Data e sotme
November 24, 2017

MËSHIRË PËR JOVANIN, KEZHON DHE EMRIN … SINOD

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

A ju ngjan takimi i KOM-it dhe Kryepeshkopit Stefan në një hipokrizi. Mund të nervozoheni për shkak të lidhshmërisë së tij të madhe me Kryeministrin Gruevski dhe “reketimit” të biznesmenëve të Maqedonisë për të dhuruar shuma me gjashtë shifra, edhe një herë për ndërtimin e kishës ortodokse në Shkup derisa priftërinjtë bëjnë lukse me pronat e tyre dhe me sjelljen e tyre hedoniste.

Ky pushtet moti e ka privatizuar dispozitën kryesore kushtetuese për shtetin  laik Maqedoni, duke proklamuar patriotizmin fetar në nivelin e një fundamentalizmit ortodoks dhe si një nxitës i suksesshëm për ndarjen gladiatorike të tufës – në VMRO-vistë kundër të gjithë të tjerëve.

Janë aplikuar arshinë të dyfishtë, ditorë politikë-shoqërorë në bashkëjetesën e komuniteteve të ndryshme fetare në Maqedoni, një inkurajim i rivalitetit, mbi të gjithash, i besimit, për shembull, ndaj BFI-së. Sepse, në qoftë se nuk është ashtu, do të mund të pritej që Gruevski të jetë një frontmen edhe te donacioni i biznesmenëve shqiptarë të cilët mbledhin (kanë mbledhur) fonde për restaurimin e xhamive apo për ndërtimin e tempujve të rinj të shenjtë të Islamit?! Kështu do të ishte kur keni një Kryeministër të një koalicioni multietnik. Por, kjo nuk është aktualisht.

Dhe në vend që të kthehet drejt çështjeve kishtare, një pjesë e kreut klerik u përpoq që ta hynte “klerizmin” si një model udhëheqjeje me KOM-in.

Patriarkana e Ohrit njihet me shekuj, ajo ka edhe vulën aktuale nga besimtari vendor dhe nga ai besimtar që jeton përtej oqeanit. Populli është i lidhur me kishën e tij, por nëse KOM-i është besnik ndaj popullit? Nëse nuk janë festat, nuk do të ketë shumë njerëz në predikimet e së dielës. Manastiret janë pa murgë, që është një bazë për dinamikën e kishës. Filloi edhe largimi i murgjve të murguar, zbrazen manastiret nga murgeshat dhe murgjit e edukuar dhe me përvojë.

“Murgjit janë mbrojtësit autoritativ të Kishës Ortodokse… Për shekuj kisha jepte një përshtypje të një lidhshmërie me të kaluarën, duke u bërë indiferente ndaj humanizmit optimist…” lexojmë në “Shën Grigorie Pallamën dhe mistikën ortodokse”, nga Jovan Majendrof.

Dhe papritmas, një njoftim publik – njohje dhe vetë-pendim?!

Kisha Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit u kërkoi autoriteteve, për shkak të qëllimeve më të larta, një mëshirë për ish-peshkopin e burgosur mitropolitin Jovan Vranishkovski. Në njoftim, pas seancës së jashtëzakonshme të Sinodit të Shenjtë të Peshkopit (SSHP), thuhet se KOM-KO-ja, e ka pranuar iniciativën e Kishës Ortodokse Ruse për të dhënë një kontribut për rimëkëmbjen dhe realizimin e suksesshëm të dialogut ndërmjet KOM-KO-së dhe Kishës Ortodokse Serbe.

 

Tani është momenti kyç për të ndërprerë me heshtjen për mllefin kritikues dhe ateist ndaj peshkopëve të caktuar konservatorë, të cilët së bashku me gazetarët bënë një karrierë mbi dosjen e “Përçarësit”, kurse nga peshkopi Jovan Vranishkovski bënë një martir. Me dosjen e tij të fotokopjuar, ekspoziturat mediale të Sinodit me “meritë” udhëtuan si korrespondentë në vende prestigjioze në mbarë botën.

Përveç të gjitha kritikave të deritanishme, Sinodi i KOM-it bëhet një aktor i hapjeve të mëdha në të gjitha sferat shoqërore. Kjo është një porosi për të promovuar edhe tolerancën e brendshme shoqërore dhe politike, në vend të agresionit të pushtetit, për respektimin e individit dhe të drejtën e lirisë së tij. Në vend të kësaj…

Dëshmimi i rrejshëm që sjell fatkeqësi të mëdha, kur ai që dëshmon në mënyrë të rrejshme dorëzohet në fuqinë e shpirtrave të këqij. E vërteta zbardhet dhe zbulohet… Një dëshmim të rrejshëm ka kur nuk e zbatojmë drejtësinë dhe betimin ligjor“, ka shkruar d-r. Ratomir Grozdanovski në Dekallog, interpretimin e Dhjetë urdhërimeve.

