përdorin gazin në vend

800 milionë

metra kub është kapaciteti i gazsjellësit ekzistues

100 milionë

metra kub gaz përdoren në Maqedoni

Redaktor: Stojanka Mitreska

Shkruaj një koment

Koment(e)

lefkov@inbox7.mk