Data e sotme
December 12, 2019

Zgjedhje të reja, vërejtje të ngjashme

Latest posts by Фросина Димеска (see all)

Në raportin paraprak të OSBE/ODIHR-së   për votimin në rrethin e parë thuhet se të drejtat themelore janë respektuar, zgjedhjet janë administruar mirë në mënyrë efikase dhe kandidatët  lirisht kanë zhvilluar fushatën e tyre.  Megjithatë, vërejnë anshmërinë dhe informimin e paekuilibruar të medieve dhe se nuk është bërë ndarje ose dallim nga aktivitet shtetërore me ato partiake, që  krijoi një terren të paekuilibruar të procesit zgjedhor.

Edhe  përskaj numrit të madh mediumeve, me shumicën e tyre me të cilët biseduan vëzhguesit, pohojnë se tek mediumet ekziston kontroll indirekt  i partisë në pushtet, nëpërmjet dominimit qeveritarë në tregun e reklamave. Ka mungesë të analizës politike  dhe informim të pavarur, kurse shërbimi publik nuk arriti të siguroi mbulim të balancuar”, theksojnë vëzhguesit.

Nga shefi i vëzhguesve Gert Arens në konferencën e sotshme për shtyp, nuk u dëgjuan kualifikimet që kishim zgjedhje korrekte dhe demokratike. Në pyetjen pse është ashtu ai u përgjigj, se zgjedhjet nuk i vlerësojnë “bardh-e zi” dhe se e vlerësimin e përgjithshëm të zgjedhjeve do ta japin pas rrethit të dytë.

OBSE izbori prv krug pretsedatel (4)

OBSE/ODIHR press

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Petar Sano u distancua nga ndonjë koment konkret. Për Agjencinë MIA, ai tha se nga afër ka përcjellë atë që ka ndodhur dhe se zyrtarisht do të dal  me komentet e tij në rrethin e dytë dhe raportin e dytë final të misionit OSBE/ ODIHR-së.

Ngjyrë, agjitime, presione

Nga Asociacioni MOST bën të ditur se zgjedhjet kanë kaluar qetë me situata të izoluara tensionimi. Kryetari i Asociacionit Darko Aleksov, vlerësoi se  ishte e dukshme që ngjyra nëpër gishta shumë lehtë mund të hiqej dhe  sigurisht që kjo ndikoi tek votuesit për besueshmërinë  e procesit zgjedhor.

Edhe  në këto zgjedhje praktikë ishte që Këshill zgjedhorë me zë të lexojë emrat e votuesve,  edhe pse gjatë trajnimeve të administratës zgjedhore se praktika e këtillë është e papranueshme. Edhe pse kjo paraqet shkelje të ligjit, megjithatë  praktika e këtillë  në formë indirekte votuesve iu ushtron presion. Para objekteve në disa nga vendet votuese janë vërejtur persona që kanë evidentuar qytetarët,  të cilët kanë vetuar, edhe kjo gjithashtu është presion ndaj votuesve”,  theksoi Aleksov.

Dje gjatë procesit zgjedhor në Shuto Orizare kishte atmosferë të tensionuar, ku një person votonte  me më shumë letërnjoftime, ryshfet dhe shantazh të qytetarëve.

Vështirë mund të vlerësohet ndikimi

Sipas Tito Pektovskit i cili në vitin 1999 ishte kandidat, aktualisht politikan aktiv, se parregullsitë a kanë ndikim në rezultatin final, varet se si shihen parregullsitë.

Darko Aleksov Most (6)

Darko Aleksov – MOST

Nëse shihen si raste të izoluara, sigurisht që nuk do të ndikojnë shumë në rezultatin final.  Mirëpo, këto janë vetëm raste të detektuara në opinion publik, praktika e këtillë me të madhe praktikohet, prandaj mendoj se kjo ka ndikim të madh”, thotë Petkovski.

 Sipas profesorit Jove Kekenovski i cili nuk arriti të kaloj në Konventën e VMRO- DPMNE-së dhe drejtpërdrejtë të futet në garën presidenciale, diferenca ndërmjet dy kandidatëve është shumë e madhe, që të mund t’iu mvishen parregullsi.

 

“Parregullsitë kontribuojnë për një numër të caktuar të votave, pro jo edhe për diferencë kaq të madhe ndërmjet dy kandidatëve. Tani duhet të reagojnë institucionet  sistemit që parregullsitë në të ardhmen të parandalohen”, shton ai.

Kekenovski thotë se është për të ardhur keq që as ndryshimet e Kodit Zgjedhor nuk tejkaluan problemet me parregullsitë e evidentuara gjatë zgjedhjeve.

Redaktor: Selim Ibraimi 

Përktheu në shqip: Luljeta Ademi 

dimeska@inbox7.mk