Data e sotme
October 22, 2018

Mbi 40 shkolla nuk e dinë se si do ta kalojnë dimrin?!

Llogari të bllokuara, borxhe të vjetra, punësim i tepërt, pagesë e parregullt e bllok –dotacioneve nga buxheti – shkollat mbyten në borxhe, kurse Ministria e Arsimit i drejton për ndihmë në komunat. Për Inbox 7 nga ministria informojnë se që në vitin e kaluar u kanë treguar gjashtë komunave, Kërçovës, Kumanovës, Resnjës, Tearcës, Zelenikovës dhe Pllasnicës që të ndërmarrin masa për tejkalimin e problemeve.

opstina kicevo
Dhe kërkesat e komunave për ndihmë nga rezervat e stoqeve shtetërore kanë përfunduar pa sukses. Problemi nuk është zgjidhur as në komunën e Kërçovës, e cila ka marrë vetëm një të tretën e sasisë së kërkuar të naftës.
Ne kërkonim 250 tonë naftë, kurse nga rezervat e stoqeve morëm vetëm 60, prej tyre 50 janë për naftë për ngrohje, kurse 10 për transport. Deri në muajin shkurt nuk do të kemi probleme me ngrohjen e hapësirave në dy shkollat fillore dhe dy shkollat e mesme, ku mësimi është ndaluar për pesë javë“, shpjegoi për Inboks 7, Emin Nasufi, zëdhënësi i komunës.
Edhe Komuna e Kumanovës ka kërkuar naftë nga rezervat shtetërore për të ngrohur shkollat, por ende nuk ka marrë përgjigje. Prej atje thonë që nuk e dinë se deri kur do të qëndrojnë, por situata është kritike në gjysmën e shkollave. Irena Ilievska nga Sektori komunal për çështjet financiare, për Inbox 7 ka deklaruar se shkollat kanë borxhe për faturat e papaguara për energji elektrike, naftë, dru që prej 4-5 viteve, kurse komuna ndan mjete nga buxheti i saj për t’ua shlyer borxhet.

Në komunën e Kumanovës ka 17 shkolla fillore dhe pesë shkolla të mesme, gjysma e tyre, gjegjësisht 10-12 shkolla kishin probleme me rrymën e ndërprerë që në muajin shtator. Kemi lidhur një marrëveshje me EVN-në për të paguar borxhet me këste. Shumë vështirë do ta kalojmë dimrin“, alarmon Ilievska.

BLLOK DOTACIONET PËR KOMUNAT TË ULËTA, PËR MASH-IN RRITEN

mon

Derisa komunat konsiderojnë që bllok-dotacionet që i marrin përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga buxheti i shtetit janë shumë të ulëta që t’i mbulojnë me to harxhimet e tyre, kompetentët pohojnë se mjetet e paguara për çdo vit rriten.
Shuma e bllok-dotacioneve, të cilat ministria ua transferon komunave çdo vit është në rritje, kurse sipas Ligjit për arsimin e mesëm dhe fillor komuna mund ta plotësojë bllok-dotacionin e fituar me mjete nga burimet e veta, përveç për rroga për të punësuarit e shkollave. Burime të tjera që i përdorin komunat janë donacionet, ndihmat, dhurata, etj“, thuhet në shkresën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për Inboks7.

Parashtrohet pyetja se nëse mjetet e buxhetit të shtetit janë të ulëta dhe nëse komunat kanë prioritetet e tyre në shpërndarjen e tyre.
Të gjitha mjetet që i transferojmë në llogaritë e shkollave i marrin përmbaruesit, sepse kanë llogari të bllokuara për shkak të borxheve të vjetra për ngrohje, rrymë, ujë dhe shpenzime të tjera operative. Komuna e Kërçovës borxhin për rrymë dhe ujë për katër shkollat do ta shlyejë deri në nëntor. Pastaj do të kërkojmë burime të tjera, kemi kontaktuar edhe me shkollat që të përgatisin disa plane“, i shpjegon përpjekjet e komunës, zëdhënësi Emin Nasufi.

Përveç dotacioneve të ulëta, si një nga problemet me të cilat ballafaqohet Komuna e Kërçovës është edhe numri shumë i lartë i të punësuarve në shkollat, prandaj një pjesë e madhe e financave shkojnë për pagesën e pagave. Komunat me të cilat ka kontaktuar Inbox 7 janë unanime se këto probleme ndodhin për shkak se mjetet që i marrin nga bllok-dotacionet janë të ulëta dhe të parregullta.

Tani na vonojnë dy dotacione. Mund të ndodhë që deri në fund të vitit aspak ta mos e fitojmë dotacionin e fundit“, tha Irena Ilievska nga Sektori për çështjet financiare në Komunën e Kumanovës.

