Data e sotme
May 23, 2019

STUDENTËT DHE PRINDËRIT (PLENUMI PËR TË ARDHMEN)

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Studentët fituan betejën e parë. Ata detyruan pushtetin që të bëjë një dialog, pasi koalicioni aplikon në mënyrën graduale dhe këmbëngulëse provimin e shtetit, i cili do të ishte një test për vëllimin dhe kualitetin e arsimit të lartë. Ata refuzuan që të jenë viktima politike, që të trajtohen si fëmijë – tabullarasa. I zgjuan qeverinë dhe prindërit e tyre. I tejkalojnë stereotipet e shoqërisë së ndarë etnike, sepse me studentët e Shkupit do të marshojnë edhe studentët e kampit shqiptar universitar. Profesorët dhe rektorët e frikësuar kanë mbetur në prehrin e kënaqësisë materiale të qeverisë së Gruevskit. Në vend që të kërkojnë të marrin pjesë apo të gjejnë në mënyrë autonome kriteret e vlerësimit të vetë apo të studentëve, udhëheqjet e rektorateve lejuan që të aktrojnë një çmenduri – nuk i paskan ditur dhe nuk i paskan marrë zgjidhjet ligjore!? Çifti ministror nga Ministria e Arsimit, vetëm dy muaj më parë, publikisht deklaronte se do të ketë një testim ekstern.

Testim ekstern apo provim shtetëror – si një model madje nuk duhet të kontestohet, por si një koncept. Sidoqoftë, jeta e punës i detyron të diplomuarit të mësojnë në mënyrë permanente dhe të adaptohen me tregun e punës. Por, edhe ajo instalohet në sistem si një fikje paliative e zjarrit pas fiaskos së dukshme të modelit – të gjithë në fakultet, në vend në Agjencitë e punësimit. Të gjithë. Si para 40 dekadave kur në Fakultetin Juridik dhe Ekonomik në UKIM, ligjëratat i kishin dëgjuar nga 500 studentë, në banka dhe në shkallë.

Politizimi i kontrolleve shtesë gjatë ciklit të studimit, politizimi i testimeve në dy fazat e studimit, është një revoltë normale e rinisë që është shtypur nga shtrëngimet e shoqërisë së politizuar, në të cilën libreza e jo indeksi i studentëve të dalluar të gjeneratave janë CV për të hyrë në administratën, gjyqësinë, arsimin, parkingjet, ndërmarrjen ujësjellësi, pyjet, sektorin bankar, universitetet … madje edhe në fabrikat e zonave të lira ekonomike. Problemi është në sistemin e udhëheqjes së centralizuar, në të cilën koalicioni qeverisës, sulmon drejtpërdrejtë mbi autonominë e garantuar me kushtetutë të universiteteve. Ai insiston për diturinë si një kompetencë, por edhe këtu nuk është këmbëngulës. Për cilin kualitet angazhohet Kryeministri në përpjekjet për të qetësuar pasionin e studentëve, duke u ofruar publikisht një kompromis – Kini provimet aq gjatë sa të doni, madje me kusht që mezi të merrni 6 (gjashtëshe). Përse atëherë testime nëse nga zeroja duhet të marrësh asgjë?

Edhe në botë ka “qendra truri” me cilësi të lartë që zbatojnë vlerësime permanente të njohurive të fituara të studentëve, por sistemin e vlerësimit nuk e bëjnë shtetet, por ekipe të pavarura profesorësh. Paramendoni kur në një nga korporatat me qindra mijëra të punësuar nëpër gjithë botën, qeveria domicile do t’i përcaktojë rregullat për trajnimin e vazhdueshëm dhe sistemin e vlerësimit në kompanitë?

