Data e sotme
June 19, 2018

Kursejnë për ngrohje për të ndërruar çatinë e asbestit

Në çfarë kushtesh mësojnë nxënësit e shkollave fillore në Shkup, a kanë shkollat hapësirë të mjaftueshme për zhvillimin e pandërprerë të mësimit, a janë të rregulluara oborret e shkollave, në cilin nivel është higjiena? Ekipi i Inbox 7 ka vizituar disa shkolla në Shkup për të parë nëse ata plotësojnë kriteret bazë të parapara me ligj. Së pari e kemi vizituar shkollën më të vjetër në Maqedoni, “Shën Kirili dhe Metodiu”, e cila është e vendosur në qendër të Shkupit. Kjo shkollë ende nuk ka sallë sportive, klasat e lëndës edukimi fizik zhvillohen në kushte të improvizuara. Pastaj, në komunën Gjorçe Petrov në shkollën “Strasho Pinxhur” kemi hyrë në oborrin e rregulluar, në sallën e madhe sportive, por kemi kuptuar se edhe atje ballafaqohen me një problem që duhet të zgjidhet për një kohë të shkurtër – një pjesë e kulmit të shkollës është e vjetër.

Kriteret „Kirili dhe Metodiu “ „Strasho Pinxhur” „Naum Ohridski”
Kushte higjienike Ka Ka Ka
Kushte hapësinore Ka Ka Mungojnë klasa
Sallë sportive S’ka Ka S’ka
Energji elektrike Ka Ka Ka
Ujë Ka Ka Ka
Ngrohje qendrore Ka Ka Ka
Oborre të rregulluara Pjesërisht Ka Pjesërisht
Qasje për nxënësit me invaliditet S’ka Ka S’ka
Sigurim Ka Rojtar nate Rojtar nate
Kamera S’ka Ka S’ka
Ushqim Ka Ka Vetëm rostiçeri sipas zgjedhjes
Kompjuterë Ka Ka Ka
Transport për nxënësit S’ka S’ka Ka

Në Gazi Babë, megjithatë, kemi vizituar një shkollë në të cilën na kanë zbuluar se janë të detyruar për të kursyer për ngrohje qendrore që të mund të blejnë dyer të reja për shkollën apo ta ndërrojnë çatinë e asbestit.

Në “Naum Ohridski” mungojnë “vetëm dy klasa”, një çati të re dhe sallë sportive
Në shkollën fillore “Naum Ohridski” në komunën e Gazi Babës mësimi zhvillohet në tri ndërtesa të ndryshme – ndërtesa qendrore gjendet në fshatin Bullaçan, ndërtesa e dytë është në fshatin Creshevë dhe e treta është e vendosur në fshatin Rastak.
Elizabeta Andova, drejtoresha e kësaj shkolle pretendon se edhe pse në shikim të parë kjo duket e komplikuar dhe e pasigurt për fëmijët, kjo shkollë është një nga më të sigurtat.

Nxënësve u është paguar një biletë mujore dhe ata pa asnjë problem transportohen nga një fshat në një fshat tjetër. Këtu të gjithë njerëzit njihen njëri me tjetrin. Nxënësit që mësojnë këtu janë nga këto tri fshatra. Kjo është me të vërtetë një mjedis homogjen dhe kurrë nuk ka ndodhur asnjë problem“, thotë Andova.

Atë që i ra në sy ekipit të Inbox 7 është “salla e fizkulturës” në shkollën qendrore në Bullaçan, e cila nuk është asgjë tjetër, por një korridor i cili shtrihet përgjatë tërë godinës. Ai është i njëjti korridor nëpër të cilin qindra nxënës, arsimtarët dhe i gjithë personeli i shkollë çdo ditë dhe vazhdimisht kalojnë nga dhjetëra kilometra në ditë.

Pikërisht në atë hyrje, në atë “sallë të fizkulturës” ose në korridorin e gjatë na kanë pritur nxënësit e parë, të cilët hidheshin pa brengë mbi dyshekët, në përpjekje për të ushtruar ushtrimin të cilin ua ka dhënë mësuesi i lëndës edukimi  fizik. Të veshur me bluza me mëngë të shkurtra, pantallona të shkurtra dhe atlete na kanë uruar një mirëseardhje të këndshme dhe nuk i kanë kushtuar vëmendje të ftohtit, i cili pikërisht atëherë sikur ta tregonte gjithë forcën e tij.

Andova ka pranuar se shkollës i mungojnë salla sportive në Creshevë dhe në Bullaçan dhe shpreson se do të fitojnë ndihmë nga Ministria e Arsimit dhe Komuna e Gazi Babës, sepse paratë që i kursejnë me ndërprerjen e përkohshme të ngrohjes qendrore planifikojnë t’i përdorin për t’i ndërruar dyert e shkollës në Bullaçan. Megjithatë, ajo që më së shumti e shqetëson udhëheqjen e kësaj shkolle është mungesa e “vetëm dy klasave”.

Do të mund të kishim së paku edhe dy klasa në shkollat në Creshevë dhe Bullaçan që të zhvillohet mësimi në një ndërresë. Me këtë do të kursejmë për energji elektrike, ngrohje etj. Në fshatin Creshevë, një pjesë e çatisë është e mbuluar me dërrasa saloniti, e ne e dimë që ata nuk janë të shëndetshme, janë të dëmshme për shëndetin e fëmijëve, por edhe për të gjithë ne. Prandaj, plani ynë është që të ndërrojmë tërësisht çatinë e kësaj shkolle“, thotë Andova.

 

Pas zjarrit, presin kohë më të mira

Në shkollën fillore “Vera Jociq” ende janë duke pritur për të filluar zbatimin e planit për ndërtimin e ndërtesës së re dhe moderne shkollore në vendin e objektit të vjetër, të cilin në vitin 2011 e kishte kapur një zjarr, i cili i ka djegur klasat, kompjuterët dhe gjithë instalimin e kompjuterëve. Tani, mësimi me kompjuterë zhvillohet vetëm në tri klasat e rinovuara.


Drejtoresha Liljana Mallkovska Kërstevska thotë se sipas mendimit të Ministrisë së Arsimit dhe të ekspertëve të Institutit të Inxhinierisë së Tërmeteve (IZIS), të cilët  pas zjarrit kanë hartuar një dokument, rekomandohet ndërtimi i një godine tërësisht të re. Deri atëherë, thotë Mallkovska Kërstevska, e bëjnë atë që janë të detyruar ta bëjnë.

Kushtet hapësinore janë zvogëluar pas zjarrit në vitin 2011. Kemi një mungesë të hapësirës dhe po punojnë në kushtet minimale të hapësirës, por edhe salla sportive nuk funksionon. Kjo është një mungesë. Ndryshe, i kemi kushtet e tjera. Kemi kompjuter për çdo fëmijë, por zjarri ka shkatërruar një pjesë të instalimit të kompjuterëve. Që të përshtatemi me mësimin, ne në tri klasa kemi një instalim të ri dhe në ato klasa realizojmë mësimin me ndihmën e kompjuterëve “, thotë Mallkovska Kërstevska.

Për fat të keq ose për fat të mirë, zjarri nuk e ka shkatërruar sallën e fizkulturës, por ajo për shkak të vjetërsisë është e mbyllur dhe nuk funksionon aspak. Në “Vera Jociq” mësojnë 530 nxënës të ndarë në 19 paralele.

Redaktor: Stojanka Mitreska

 

Shkruaj një koment

Koment(e)

opetceska@inbox7.mk