Presidenti Ivanov e ka mundësinë që për herë të parë të bëhet një Burrë shteti, dhe të kthejë një pjesë të karakterit demokratik të profesionit të tij. Shfuqizimi për Peshkopin Vranishkovski, të cilin e kërkon Sinodi i KOM-it jashtë institucioneve, në emër të “qëllimeve dhe interesave më të larta” do të duhet ta përfshinte edhe gazetarin Kezharovski. Jo më pak të rëndësishme dhe të madhërishme janë edhe qëllimet më të larta të lirisë së fjalës dhe të mendimit, të lirimit të gazetarisë nga kërcënimet e vazhdueshme, me tekstet e dirigjuara dhe të kopjuara për përndjekje nga grupimet e korrierëve. Ndoshta “falja” e vërtetë do ta bëjnë (ose ndoshta e kanë bërë) gjyqtarët profesionalë të Gjykatës së Apelit, të cilët të paktën janë të inkurajuar. Një aktgjykim lirimi kërkojnë besimtarët e profesionit të gazetarit, me apelet brenda dhe jashtë vendit. Ai nuk është më pak i vlefshëm dhe masovik se mëshira, që si një gjest fisnik të tolerancës e tregon Sinodi i KOM-it ndaj “Përçarësit” të deridjeshëm Jovan.

Sinodi kërkon një mëshirë, një shprehje magjike dhe gojarti për karakterin e bujarisë. Niset faza e re dinamike e Ekumenizmit, këmbëngulja bashkëkohore e pajtimit dhe afrimit, bashkimit të kishave krishtere dhe të besimtarëve.

Kryepeshkopi i KOM-it, një nga mbrojtësit e fortë të politikës patriotike e Kryeministrit në mbrojtjen e identitetit maqedonas, tregon aftësinë për vendime të mençura të kompromisit. Ata prej tani do të jenë një barrë për Gruevskin në mbrojtjen e politikës statike të negociatave për kontestin me emrin. A do të përshtaten në vitin 2016 në takimin vjetor vendimet për zgjidhjen e dallimeve me Greqinë rreth emrit dhe kontestit të kishave KOM-KOS? A mendoni se është i rastësishëm promovimi i fqinjësisë së mirë si një prioritet i diplomacisë së Maqedonisë për vitin 2015, për të cilën gjë flet ministri Popovski?

Është e njohur se Bartolomeu, lideri ekumenik i fronit ortodoks të Kostandinopojës është grek. Atij në këmbë i shkoi edhe kryepeshkopi i Kishës Katolike. Patriarku dhe Papa, para një kohe në Stamboll hapën një faqe të re të pajtimit midis kishave krishtere.

Sinodi i peshkopëve të Maqedonisë i ka pranuar haberet e diplomacisë fluturuese kishtare të Peshkopisë me ndikim Hilarion. Atë e priti dhe e shoqëroi ambasadori rus në Maqedoni, si zëdhënës të tandemit të fuqishëm rus Presidenti dhe Patriarku i Kishës. Ivanovi dhe Gruevski e kanë pranuar peshkopin rus, të cilët prej tani qëndrojnë para zgjidhjes së enigmës “kompromisi i mençur është një kompromis i mençur.” Çfarë kompromisi dhe deri kur? Cilat janë qëllimet dhe interesat e tij të larta?

Promovohet një fjalor kompromisi, si një parim i një mikro-plani, një shprehje e tolerancës në vend të arrogancës, e respektit në vend të uzurpimit. Ajo është njëkohësisht një respektim i parimeve të politikës ndërkombëtare. Shihet ndërtimi i një makro platforme rajonale, shtylla statike e së cilës është bashkimi e krishterimit. Kjo nuk korrespondon me politikën lokale-patriotike të Kryeministrit.

Zëdhënësi nga Moska, Hilarion, nuk kishte vetëm misionin e kishës. Peshkopi me ndikim është një shenjë paralajmëruese e formave të reja moderne të kthimit të ndikimit rus në mes të “vëllezërve sllavë në Ballkan.” Ajo e thyen edhe mbrojtjen e fundit të autoriteteve të Shkupit se Rusia do të ishte një partner strategjik në mbrojtjen e emrit kushtetues tashmë të njohur të Maqedonisë, përballë “armiqve” në Uashington dhe Berlin. Por, vendimet e vështira të kompromiseve bien mbi kurrizin e të zgjedhurve aktualë politikë. Ata për këtë marrin një mandat nga elektorati. Do të ishte një gabim kardinal nëse lideri i VMRO-DPMNE-së, në vend të vendimeve shtetërore dhe përgjegjësisë për to, prej tani e derdhte Kishën dhe priftërinë si “lehtësues” në krijimin e ambientit përmes propagandave të fshehura publike për një kompromis ose formulë për emrin.

Vendimi i Sinodit të KOM-it për mëshirë ndaj Vranishkovskit, duke e mbrojtur atë me qëllime dhe interesa të larta në negociatat me KOS-in, e thyen vijën e fundit të vendosur për mbrojtjen partiake-mediale të emrit. Ajo vijë ishte e shkurtër, prej rrugës “Ilinden” deri te kafeja e Amintës së Tretë, por mjaftë e gjatë që ta mbaj Maqedoninë të izoluar në vetë-kënaqësinë  e saj dhe tonë.

Në këto hapësira, Tito një herë tashmë e ka harxhuar politikën e moslidhshmërisë, as Perëndimi as Lindja. Ai e ka kapitalizuar atë me huamarrjen më të shpejtë deri atëherë me mbi 13 miliardë dollarë për një dekadë. Po ashtu aq gjatë zgjaste federata e tij. Perëndimi i derdhi miliardat, mënyra më e lirë për rrënimin e një ekonomie dhe një vendi të vogël dhe të falimentuar.

Gruevski ka obligim për të qepur një përrallë të re për Maqedoninë. Derisa Perëndimi nuk vjen për ta shlyer borxhin.

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit

Shkruaj një koment

Koment(e)

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)