Data e sotme
December 5, 2019

Promovimi i doracakut "Hulumtimi në bazë të një storie ekzistuese – Doracak për gazetarët hulumtues"

Promotori i librit “Hulumtimi në bazë të një storie ekzistuese”, doracak për gazetarët hulumtues” ishte një prej autorëve, Luk Senders.

Qendra për Gazetari Hulumtuese SKUP Maqedoni me lejen e UNESCO-s e publikoi këtë doracak, i cili, siç tha Aleksandar Bozhinovski, është i dedikuar për të gjithë gazetarët dhe ata që duan të hulumtojnë.

This slideshow requires JavaScript.

“Kjo të jetë një literaturë e qendrës sonë për të gjithë ata që punojnë apo janë vullnetarë si gazetarë të rinj”, tha Bozhinovski nga SKUP-i.

Në promocionin, i cili u mbajt në Fakultetin Juridik në Shkup, përveç studentëve të gazetarisë, ishin prezentë edhe përfaqësuesit mbështetës – Ambasada e SHBA-së.

“Jam e lumtur që jam këtu pikërisht në festën Shën Nikollë. E festojmë shpalljen e publikimit në gjuhën maqedonase dhe shqipe, falë punës së madhe të SKUP-it. Ne e kemi përkrahur punën e tyre të mundimshme, e cila rezultoi me publikimin e këtij doracaku për gazetari hulumtuese. Hapi i parë është publikimi në gjuhën shqipe dhe maqedonase, kurse hapi i dyti është që ju ta merrni në duart tuaja dhe ta zbatoni atë”, tha Valerie Colby nga Ambasada Amerikane.

Profesoresha Jasna Baçevska e vlerësoi doracakun si shumë i rëndësishëm. “Është i thjeshtë dhe i rëndësishëm, të cilin ne do të përdorim si një literaturë shtesë dhe jo vetëm për lëndën e gazetarisë hulumtuese, por edhe nëpër gjithë studimin”, tha Baçevska.

Autori Luk Sandres nga Holanda së pari i pyeti studentët: Përse jemi këtu? A keni mbaruar me provimet? A janë të bezdisshme?

“Doracaku “Hulumtimi në bazë të një storie ekzistuese” është shumë i rëndësishëm, atë mund ta lexoni në shtëpi dhe ky doracak do t’ju udhëheqë hap pas hapi nëpër hulumtimin e mirë gazetaresk dhe do t’ju ndihmojë të bëheni një reporter i mirë”, tha Senders.

Ai para publikut – gazetarëve të rinj të ardhshëm tha se është shumë qartë për të se si ndjehen emocionalisht dhe psikikisht sepse ai para shumë vitesh ka qenë në të njëjtën pozitë.

“Ndoshta ju jeni të frikësuar për të filluar një hulumtim. Ky libër do t’ju japë teknika praktike dhe informata, duke filluar nga plani për fillimin e hulumtimit e deri te produkti final. Pra, e merrni atë në shtëpi dhe e lexoni”, tha Senders.

“Rregulla e parë para se të fillojë hetimi është një fjali, e cila shpjegon se pse filloni një hetim, shpesh ato janë vetëm disa fjalë”, tha Senders. Ai nëpërmjet shembullit të ujit të pijshëm, i cili për shkak të tubave plastike përmban materi kimike, ua shpjegoi studentëve procesin e hulumtimit gazetaresk.

Sipas Sendersit, puna kryesore e gazetarëve është që vazhdimisht të parashtrojnë pyetje, për shembull një gazetar nga një medium amerikan ka thënë se në qoftë se nëna jote të thotë se të do, atëherë ti kontrolloje atë.

Fazat nëpër të cilat çdo gazetar duhet ta shohë hulumtimin është që të sigurohen përgjigje për disa pyetje kryesore: Kë do ta tregoj unë, jo çfarë? Ku është konflikti? Si të jetë unike? Ku të siguroj faktet?

“Por ende nuk i dimë të gjitha faktet, prandaj paraqiteni me telefon, folni me gazetarët – përdorni fantazinë. Në një fletë të bardhë letre shkruani – Unë mendoj. Edhe Charles Darwin nuk e ka ditur se deri ku do të arrijë kur ka filluar të marrë shënime për herë të parë”, tha autori i doracakut “Hulumtimi në bazë të një storie ekzistuese”, Luk Senders.

Pas përcaktimit të hipotezës dhe përgatitjes së skenarit, kalohet në tajmlajn-in, përkatësisht në orarin kronologjik të prioriteteve, kjo është vetëm një pjesë e këshillave të dobishëm të cilët mund të gjenden në doracak.

Ky doracak për gazetarët hulumtues prej sot është në dispozicion për të gjithë studentët, të cilët mund ta sigurojnë në bibliotekat e Fakultetit Juridik në Shkup, në gjuhën maqedonase dhe shqipe, si në Universitetin e Shtipit “Goce Dellçev”.

stavrova@inbox7.mk