Data e sotme
December 13, 2018

VETË-RREGULLIMI I SFERËS SË MEDIUMEVE – SFIDAT DHE PRITJET

Vetë-rregullimi ka filluar, ky proces do t’i tregojë anët e veta të mira dhe të këqija, por kjo nuk është e mjaftueshme për të përmirësuar situatën. Bota nuk shkon drejt informatave, por shkon drejt analizës dhe hulumtimeve. Në Maqedoni ekziston një mungesë elementare të informimit, kemi humbur një gjeneratë të tërë të gazetarëve, të cilët mendojnë se janë zhvilluar në gazetarë, kurse kanë qenë vetëm transmetues, këto janë një pjesë e vërejtjeve të nxjerra në debatin e sotëm me temë “Vetë-rregullimi i sferës së mediumeve – sfidat dhe pritjet”, e cila u zhvillua sot midis gazetarëve, përfaqësuesve të sindikatës, Këshillit të etikës dhe Agjencisë së shërbimeve audio dhe audiovizuale në Info qendrën e BE-së, të cilën e organizoi portali për Gazetari Hulumtuese, Inboks7.mk.

“Aktualisht hapësira e mediumeve ballafaqohet me shumë probleme të vështira të natyrës profesionale dhe politike. Hapi i parë është krijimi i Këshillit të etikës, të Komisionit të ankesave dhe ankimeve. Vlerësimi është se megjithatë diçka po lëvizet, por jo shumë shpejt. Duhet të bëhet një dallim midis atyre që janë gazetarë dhe atyre që nuk janë gazetarë. Duhet të përcaktohet nëse një gazetar informon apo komenton, nëse kryen një propagandë, nëse punon për interesat e tij ose mbron interesin publik“, tha para të pranishmëve Sefer Tahiri, gazetar dhe profesor universitar.

kate sinadinovska

Sipas tij, kemi ligjin e mediumeve i cili nuk respektohet fare, ndërsa për gjendjen jemi fajtorë të gjithë sepse mediumet e Maqedonisë nuk e përmbushin detyrën e tyre themelore.

Gazetari Aleksandar Çomovski theksoi se në kushte të pushtetit jo transparent dhe të opozitës që ka një sjellje infantile, vështirë se mediumet mund ta zbatojnë vetë-rregullimin. Sipas tij, në hapësirën e mediumeve në Maqedoni ka informata të rrejshme, por edhe hulumtime të mrekullueshme gazetareske.

Drejtori i Agjencisë së shërbimeve audio dhe audiovizuale, Zoran Trajçevski vlerësoi se ka ndonjë përmirësim në sferën e mediumeve në krahasim me vitin e kaluar. Megjithatë, gazetarët nuk duhet të presin se dikush tjetër do ta kryejë punën e tyre.

Ne si institucion jemi duke punuar në një projekt bashkë-rregullimi ndërmjet Agjencisë së shërbimeve vizuale me televizionet dhe agjencive të marketingut si një palë e tretë. Te portalet është e nevojshme që të kihet patjetër një impresum dhe të dihen autorët e teksteve“, theksoi Trajçevski.

trajcevski

Deklarata e tij shkaktoi reaksione të ashpra te Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve (SHGM), Naser Selmani.

Pra, ideja nuk është që të vendoset një rend, por një kontroll, ia ktheu ai, me vetë-rregullimin ne duam të pranojmë që për shkeljet tona të na gjykojë kolegu, kurse këtu dikush dëshiron që këtë ta bëjnë institucionet shtetërore. Përse angazhohemi për vetë-rregullimin, sepse edhe ne e pranojmë përgjegjësinë për çdo gjë që na ndodh, por ne nuk mund ta marrim përgjegjësinë tuaj“, tha Selmani.

Ai theksoi se Agjencia shpenzon para publike dhe nuk na tregojnë se pse i shpenzojnë paratë dhe si i financojnë mediumet. Pse nuk i financoni mediumet lokale të cilat kanë probleme të mëdha, pse nuk i ndihmoni mediumet e shkruara. Pse nuk organizojmë një debat për RTM-në, BE-ja ka shkruar në raport që nuk funksionon siç duhet, pse nuk debatojmë për reklamat e qeverisë, pyeti kreu i SHGM-së.

Kryetarja e Këshillit të etikës, Katerina Sinadinovska, i cili funksionon zyrtarisht një muaj, theksoi se për trupin e tyre është i pranueshëm zbatimi i bashkë-rregullimit dhe i çdo gjëje që përfshin vetë-rregullimi, pranojmë se më nuk duhet të na përzihet shteti, tha ajo.