Një qeveri legjitime e Maqedonisë në mënyrë të barabartë i përfshin edhe interesat e kundërshtarëve, sorosoidëve, votuesve LGBT, kritikëve dhe kritizerëve. Me metodat “ndaj dhe sundo”, është bërë një ndarje politike. Dhe prandaj të gjithë ata që nuk janë me VMRP-DPMNE-në dhe BDI-në, shënohen në mënyrë noshalante me atributet tradhtare – nuk e duan shtetin e tyre? Tandemi udhëheqës Gruevski – Ahmeti e ka humbur sensin për të komunikuar me popullin. Me shiritat e kuqe protokollare, ndërtimin dhe lëshimin në përdorim të sallave sportive, hyxhym në fshatrat pa rrugë, si ajo ceremoni në fshatin Nikiforovë për shtatë pleqtë mbi 70 vjeçar, me monumentet e ushtarëve të rënë të UÇK-së dhe të heronjve antikë, duke u marrë me të kaluarën, e jo të ardhmen, me torturën e vazhdueshme të mediave në mbrojtje të disa premtimeve irracionale partiake, koalicioni qeveritar e ka irrituar dhe ka rritur pakënaqësinë e qytetarëve dhe të votuesve.

Studentët vetëm me guxim e hapën derën për një manifestim kritik dhe rezistencë, përballë konformizmit të intelektualëve, gjykatësve, akademikëve dhe mercenarëve në qarqet gazetareske të korrierëve. Kryeministri do të tregojë një kurajë nëse studentëve u lejon një debat, të barabartë me profesorët dhe prindërit e tyre.

Në romanin BABALLARËT DHE FËMIJËT, romancieri dhe shkrimtari i famshëm rus, Ivan S. Turgenjev, me një replikë të personazheve kryesore përshkruan konfliktin e nihilizmit dhe liberalizmit në një Rusi, e cila në shekullin 19 ishte ndarë midis evropianizimi dhe tradicionalizmi. Personazhi kryesor Evgenij Bozarov, si nihelist dhe Pavell Petroviç, “njeriu me një zemër shumë të mirë” bëjnë një dialog – çfarë nënkuptohet me nocionin aristokracia dhe vlerat tradicionale?

Pavelli thotë i shqetësuar: “Ju do të thotë refuzoni çdo gjë? Mirë. Pra, ju besoni vetëm në shkencë?”, kurse Bozarov përgjigjet në mënyrë indiferente: “Unë tashmë ju thashë se nuk besoj në asgjë dhe që është ajo shkencë …?

Përpjekja për aplikimin me forcë e testeve është zhvlerësim i udhëheqjeve të rektorateve, është një margjinalizim i ASHAM-it në hartimin e një koncepti tërësisht të ri arsimor me planifikimin e burimeve njerëzore për profesionet e reja, me shqyrtimin e shpërndarjen e fakulteteve. Pas nëntë viteve në pushtet, VMRO-DPMNE merr përsipër përgjegjësinë e debaklit të konceptit aktual të studimit. Avokatët e pushtetit flasin publikisht se arsimi në universitete është kupid dhe se shiten diplomat. Sa shkruheshin deri dje magjistraturat dhe doktoraturat si një profesion outsourcing të hartuesve “profesionalë”, përmes lidhjeve telefonike të botuara publikisht për kontratat, cila tezë, sa faqe dhe cili sistemi i Harvardit i literaturës së cituar duhet të përdoret, shpesh edhe pa ndikimin e bibliografisë së “ekspertëve”. Edhe ata edukatorë duhet të testohen, jo vetëm “klientët” e tyre.

Studentët sot meritojnë të dëgjohen me kujdes, sepse janë një e ardhme e re. Prindërit dhe politikanët aktualë duhet të mësojnë mësimin, veçanërisht elitat e partive të cilat e përvetësojnë ose etiketojnë çdo mendim të lirë. Pa marrë parasysh nëse përfaqësuesit e LSDM-së janë të inkurajuar dhe pafuqinë për ringjalljen e zgjedhësve të tyre do ta fshehin nën ombrellën e marshit të studentëve. Ose përfaqësuesit e VMRO-së, të cilët kundërshtarët para fundeve të grave i sfidojnë dobët: “Çfarë burrash jeni, mos fshiheni prapa fëmijëve, organizoni një miting!”

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)