Në kompetencën e komunës dhe të shkollës është planifikimi i shpenzimeve sipas shkallëve të buxhetit (paga dhe harxhime nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve ku është edhe ngrohja). Këshilli i shkollës propozon planin financiar deri te Këshilli i komunës dhe siç theksojnë nga Ministria e Arsimit, ata vetë bëjnë vlerësim se për cilin qëllim duhet të harxhohen paratë, pastaj për llojin e energjenseve të nevojshme, për procedurën e prokurimit publik.

deca mrznat

Ndryshe, bllok-dotacionet që i merr çdo komunë nga buxheti, shpërndahen në bazë të Deispozitës mbi metodologjinë për përcaktimin e kritereve të shpërndarjes së bllok- dotacioneve për arsimin fillor dhe të mesëm (Gazeta Zyrtare nr. 1/14). Kriteret e komunës për shpërndarjen e mjeteve i përcakton Këshilli i komunës (Gazeta Zyrtare 133/14).

Për Inbox 7 nga ministria informojnë se që në vitin e kaluar u kanë treguar gjashtë komunave që të marrin masa për tejkalimin e problemeve. Por, në vend që të gjendet një zgjidhje, nxënësit në Kërçovë nuk kanë pasur mësim një muaj e gjysmë, pasi prindërit e tyre kanë vendosur që t’i mos lëshojnë fëmijët e tyre në klasa të ftohta, kurse kryetari i komunës Fatmir Dehari ka deklaruar se ka arritur të gjejë para për ngrohje vetëm për shkollat me nxënës – shqiptarë. Siç transmetuan mediat kur u kthye ai nga Zvicra, ai ka thënë se ka njohur vetëm njerëz nga diaspora shqiptare.
Porosia nga ministri Abdylaqim Ademi ishte që kryetarët e komunave janë ata që duhet të kryejnë kontroll mbi punën e shkollave dhe për atë se si shpenzohen këto para, sepse janë nën kompetencën e tyre.

Në Republikën e Maqedonisë, në kompetencat e komunave (80 komuna dhe Qyteti i Shkupit) janë 335 shkolla fillore dhe 661 shkolla rajonale, 10 shkolla fillore të muzikës, një shkollë për arsimimin e të rriturve dhe 91 shkolla të mesme. Mësimi zhvillohet në më shumë se 1.100 objekte dhe ngrohen rreth 1.5 milion metra katrorë.

 

14 MILIONË DENARË NGA BUXHETI PËR BLLOK-DOTACIONET E KOMUNAVE

Dotacionet komunale, të cilat paguhen në muaj nga buxheti, janë të ndryshme për çdo komunë. Vetëm për ilustrim – një nga komunat më të vogla, Plasnica për arsimin fillor këtë vit ka fituar 3.000.000 denarë, që do të thotë 250.000 denarë në muaj, që është dyfish më pak se në vitin e kaluar 2013. Plasnica ka 6.500 banorë, kurse borxhet janë më shumë se gjysmë milionë euro. Edhe atje vitin e kaluar mësimi është ndërprerë për shkak të problemeve me ngrohjen.

Pasqyra e bllok-dotacioneve nëpër komunat

Komuna Bllok-dotacionet e përgjithshme Gjithsej dotacionet e qëllimshme Bllok-dotacione për arsim (arsimi fillor dhe i mesëm) Të tjera(denarë)
Kumanova 796.371.000               0 735.913.000 60.458.000
Kërçova 374.357.000               0 362.883.000 11.474.000
Resnja 115.497.000               0 107.019.000   8.478.000
Tearce  96.705.000               0   96.705.000                0
Zelenikova 25.133.000               0   25.133.000                0
Plasnica                   0 3.000.000                   0                0

Në fushën “të tjera” janë mjetet për kulturë, mbrojtje të fëmijëve, shtëpi për pleq, zjarrfikës

 

Sipas versionit final të buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2014 për bllok- dotacionet janë ndarë më shumë se 13 milionë e 900 mijë denarë .


NAFTË NGA REZERVAT E STOQEVE EDHE PËR NJË VIT

Autoritetet shtetërore, ndërmarrjet publike, institucionet publike dhe personat dhe institucionet e tjera juridike që janë themeluar nga shteti dhe që kryejnë një veprim të interesit publik, si dhe komunat do të kenë mundësi edhe një vit që t’i përdorin rezervat shtetërore të naftës në situata të krizës.

Këtë e parashikojnë propozim-ndryshimet e fundit të Ligjit për rezervat e detyrueshme të naftës, i cili është dorëzuar në Kuvend për të miratuar me një procedurë emergjente.

Sipas ndryshimeve, në vend që nga 1 janar 2015, Maqedonia këtë obligim që del nga harmonizimi i legjislacionit të Maqedonisë me atë të BE-në, e shtyn deri më 1 janar 2016. Sipas përfundimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të datës 11 nëntor 2014, propozohet që të prolongohet hyrja në fuqi e Ligjit për 12 muaj, përkatësisht pas datës 1 janar 2016 të mos lejohet devijimin e naftës dhe derivateve të naftës.

Redaktor: Stojanka Mitreska

Shkruaj një koment

Koment(e)

stavrova@inbox7.mk