Data e sotme
October 20, 2017

Relacioni i (B)urrit dhe (G)ruas shqiptare!

Shkruan: Vlera GJAKOVA

Shkruan: Vlera GJAKOVA

(G)ruaja, në vazhdimësi po refuzon normalitetin e vlerave të saja si qenie njerëzore,si kusht i domosdoshëm i krijimit të sigurisë ankoruese, barazisë gjinore dhe asaj të mundësive; duke u kënaqur me lirinë e kushtëzuar nga (B)urri, si dukuri e mjaftueshme, e cila padyshim nuk është e mjaftueshme, ku nuk po shohë harmonizim me lirinë absolute!

Pavarësisht alambikimve teorike; pavarësisht feministeve shqiptare që nuk kanë imponuar fuqizimin e aftësive për të treguar efektet e tyre – (ato gjatë gjithë kohës janë duke mbajtur një qëndrim pasiv); pavarësisht transformimeve të sistemeve politike, sociologjizante, tradicionale, zakonore, ideologjike, morale, tipologjia e marrëdhënieve të natyrshme mes (B) dhe (G) vazhdon të jetë i kufizuar nga idologjia e kulturës dhe optike sociale maskiliste, duke përdorur elemente patriarkale, opinione paragjykuese, fanatizëm të theksuar të modernizuar, ndarjeve të roleve nga (B), që, po forcohen në vorbullën e sistemit shoqëror kapitalist. Bukur shumë!

Përgjithësisht, duhet të jemi shumë realist dhe të pajtohemi se shoqëria shqiptare nuk e ka kuptuar kulturalisht nevojën e plotësimit të parametrave të realitetit tonë gjinor, sepse gjatë gjithë kohës po flasim për një shkëputje të plotë apo absolute nga kultura maskiliste, por a ekziston në të vërtetë kjo shkëputje ngulfatëse?

Në shoqërinë tonë shqiptare fatkeqësisht po zhvillohet diçka edhe më dramatike, po plotësohen modele të (reja) të patriarkalizmit, por, ripërtëritëse, të cilat po postmodernizohen pararelelisht me zhvillimin e kapitalizmit global.

Barazia gjinore tek shoqëria shqiptare, përpos që ka ngecje në mentalitetin e progresitetit, është totalisht i zhveshur në justifikimin e çdo vepre jo njerëzore që bënë (B) si: ushtrimi i dhunës fizike, ushtrimi i dhunës fizike (deri në vdekje), goditja me mjete të forta, përdhunimi, dhuna psikologjike me: bërtitje, ofendime ose sharje (ndonjëherë të trajtuara edhe në formë të një satire), kërcënimi, dhuna shpirtëroro-emocionale, përbuzja e vlerave, përbuzja e veprimeve, përbuzja e sjelljeve, përbuzja e krahasimit me familjen e origjinës së (G), kundërvënia e çdo mendimi që vjen nga (G), vendosja e barrierave për krijimin e realizimit të lirisë së (G), kontrollimi me çdo kusht i lirisë së (G).

Më lejoni të vazhdoj tutje me aftësinë për t’iu parashtruar ndryshimeve, për t’i dhënë hapësirë fantazisë, dhe (ri)ndërtimit të boshtit social-shoqëror mes dy gjinive, që, ende nuk ka përjetuar lulëzim të ri, apo një (ri)fillim të ekzistencializmit dhe fenomenologjikës.

Duke e parë socilogjikisht çështjen, më erdh në mendje reflektimi i Pierre Bourdieu ku në librin e tij “La Domination masculine” (Dominimi Maskilist), thekson shumë qartë që gjithçka dominohet nga maskilistët, ku dhe prirja e këtij dominimi respektohet nga shoqëria, në krye të asaj elitare, domosdoshmërisht, por fatkeqësisht edhe nga përqindja më e madhe e gjinisë së femrës, ku ndarja e roleve praktikohet edhe në ditët e sotme – dukuri kulturore tradicionale e vazhdueshme nga maskilistët modern.

Sot, nëna shqiptare ende vazhdon ta edukojë vajzën e saj për “botën morale”, të cilën duhet ta posedojë që të respektohet nga burri, listimi i rregullave në krye me pikat e ndershmërisë, si simbolikë të një komuniteti për një jetë “normale”.

Për të lidhur këto fenomene, Bourdieu vazhdon së shpjeguari se si nënvetëdija i jep volum të madh “penetrimit”, si pjesë shumë e rëndësishme e ndarjes së roleve mes (B) dhe (G). Padyshim se kjo pjesë vazhdon të jetë epiqendër dominuese në shoqërinë tonë.

