Data e sotme
June 19, 2018

Protesta të përbashkëta kundër padrejtësive

Kohëve të fundit vërehen flluskat e organizimit të protestave qytetare në të cilat shprehet revolta e qytetarëve, pa dallim të ngjyrimit etnik, fetar ose partiak-politik. Kjo ka ndodhur në protestat e fundit të studentëve kundër testimit ekstern ndaj studentëve, kundër ajrit të ndotur, ndërsa edhe kundër pagesës së kontributeve shoqërore prej 35 % për honorarët pas vitit të ri. Në protestat e fundit kundër tatimimit të honorarëve protestuan së bashku maqedonasit, shqiptarët dhe pjesëtarë të bashkësive tjera etnike në Maqedoni.

 

Protestat qytetare dhe bashkimi social

 

Kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM), Tamara Çausidis vlerëson se bashkimi social nuk është mision i pamundur, por do të ndodh së shpejti. “Demagogët që i mbanin njerëzit në kampe etnike, dalëngadalë veniten para faktit se pavarësisht se në cilin kamp jeni në mënyrë jeni të barabartë jeni të varfër, të nënçmuar dhe degraduar, përderisa udhëheqësit “fisnorë” në të dyja anët azdisen dhe nuk kanë asnjë problem që t’i ndajnë zonat e interesit dhe profitit”. “Kjo tanimë shihet me sy të hapur dhe kjo farsë dhe ky manipulim mendoj se herë do kurdo do të demaskohet”, tha Çausidis.

Edhe kundër ajrit të ndotur u protestua në mënyre qytetare. Arianit Xhaferi, udhëheqës i Nismës Qytetare “Eco Guerrilla” konsideron se qytetarët e bashkësive të ndryshme etnike në Maqedoni jetojnë kryesisht në paqe dhe tolerancë, pavarësisht dallimeve etnike, gjuhësore, kulturore apo fetare, porjanë zakonisht politikat ditore të partive tona që i acarojnë qytetarët dhe i bëjnë të duken sikur janë kundër njëri-tjetrit.

Tashmë ka pasur disa protesta ku shqiptarët dhe maqedonasit janë bashkuar për të shprehur pakënaqësinë ndaj asaj që po u ndodh të gjithëve. Rasti i parë më masiv ka qenë protesta e 7 nëntorit 2014 në sheshin Iliria në Tetovë, ku Eco Guerilla solli bashkë jo vetëm shqipëtarë e maqedonasë, por edhe shumë pjesëtarë të popujve të tjerë që jetojnë në Tetovë, përfshirë këtu dhe qytetarë amerikanë, gjermanë ose zviceranë. Rasti i dytë besoj ka qenë marshi i organizuar nga Eco Guerilla më 14 nëntor”, tha Xhaferi. Sipas tij janë pjekur kushtet dhe kjo duhet të ndodhte më herët, prandaj duhet së bashku qytetarët të luftojnë kundër të gjitha padrejtësive që u bëhen qytetarëve të këtij vendi. Jo vetëm kundër ndotjes së ajrit, në një protestë mbietnike dolën së bashku studentët në organizim të organizatës Plenumi Studentot (PS) duke protestuar kundër testimit ekstern para qeverisë së Maqedonisë. Në këto protesta morën pjesë studentë shqiptarë dhe maqedonas nga shumica e universiteteve në Maqedoni, ndërsa mbështetje të drejtpërdrejt protestave iu dha Parlamenti Studentor (PS) i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë (UEJL).

Denis Raufi, drejtues i Organizatës se Studentëve të Pavarur (OSP) që qëllim kishte reformat në Parlamentin StudentorUniversitetin Shtetëror të Tetovës (USHT) dyshon se ekziston ambient për bashkim social të qytetarëve në Maqedoni, ndërsa në përgjithësi në Maqedoni sipas tij është e pamundur të besh ndonjë aktivitet pa i dhënë ngjyrime të caktuara partiake ose të ndonjë lloji tjetër.

 

Studentët para sprovave

Student protest galerija 2 (17)

Nevojitet një kohë pak më e gjatë, që të kemi mundësi sa më shumë ti shkëmbejmë idetë dhe respektin tonë me çdo njeri pavarësisht etnisë, fesë ose partisë qe i përkasin. Megjithatë një frymë e tillë po kultivohet. Mirëpo besoj që duhet të jemi edhe më të kujdesshëm ndaj egoizmave dhe arogancës tonë të gjithë, sepse e shohim se kjo është rruga sipas së cilës Maqedonia mund të funksionoj si një shtet normal“, tha Raufi.

Sipas Raufit studentët duhet të japin shembullin e parë për bashkëpunimin ndëretnik për të shfaqur revoltën ndaj situatës së përgjithshme në Maqedoni. “Studentët të ndryshojmë vetveten, duke hequr të gjitha urrejtjet, arrogancat dhe paragjykimet nga vetja, duke u bërë shembull për të gjithë qytetarët tjerë të këtij shteti. Por për këtë duhet sa më shumë punë! Të punojmë sot, që të kemi frytet nesër“.

Qëllimi i organizatës tonë ka qenë që Parlamenti Studentor i USHT-sëtë dalë hapur kundër këtij testimi, duke përfaqësuar vullnetin e shumicës së studentëve kundër testimit ekstern. Besoj se në protestën tjetër do të dalim hapur dhe do të marrim pjesë në protestat që po organizohen“, u shpreh Raufi.

Edhe pse pa debat të gjerë publik, ndryshimeve në Ligjin e Arsimit të Lartë, me të cilat lejohet testimi ekstern në vitin e dytë dhe të katërt të studimeve të dielën e kaluar iu dha dritë e gjelbërt në seancën e Qeverisë. Por Plenumi Studentor njoftoi se provimi shtetëror është i panevojshëm dhe i njëjti nuk do të jetë legjitim.

 

Redaktor:Selim Ibraimi

Shkruaj një koment

Koment(e)

tahiri@inbox7.mk