Data e sotme
March 21, 2023

Honoraristët në protestë: "Parajsa tatimore u shndërrua në ferr"

Organizatorët deklaruan se me ligjin e ri që do të hyjë në fuqi nga data 1 janar 2015, të varfrit do të bëhen edhe më të varfër, kurse protesta është e vetmja mënyrë që Qeveria ta dëgjojë mendimin e honoraristëve

Me hedhjen simbolike të monedhave të hekurta në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, si dhe me bërtitjen e parullave “Jo reketit shtetëror”, “Parajsa tatimore u shndërrua në ferr”, “Nuk do të ju paguajmë” dhe “Zvogëloni honorarët e funksionarëve”, sot në Shkup disa mijëra qytetarë kanë shprehur revoltën e tyre për shkak të ligjit të ri për honoraristët, i cili do të hyjë në fuqi nga data 1 janar 2015.
Organizatorët deklaruan se me një ligj të këtillë, të varfrit do të bëhen edhe më të varfër dhe se protesta është e vetmja mënyrë që Qeveria ta dëgjojë mendimin e tyre.
Midis të pranishmëve në protestat e sotme kishte gazetarë, përkthyes, aktorë, punëtorë filmi, të punësuar në sektorin joqeveritar, anëtarë të disa sindikatave, lëvizjeve të majta.
Protestën e ka mbështetur edhe Plenumi studentor nga thonë se ndryshimet ligjore do të jenë shkatërruese edhe për studentë të cilët mezi lidhin fund me fund pikërisht me angazhimet e honorarëve.
Nga 1 janar 2015, qytetarë që janë të angazhuar me kontrata të honorarëve do të paguajnë 35 për qind të honorarëve për kontribute dhe taksa në vend 10 përqindjet e tanishme. Këto 35 për qind për sigurimin pensional dhe shëndetësor si dhe për tatimin  personal, do t’i paguajnë ata që marrin honorar për kontratë në vepër ose kontratë autori mbi shumën e pagës minimale prej 9.590 denarë.
Kjo nuk do të vlejë për deputetët, këshilltarët, funksionarët dhe bartësit e tjerë të funksioneve publike, por edhe për sportistët profesionalë, ekspertët dhe udhëheqësit falimentues.

opetceska@inbox7.mk