Besimi tek martesa dhe amësia janë bërë pjesë e një realiteti antitetik. Në fazën kur një çift vendosë të ndryshojë statusin në shoqëri, çdoherë (B) është ai që vetë-vlerësohet gjatë procesit të penetrimit ndërsa (G) është suportuese e nënshturar e praktimit të procesit, e (pa)pyetur për gatishmërinë e saj, për të cilat ka shumë pak hapësirë për t’u ankuar. Nëse ajo ndjehet e asfiksuar, e paqartë, e lodhur, e përbuzur, duhet t’i ndjejë këto gjëra e vetme, Steriotipe të tjera që ngadalësojnë ritmin e (G) është edhe paragjykimi i lirisë së saj për të shprehur fjalën/mendimin për çështje të ndryshme si ato politike, ekonomike, sociale. Nëse zëri i saj pushkon atëherë ajo do të etiketohet si një (G) e frustruar, me probleme psiqike… Patjetër duhet të jetë në rrethin e kulturës tradicionale.

Në anën tjetër, edhe “punët tradicionale” të (G), si pastrimi, hekurosja, gatimi nëse praktikohen nga (B) do të etiketohen si punë me “defekt” ose punë që nuk i takojnë (B).

Pra, Bourdieu tregon përçarjen që maskilizmi e ka projektuar si “kulturë e gjinive të ndryshme”, dhe ne përpos që i kemi akseptuar këto veti nënshtruese po i praktikojmë në funksionimin e përditshmërisë sonë.

Pra, në mendimin sociologjik, kjo situatë e shoqërisë shpjegohet si forcë dhe inerecë e normave kulturore të trashëguara nga e kaluara. Padyshim se zakonet aq shumë kanë ndikimin e inercisë, që, tani, për fat të keq kanë marrë trajtën e rregullt, atë të masës për vlerësim nga jo të duhurit.

Kemi mungesë të skajshme të vetëperceptimit social të personaliteteve, dhe ne gabojmë kur niholitim këtë fakt.

Kur jepet mundësia e zgjidhjes kulturore-shoqërore, e cila duhet të vjen krejtësisht natyrshëm dhe lirshëm – njeriut (pa marrë parasysh cilës gjini i përkon); krijohet mundësia e kundërshtimit të asaj të vjetrës, që, është në përputhshmëri me luftën e identitetit të përzgjedhjes kulturore; zbulimit të koncepteve të reja kulturore. As edhe një kulturë deri më sot nuk ka mbetur identike dhe e pandryshuar me kalimin e kohës. Atëherë, çfarë po bëjmë ne?!

“Fakti është se gruaja tradicionale është një perceptim konfuz dhe një instrument mistifikimi,” shkruan De Beauvoir. “Ajo përpiqet të fsheh varësinë e saj nga vetvetja që në një farë mënyre është pranim i kësaj varësie”. Fuqizimi i (G) ka aftësinë për të krijuar efekte në shoqërinë e saj, dhe me të gjitha vuajtjet e saja   sinë për të krijuar efekte, por atë se çfarë ne e shohim është se ne nuk ashtu siç thotë De Beauvoir “(B) është një qenie njerëzore seksuale: (G) është një individ i plotë, dhe i barabartë me burrin, vetëm nëse dhe ajo është një qenie njerëzore seksuale. Heqja dorë nga femininiteti i saj do të thotë të heqësh dorë nga një pjesë e racës së saj njerëzore.”

Ambienitimi i kulturës tradicionale, shoqërinë tonë shqiptare po e shpien edhe në një çmenduri tjetër. Sot, (B) dhe (G) nuk po i konsolidojnë shoqëritë dhe jetët e tyre, nuk ka një harmonizim të një kontrasti evidentues të fakteve apo gjetje të një ekuilibri mes tyre. Ngritja e hiarkisë së gjinive po krijon edhe armiqësi dhe tensione mes marrëdhënieve të dyanshme.

Në këtë mosarritje evidente kemi ligjet që nuk kanë tendencë të diskriminojnë, por natyra diskriminuese është e lidhur ngushtë me politikat përcaktuese, të cilat vetëqeverisen nga (B).  Padyshim se edhe feminizmi shqiptarë ka një krizë politike dhe është larg kësaj kërkese fondamentale qytetërimi. Optika maskiliste po vërbon imperativat gjinore, dhe, përderisa jemi në këtë proces integral ne nuk po kemi dëshirë të vështrojmë në një aspekt më të thellë shqyrtimin e barrierave të së kaluarës dhe rritjes së ndërgjegjshmërisë dhe humanizmit.

Shkruaj një koment

Koment(e)