Data e sotme
July 23, 2019

Studentët përpara – profesorët pranë tyre

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Prindërit maqedonas dhe njerëzit e mençur vendosën të mos i lënë vetë fëmijët e tyre. Profesori Shkariq ka rezervuar një vend në radhën e parë në marshin e demokracisë. Promotori i profesorit Ivanov për postin më të lartë në vend, moti dhe padyshim gjithnjë e më ashpër po distancohet nga introvertit personal dhe intelektual të kolegut të deridjeshëm. Presidenti i shtetit, CV-në e tij qytetare e zëvendësoi me funksionin komode dhe të pavlefshme ekzekutive, si shef i protokollit të kryeministrit, të cilin e pret në të gjitha manifestimet publike, siç ndodhi me hapjen e teatrit në Veles. Me shumë vëmendje duhet të ndiqet testi për veprimet personale të Presidentit të shtetit, në këtë kohë të pranverës demokratike. Nëse krahas faljes eventuale të Jovan Vranishkovskit nuk guxohet të falë edhe Kezharovskin, fiton shansin për një rehabilitim minimal.

Doajeni i disidencës pas luftës në Maqedoni, prof. Gjorgje Marjanoviq, publikisht deklaroi mbështetjen e thellë për revoltën e gjeneratës e cila nuk shikon në të kaluarën, por në të ardhmen. Një nga kundërshtarët e famshëm evropianë, në kohën e komunizmit hakmarrës, katër dekada më parë, ishte intelektuali i parë jugosllav i cili ka kërkuar dekriminalizim të shpifjes, ngushtim të ekzistencës për të ashtuquajturat veprat penale politike.

Diva e operës Vesna Ginovska, me notat më të larta të sopranos së saj demokratike e thirri pushtetin që të heqë dorë nga zgjidhjet rigide për gjobimin e frymës krijuese. Paramendoni ekstra taksimin e maestros Stojan Tërpçeski. A mendon dikush se cila do të jetë arsyeja për të ndalur roli i tij misionar në podiumet e improvizuara të koncerteve në Maqedoni. Ai është roli i tij i madh misionar artistik në ambientin kulturor të shtetit. Ata janë edhe art, por edhe edukim për qytetarinë.

Aktorë, gazetarë, shkrimtarë … në numër më të madh… Venko Andonovski i cili është bashkë-skenarist i mega-spektaklit të filmit të cilin e porositi qeveria për Mbretin  Samuel. Ata individualisht, por edhe kolektivisht janë më të zëshëm. Tashmë janë në grupin e rekrutëve vullnetarë të armatës më të re demokratike të aktivistëve studentorë. Ata krijojnë gjeneratën e ardhshme. Vallë edhe ata janë pjesë e diskreditimit të përgjithshëm se diplomat dhe doktoratat janë blerë?!

Ditë ditës, ka gjithnjë e më shumë njerëz të mençur në këtë vendi. U nënshkruan, me emër dhe mbiemër, mësuesit me integritet. Pak prej tyre janë LSDM-istë dhe nuk besojnë në pranverën demokratike të Maqedonisë që do të arrijë përmes fjalorit militant dhe taktikës së opozitës me bomba.

Është e zëshme dhe e parëndësishme koha e qëndrimit të lirë. Jo te të gjithë. Ata që janë etabluar heshtin, nuk e kanë virtytin e Peshkopit Pimen, i cili përkundër të gjitha kritikave të Sinodit të tij, i ndjek dëshirat e tija personale, instiktive dhe të mëshirshme me të vegjlit. Ndoshta me të drejtë nuk dëshiron të mbajë predikime në mërgim, në Dioqezën evropiane, aty ku mbi 60% e 400.000 të zhvendosurve janë nga Maqedonia e pavarur.

Si duket bindja e profesorit në Konfuci dhe Institutin e formuar në Maqedoni, nëse profesori Branisllav Sarkanjac nuk paraqitet, madje edhe me mospajtim me metodat e protestës ose të paktën ta transferojë atë. Midis mendimeve të papërsëritshme morale – filozofike, nuk harrohen kurrë:
“Madhësia jonë nuk përbëhet në atë që asnjëherë të mos biesh, por të ngrihesh gjithmonë kur do të biesh…
Atë që nuk dëshiron të ta bëjnë, mos ua bën të tjerëve”.

