Data e sotme
November 19, 2019

Fluks më i ulët – më shumë vota

Nëse shifrat e rezultateve të zgjedhjeve të djeshme krahasojmë me rezultatet e rrethit të parë para pesë viteve tregojnë fluks më të ulët, por më shumë vota për kandidatët

Latest posts by Фросина Димеска (see all)

Zgjedhjet e së dielës para kutive votuese sollën afër 150 000 qytetarë më pak se sa në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2009. Njëkohësisht, edhe përskaj fluksit të ulët, kandidatët e VMRO- DPMNE-së dhe LSDM-së seriozisht rritën numrin e votave të fituara.

Sipas të dhënave të  Komisionit  Shtetëror Zgjedhor, para 5 viteve në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale kanë votuar 1.019.268 votues, kurse të dielën fluksi ka qenë 868 279 votues. Nëse këto shifra krahasohen me përqindje, në vitin  2009  në rrethin e parë kanë votuar 56,88 për qind, ndërkaq në zgjedhjet e së dielës kanë votuar 48,84 për qind.

stevo i zoran bilbordi

Sigurisht që  fluksi më i ulët  më së shumti vjen si rezultat i abstenimit të votuesve shqiptarë, të cilët mbase iu bindën apelit të BDI-së për të bojkotuar zgjedhjet. Mirëpo, sipas analistëve rolin luajti edhe numri i kandidatëve dhe oferta e tyre.

Ajo që shqiptarët nuk dolën të votojnë kishte ndikim serioz. Por, para 5 viteve kishte më shumë kandidatë, kështu që një pjesë e atyre që dikur ua kanë dhënë votën kësaj here vendosën të qëndrojnë në shtëpi”, thotë analisti Albert Musliu.

Kryesisht votat shkuan në dy adresa  

Në këto zgjedhje për funksionin e presidentit garuan katër kandidatë. Përveç Gjorge Ivanovit edhe Stevo Pendarovskit, në lojë ishin edhe Zoran Popovski i cili fitoi 31 366  vota dhe  Ilijaz Halimi nga PDSh-ja  për të  cilin votuan thuajse 39000 qytetarë.

Krahasuar me numrin e kandidatëve në zgjedhjet e kaluara, ka pasur më shumë kandidatë.  Në atë kohë, përveç kandidatëve të VMRO- DPMNE-së dhe LSDM-së,  burrështetas  u orvatën të bëhen edhe:  Nano Ruzhini, Lube Boshkovski,  Imer Selmani, Mirushe Hoxha dhe Agron Buxhaku.

izbori2014

Sipas Zhidas Daskalovskit nga Qendra për Hulumtim dhe Krijim të Politikave, përveç abstenimit të elektoratit të BDI-së, për fluksin e ulët ka ndikuar edhe përzgjedhja e kandidatëve.

Në këto zgjedhje ishte e qartë se në rrethin e dytë do të hynë kandidatët e VMRO- DPMNE-së dhe LSDM-së, për dallim nga viti 2009 kur nuk dihej se në rrethin më të ngushtë  a do të hynte Fërçkovski, Boshkovski apo Selmani. Prandaj, konsideroj se një pjesë e qytetarëve nuk  ishin të motivuar të dalin të votojnë, sepse dihej se si më tej do të vazhdoj gara”, thotë Daskalovski.

Por, pa marr parasysh fluksin e ulët në rrethin e parë, kandidatët e VMRO- DPMNE-së dhe LSDM-së në kontot e tyre grumbulluan me qindra mijëra vota.

Përkatësisht, kandidati i partisë në pushtet Ivanovi kësaj here fitoi njëqind mijë vota më shumë se para pesë viteve. Në vitin 2009 fitoi 345.850 vota, kurse tani 449.068 vota.

Pretenduesi për president, kandidat  i LSDM-së Pendarovski  fitoi rreth 20 000 vota  më shumë nga Lubomir Fërçkovski  i cili në vitin 2009  garonte si kandidat i opozitës.

Mobilizimi partiak

Shifrat tregojnë se për pesë vjet VMRO- DPMNE-ja dhe LSDM-ja kanë arritur të rrisin numrin e votave për më shumë se 220 000.

Ky rezultat është fituar edhe për mobilizimin që bënë partitë. LSDM-ja hyri në ciklin zgjedhor  duke bërë me dije se do t’i shfrytëzojë për të pasur rezultate më të mira në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ata përpiqen të rifitojnë trupin partiak  dhe votuesit e paanshëm. VMRO- DPMNE-ja  shfrytëzoi të gjithë ekipin qeverisës që t’i qëndroj pas Ivanovit, dhe të keni rezultate sa më të mira”,  mendon Mulsiu.

Ndërkaq, Daskalovski, konsideron se ekzistojnë shkaqe të ndryshme  për rritjen e votave  tek kandidatët e të dyja partive.

izbori2009-690x616

“Një pjesë e madhe e votuesve të Boshkovskit në vitin 2009 ishin nga provinca “vmroiane”. Tani praktikisht të gjithë ato vota shkuan tek Ivanovi, dhe rezultati nuk dallon shumë nga ai rezultat që merr partia në  pushtet edhe në zgjedhje të tjera. Nga  ana tjetër Pendarovski është shumë më tërheqës për elektoratin e LSDM-së , por edhe për  votuesit e paanshëm, të pacaktuar. Mirëpo, me propozimin e Fërçkovskit në vitin 2011,  që atëherë e këndej, partia filloi të konsolidohet dhe të veprojë në mënyrë më mobilizuese”,  thotë Daskalovski.

Me faktin që më 23 prill,  rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale përputhet me  zgjedhjet parlamentare, pritet që fluksi të jetë shumë më i  madh.  Për dallim prej tani, në rrethin e dytë në vitin 2009 në të cilin garonin Fërçkovski dhe Ivanovi  fluksi ishte shumë i vogël në raport me rrethin e parë të asaj kohe. Për të dy kandidatët  gjithsej votuan 42,63 për qind e votuesve, që zgjedhjet të jenë të suksesshme është pak më shumë se censusi i caktuar prej 40 për qindësh.

Kandidati i VMRO- DPMNE-së

viti 2009                                  viti 2014

345.850                                   449.068

Kandidati i LSDM-së

viti 2009                                  viti 2014

202.691                                   326.133

dimeska@inbox7.mk