Data e sotme
August 16, 2018

Politika dhe rangimi universitar dëmtojnë studentët

Орхан Цека

ceka@inbox7.mk

Latest posts by Орхан Цека (see all)

Ekonomia e dobët, varfëria e thellë dhe mospunësimi i të rinjëve, janë padyshim një ndër tre temat më të debatuara në Maqedoni. Asnjë institucion përgjegjës, sipas shtypit nuk është duke kërkuar një zgjidhje afatgjate.

Maqedonia dhe pse një vend jo shumë i madh, gëzon një numër të konsiderueshëm të institucioneve edukative të cilat nga studentët shihen si burim i ardhmërisë.

Tashmë  viteve të fundit,të gjithë të rinjtë posedojnë  nga një diplomë universiteti që të arrijnë deri tek punësimi i sigurtë.

 

Çka ‘prodhojnë’ universitetet?

 

Por në fakt, çfarë nënkuptojmë më punësim të sigurtë? Inbox7 kohë më parë botoi një analizë ku si target grup ishin studentët të cilët i anashkalojnë shkollat profesionale duke zgjedhur ato të përgjithëshmet. Si pasojë e kësaj, sot tregu i punës ka mungesë në sferat profesionale dhe mbingarkesë në sferat e përgjthshme si në drejtësi, ekonomi, mjekësi apo pedagogji.

Ishte pikërisht ministria e Arsimit ajo që bëri thirrje tek nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të zgjedhin shkollat profesionale përpara atyre të përgjithshme. Numri i nxënësve dhe studentëve që zgjedhin drejtimet e përgjithshme është në rritje e sipër ndërsa ato profesionale vazhdojnë të jenë jo-atraktive për rininë.

Por si vendosin nxënësit dhe studentët për drejtimet e tyre? Cilët janë faktorët që i shtynë ato të zgjedhin drejtimet e përgjithshme? Në çfarë rrethana vendosin ato se për çka duan të studiojnë? Nga kush marrin konsultime për të vendosur mbi ardhmërinë e tyre?

Ministria e Arsimt ka nisur projekte nga më të ndryshmet duke u munduar të bëjë reforma në arsim.Sipas analistëve, reformat nuk sjellin suksesin e duhur dhe nuk godasin nevojat e duhura.

Shembull më i freskët është projekti i fundit ku ministria e Arsimit propozoi që arsimtarët dhe profesorët të kalojnë kohë me nxënësit edhe gjatë uikendeve, ndërsa nga ana tjetër nuk angazhohet që të krijojë qendra kariere nëpër shkolla ku nxënësit do të kenë mundësi të konsultohen me pedagogët e tyre për të vendosur drejtimet që duan ti studiojnë në të ardhme.

Është pikërisht ministria e Arsimit ajo që ka prodhuar projektin “Një laptop për çdo nxënës”,  “E-ditare” e shumë projekte tjera ku janë investuar me miliona denarë, ndërsa nga ana tjetër  shkollat përballen me probleme bazike.

Me gjitha këto sfida që nxënësit dhe studentët  ballafaqohen përsëri pyesim se si dhe pse ato vendosin të studiojnë në drejtimet që zgjedhin për të ardhmen?

 

Librezat partiake dhe punësimet

 

Punësimet partiake demotivojnë të rinjtë

Punësimet partiake demotivojnë të rinjtë

Studentja Bleona Deari nga Tetova për Inbox7 thotë që vendimin për të studijuar Administratë Publike pranë UEJL-it ka ardhur si pasojë e konsultimeve me prindërit dhe rrethanat ku ajo jeton.

“ Është shumë patetike mos të jesh i/e vetëdijshme se në çfarë shoqërie jetojmë. Dihet shumë mirë se si bëhen punësimet në vendin tonë, nëpërmjet librezave partiake. Është realitet që askush se mohon, të gjithë flasim se është gabim e në fakt askush nuk ndrmerr asgjë ta ndryshojë një gjë të tillë”. 

E pyetur nga inbox7 se pse ka vendosur të studiojë për administratore, Deari shprehet se puna në administratë është e vetmja punë e sigurtë sepse me anë të vendimit të përhershëm sigurohet puna e përjetshme.

Duke jetuar në një vend me ardhmëri kaq të pasigurtë si kjo e Maqedonisë, nuk është aspak çudi se pse të rinjtë nuk kanë ambicie për një ardhmëri më të mirë, por ardhmërinë e tyre e shohin prapa tavolinave të administratorëve duke mos u angazhuar në projekte inovative që do të ndryshonin ardhmërinë e tyre për më të mirë. 

Universitet dhe organizatat e ndryshme kujdesën çdo vit që studentët të gjejnë  vende pune nëpër korporatat e vendit ,ato ndërkombëtare, bizneset  private, OJQ -të e kështu me rradhë.

 

Qendrat e karrierës

 

Ruzica Stojanovksa

Ruzica Stojanovksa

Është Universiteti i Evropës Jug-Lindore (UEJL) që çdo vit organizon panair të punës ku studentëve të tyre ju mundësohet të zbulojnë punësime nëpër kompani, organizata dhe institucione të ndryshme.

Ish-studentja e UEJL-së Ilira Idrizi për Inbox7 thotë që punën e saj në një organizatë jo-qeveriatare e ka gjetur pikërisht nëpërmjet panirit.

“Në panair kam prezantuar CV-in time tek organizata që punojë tani dhe jam shumë mirënjohëse që më është afruar mundësia të vijë në kontakt më punëdhënësit në këtë mënyrë”.

A janë panairet e punës një mundësi e mirë për t’ju ikur punësimeve nëpërmjet librezave partiake apo lidhjeve miqësore siç është bërë trend në Maqedoni?A sjellin ato mundësi më të mirë duke krijuar kontakte të drejtpërsëdrejta mes punëdhënësit dhe punëkërkuesit?

Para disa javëve  Këshilli i të rinjëve që funksionon në kuadër të Ambasadës Amerikane në Shkup  organizoi një panair pune për studentët në Maqedoni.

Ruzica Stojanovksa për Inbox7 tha se Këshilli Rinor para dy viteve vendosi të ju ndihmoj të rinjëve në sferën e punësimit, d.m.th. në problemin më të madh që të rinjtë sot përballen në Maqedoni.

“Panairi i punës këtë vit u organizua për herë të dytë nga ana jonë. Struktura e panairit këtë vit ishte që kompanitë pjesmarrëse të kenë vende pune të hapura dhe të rinjtë që do të vinin në vizitë të kishin gati biografitë e tyre dhe të bisedonin direkt me punëdhënësit”.

Sipas ekspertëve të arsimit,universitetet duhet t’i rishikojnë disa programe dhe fakultete që “prodhojnë” kuadro të panevojshme për tregun e Maqedonisë.Ndërkohë arsimi këtë vit u ballafaqua edhe me mungesën e lëdës djegëse.Objekte arsimore të shkatërruara, kualiteti dhe persepektiva e zymtë studentore janë një ndër sfidat e shoqërisë së brishtë.

 

Redakor: Selim Ibraimi

Shkruaj një koment

Koment(e)

ceka@inbox7.mk