Si duket bindja e profesorit në Konfuci dhe Institutin e formuar në Maqedoni, nëse profesori Branisllav Sarkanjac nuk paraqitet, madje edhe me mospajtim me metodat e protestës ose të paktën t’i transferojë…

Nuk ekzistojnë as liberalët e viteve të 70-ta, kur pas protagonistëve me mendime të lira të centralizmit demokratik dhe pluralizmit në shoqëri i trasonin “fëmijët” e profesorit Sllavko Milosavleski, rebelët e atëhershëm dr. Vllado Popovski dhe dr. Dimitar Mirçev, të cilin komunistët e dëbuan në Slloveni. Dhe kur disa ishin pa shpresë, paraqitej ndonjë shkëlqim sekret, së bashku me varfanjakët, me fokus-istët, të cilët në atë kohë ua lëshonin faqet, si një platformë e vetme kritike për ndryshueshmërinë.

Ndoshta do të mbledhin forca edhe dr. Petrovski dhe doktoranti Milloshoski, të rinjtë rebelë kundër regjimit të Cërvenkovskit, të cilët do të mund të njiheshin në gjeneratën që është para tyre.

Opinioni i argumenton dobësitë e të dy projekteve të dhunshme – provimin shtetëror pa debat dhe respektin ndaj atyre që mendoj ndryshe dhe ndaj personave me qëndrim. Nuk është zgjuar vetëm rinia studentore.

Edhe më shumë se 100 mijë njerëz të tjerë janë në një situate të palakueshme, si situata me tatimin e dyfishtë të honoraristëve? Paraleli social është me honorarët e lartë dhe kontratat mbi vepër për disa tregtarë me shumicë që kanë paguar 80 mijë euro  në muaj që të mund me para të gatshme t’i shpërblejnë “mjekët e tyre.” Në anën tjetër është demagogia sociale se nëse mund minatorët dhe rrobaqepëset të marrin një pagë prej 10.000 deri 12.000 denarë, atëherë pse të mos paguajë edhe akademiku Jovanovski, një nga shkencëtarët më të famshëm botërorë, i cili së bashku me profesorin hulumtues dhe provokues Boev të Universitetit të Shtipit e bënë enciklopedinë e mineraleve në Maqedoni. Një projekt kapital kërkimor në të cilin janë investuar më shumë se një dekadë metoda teoretike dhe aplikative për shkencën e aplikuar. Për ndikimin e tyre në literaturën shkencore botërore nuk ka nevojë për të shkruar. Dhe imagjinoni një punë e tillë shkencore, nesër – pasnesër, të shpërblehet me 3000 euro dhe t’i merren “vetëm” 1300 euro. Vetëm për shkak se Qeveria e Gruevskit, me një sërë të tërë të blerjeve demagogjike të pensionistëve, si një trup i fortë elektoral, e zbraz Fondin, me minus prej të paktën tre apo katër pensione.

Virtyti buron nga guximi për të kundërshtuar argumentet. Duke përfshirë këtu edhe ato qeveritare. Por, ky është një sistem i hapjes, e jo PR për TV intervista njëdrejtimësh dhe të pavlefshme, të cilat madje edhe për Kryeministrin janë pa motiv dhe jo të besueshme. Gruevski humb imazhin e një lideri, i cili në fillimin e promovimit të tij qeveritar e dinte t’i dëgjonte edhe kritikët gazetareskë. Në kabinetin e tij.

Plenumi studentor, ndër të tjera, vlerëson se “reformat” e këtilla dramatike mund të gjenden vetëm si pjesë e një filmi. Dhe janë vendosur që disa prej skenave kulte të filmit t’i adaptojnë me situatën tonë aktuale. Kreativa – Europe.

Revolucioni kulturor dhe demokratik evropian, në vitin 1968, erdhi nga Parisi në Beograd dhe në Zagreb. 10 mijëra studentët rebelë mblidheshin në kampet e universiteteve. Me ta, në të ftohtët rrinin edhe mendimtarët dhe shkencëtarët më prestigjiozë – akademikët Tadiq dhe Supek. Në Beogradin e Ri, nëpër livadhet dëgjoheshin Hamleti dhe Avlia e Andriqit, nga aktorët e mëdhenj Srevo Zhigon dhe Ljuba Tadiq. Kësaj performance politike-artistike i përfshiheshin edhe anëtarët e lartë të Byrosë politike jugosllave Vllahoviq, Miniq, Koça Popoviq… Tito nuk mundte, nuk donte ose nuk e dinte nëse tanket do të kryejnë punën e tyre.

Në marshin studentor në Shkup, para dhjetë ditësh, është vërejtur përgjigja më lucide të provokimit më të ashpër gazetaresk: – Çfarë nëse nga ana tjetër vjen ndonjë plenum tjetër?: Përgjigja ia vlen të boldohet:

Do të jemi një – ose ATA me ne ose ne me TA!

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)