Veprojmë një muaj, ekzistojmë, trajnohemi shtatë njerëz me shpenzime të veta, e formuam Komisionin e ankesave në të cilin ka përfaqësues të OJQ-ve, pronarë të mediumeve dhe gazetarë. Tashmë kemi marrë dhjetëra ankesa për shkelje të standardeve në mediumet e shkruara ose ato elektronike. Pranojmë komente të ndryshme, admirime dhe kritika të ashpra“, tha në debatin Sinadinovska. Ajo informoi se Këshilli si një mjet kryesor në vlerësimin e tij përdor Kodin ekzistues të etikës të gazetarëve dhe se ka një ide për përmirësimin e tij. Më shpesh ankesat kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes, propagandat, gënjeshtrat, mungesën e palës së dytë në tekst. Këshilli, sqaroi ajo, nuk ka mandat për sanksione, por ai është një paralajmërim etik për mediumin.

dragan antonovski

Përfaqësuesi sindikal Dragan Antonovski pyeti: A është i mundur Kodi i etikës në kushte të standardeve të atrofuara shoqërore? “Ne kemi formën, por nuk kemi thelbin, kemi një sindikatë e cila nuk mund t’i ndihmojë gazetarët, kemi demokraci, por nuk kemi mediume. Unë nuk e shoh logjikën në funksionimin e storieve hulumtuese në internet portalet, ajo është njësoj si të ushtroni një sulmues të japë gola në mënyrë të përkryer, por asnjëherë nuk e lëshoni në ndeshje. Në të njëjtën kohë në televizionet nuk ka gazetari“, vlerësoi Antonovski.

Vetë-rregullimi nuk është shpikur në Maqedoni. Ai është një koncept të cilin duhet ta zbatojmë edhe në Maqedoni “, tha profesori universitar dhe gazetar Sefer Tahiri, i cili drejtpërdrejt iu drejtua drejtorit të Agjencisë, Trajçevski dhe e pyeti se si ai institucion kujdeset për zhvillimin e pluralizmit në shoqëri.

sengers

Unë mendoj se vini këtu, na flitni për rregullimin e hapësirës së internetit, ju na poshtëroni neve. Agjencia është një institucion i pavarur, ju jepni raport para Kuvendit, e duhet para opinionit, para atyre të cilët ju paguajnë, ne e paguajmë taksën e radio-difuzionit, kurse ju mbani takime që janë të mbyllura për opinionin dhe aspak nuk përpiqeni të promovoni një sistem publik të punës. Unë e di se ju jeni të përcaktuar politikisht dhe se vini nga një parti politike dhe si i tillë nuk mund të rregulloni mediumet. A është e vërtetë se ato telenovela televizive që janë të sinkronizuara në gjuhën maqedonase i konsideroni për programe me prodhim vendor“, e dërgoi Tahiri pyetjen për Trajçevskin.

Trajçevski u përgjigj se e dhëna për serialet nuk është e saktë dhe se Tahiri nuk është i informuar dhe se flet i udhëhequr nga disa frustrime personale.

Atëherë në debat nga publiku u përfshi kryetari i SHGM-së, Naser Selmani dhe e luti Trajçevskin të mos përdorë gjuhën e urrejtjes dhe të mos thotë ofendime siç ka bërë edhe gjatë bisedave me ta.

Trajçevski transparenca e Agjencisë e arsyetoi me internet portalin, ku janë publikuar të gjitha informatat.

Një përgjegjësi nga Agjencia për vërshimin e hapësirës së mediumeve televizive me seriale të huaja kërkoi edhe sindikalisti Dragan Antonovski. Në këtë Trajçevski shpjegoi se çdo televizion rregullon programin e tij, kurse detyrimi ligjor thotë se duhet të ketë 20 orë program artistik dhe 10 orë program informativ të prodhimit të vet në nivel vjetor. Ai shpjegoi se përveç RTM-së, të gjitha televizionet do të kenë formatin e përgjithshëm argëtues.

Në fund të debatit, Luk Sengers, gazetar dhe profesor universitar nga Holanda dha mendimin e tij të gjërave. “Derisa ne po flasim për standardet, të rinjtë janë entuziastë dhe plot shpresë. Ky është një debat i rëndësishëm, e pyes veten se pse të mos kemi një debat të tillë në Holandë. Megjithatë, te ne nuk ka asnjë rregullore apo vetë-rregullim. Standardet e gazetarëve janë shumë të larta. Nëse profesionalizmi është i drejtë, është e mjaftueshme që njerëz të cilët punojnë të jenë profesionalë siç duhet – ajo është rregullorja. Ka edhe mediume të këqija… Kemi edhe Këshillin e etikës, çdo redaksi dhe medium duhet të respektojnë kodin e sjelljes. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuar për standardet profesionale, kurse përgjegjësia e parë është përgjegjësia para opinionit, të gjitha standardet e tjera dalin nga kjo dhe jeni të detyruar para opinionit dhe çdo gjë duhet të jetë e bazuar në këtë parim“, tha Sengers.

stavrova@inbox7.mk