Data e sotme
November 17, 2019

Vendimi i Qeverisë për pushimin e lehonisë nuk duroi presionin e opinionit

Qeveria ka kthyer vendimin e vjetër ligjor me të cilin pushimin e lehonisë, megjithatë do ta paguajë Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, e jo siç propozonte ky institucion që atë ta bëjnë kompanitë dhe më vonë t’ua kthejnë të hollat. Qeveria nuk merrte vendim disa muaj për ndryshimin e ligjit, kurse gjatë gjithë kësaj kohe nuk pushonin reagimet e qytetarëve kundër zgjidhjes së propozuar.
Maja Zmejkova Parnaxhieva, drejtoresha e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore më 4 nëntor njoftoi se e kanë shqyrtuar modelin slloven dhe se kanë bërë përpjekje për ta adaptuar atë sipas kushteve të Maqedonisë. Kjo ishte një nxitje për Inbox 7 që të fillojë një hulumtim se çfarë në të vërtetë ofron modeli slloven për pushimin e lehonisë dhe se si kryhet pagesa e të hollave, çfarë përfitimesh, privilegjesh kanë lehonat jo vetëm në Slloveni, por edhe në vendet e tjera, kryesisht në Ballkan. Ne kemi ardhur deri te të gjeturat befasuese – në Maqedoni, lehonat jo vetëm që kanë pushimin më të shkurtër të lehonisë, por edhe se pushimi i lehonisë paguhet në mënyrë të parregullt. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka reaguar me demant për shkrimet e Inbox 7, por pasi kemi publikuar argumente të mbështetura me fragmente nga ligjet që rregullojnë këtë çështje në vendet e tjera, u tregua se Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Maqedonisë është përpjekur ta diskreditonte hulumtimin tonë me të dhëna të pasakta.
Inbox 7 edhe këtë herë me argumente, me fakte dhe informacione të vërtetuara ka qëndruar në anën e së vërtetës dhe në mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të qytetarëve.

lefkov@yahoo.com