Data e sotme
January 16, 2018

Varfëria në Maqedoni është nën nivelin e disa shteteve të Amerikës Latine – ikje masive drejt Evropës

Qytetarët shpërngulen, sepse kërkojnë zgjidhje. Shkojnë atje ku mund të gjejnë punë dhe sigurojnë jetë më dinjitoze për veten dhe familjen e tyre thonë ekspertët në Shkup.Banorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor  duke përfshirë këtu edhe Maqedoninë janë duke migruar drejt shteteve të Bashkimit Evropian(BE).

Ky fenomen ka  përfshirë  jo vetëm Maqedoninë por dhe Kosovën.Për më shumë ditëve të fundit pamjet më të shpeshta televizive në Kosovë janë “lumenjtë” e njerëzve që nisen drejt Evropës, të zhgënjyer thellë nga qeveria, por duke shpresuar se Perëndimi do tu sjell jetë më të mirë në të ardhmen.

Kushtrim Sadiku  gazetar në televizionin Klan Kosova, për Inbox7 thotë se qeveria dhe institucionet tjera të Kosovës nuk kanë shpalosur ndonjë numër të saktë të kosovarëve të cilët po kërkojnë fatin e tyre nëpër vendet e Bashkimit Evropian si refugjatë apo azilkërkues.Megjithatë sipas tij ajo që dihet është se ekzistojnë të dhëna të pjesshme, të cilat shpalosin qartazi tendencën e rritjes së numrit të atyre që azilin e shohin si shpresë të vetme, ndonëse ai vështirë i jepet ndonjë kosovari.

kushtrim sadikuTë dhënat e Eurostatit dhe UNHCR, shpalosin një numër prej 23 mijë kosovarëve të cilët kanë mbërritur nëpër vende të BE-së dhe kanë aplikuar për statusin e azilit. Numri 23 mijë figuron deri në muajin shtator, pa llogaritur edhe fluksin e madh të nëntorit e dhjetorit të vitit 2014. Pra edhe duke e ditur që kjo e dhënë nuk është përfundimtare, ajo është më e madhe se e vitit 2013, për më shumë se 3 mijë. Tendenca e rritjes së numrit të azilkërkuesve kosovarë shfaqet edhe në raportin e Entit Federal për Migrim dhe Refugjatë në Gjermani, ku vetëm gjatë muajit nëntor janë paraqitur 1306 kosovarë për të marrë statusin e azilit”, tha Sadiku.

 

Banka Botërore: 447 mijë banorë jetojnë jashtë Maqedonisë

 

Dragan Tevdovski, profesor në Fakultetin EkonomikUniversitetit Publik të Shkupit (UPSH) dhe njëherit kryetar i Komisionit të ekonomisë pranë Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë(LSDM) vlerëson se edhe në Maqedoniekziston procesi i shpërnguljes masive së qytetarëve, i cili kohëve të fundit ka marrë përmasa serioze.

Tevdoski më shumë dëshiron të flasë me shifra. “Tanimë ekzistojnë të dhëna nga institucionet relevante ndërkombëtare. Banka Botërore vlerëson se numri i qytetarëve maqedonas, që jetojnë jashtë Maqedonisë është 447 mijë qytetarë. Sipas EUROSTAT, vetëm në periudhën prej vitit 1998-2009 vetëm në vendet e Bashkimit Evropian mesatarisht janë shpërngulur nga 10 mijë qytetarë. Me siguri ky trend ka vazhduar në pesë vitet e fundit edhe atë jo vetëm në Evropë, por edhe në Amerikën Veriore dhe Australi”, tha Tevdovski.

Tevdovski mendon se pikërisht migrimi i madh ishte shkaku që pushteti aktual nuk zbatoi regjistrimin e popullsisë në vitin 2011, sepse ai do të tregonte shifra alarmante të numrit të popullatës në Maqedoni.

Profesoresha e Fakultetit EkonomikUniversitetit të Evropës Juglindore në Tetovë (UEJL), Shenaj Haxhimustafa konstaton se më tragjik është fakti që një numër i madh i të rinjve ardhmërinë e tyre për dëshmimin e aftësive të tyre të punës e shohin jashtë vendit.

 

Partizimi në sektorin publik,të ardhurat e ulëta dhe migrimi

 

Shkaqet kryesore për migrimin e qytetarëve janë pamundësia për të gjetur punë, për shkak të moszhvillimit të mjaftueshëm të sektorit real, të ardhurat e ulëta që mund të realizohen në vendin tonë, por edhe partizimi gjatë punësimeve në sektorin publik”, tha Haxhimustafa.

Ndërsa edhe sipas Tevdovskit shkaku kryesor i shpërnguljes është standardi i ulët dhe gjendja e rëndë ekonomike.

Qytetarët shpërngulen, sepse kërkojnë zgjidhje. Shkojnë atje ku mund të gjejnë punë dhe sigurojnë jetë më dinjitoze për veten dhe familjen e tyre”.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore, 9.1 % e qytetarëve në Maqedoni jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Këto 2 dollarë janë rreth 40 denarë, për shkak se bëhet fjalë për dollarë ndërkombëtarë. Kjo do të thotë se 180. 000 persona në Maqedoni jetojnë me më pak se 40 denarë në ditë. Ky është realiteti maqedonas”, shprehetTevdosvki.

Ai bën krahasim me shtetin e dytë në Evropë për kah varfëria, Moldavia. Ai shton se ky shtet ka shkallë dyfish më të ulët të varfërisë, edhe atë 4.4 %, ndërsa në vitin 2006 ajo ishte 14 %. Tevdovski më tej sqaron se varfëria në Maqedoni është në nivelin e disa shteteve të Amerikës Latine, si Brazili dhe Ekuadori, ku ajo është në vlerë prej10.5 %, ndërsa në vitin 2006 ka qenë 14 %. Më brengosëse se sa shkalla e varfërisë, është fakti që ajo intensivisht rritet.

Nëse në vitin 2006, ajo ka qenë 4. 6 %, numri i të varfërve vetëm për katër vite është dyfishuar, analizon eksperti ekonomik Tevdovski, duke nënvizuar se varfëria në tre shtetet e përmendura është në ulje të vazhdueshme.

Edhe në Kosovë gjendja e rëndë ekonomike është arsyeja kryesore e ikjes së qytetarëve nëpër shtetet e Bashkimit Evropian (BE).

Është humbje e shpresës nga pritja e gjatë gati 15 vjeçare për të ndryshuar situata. Mos të harrojmë se papunësia në Kosovë sipas vetë statistikave të qeverisë është 30 për qind, derisa organizatat e shoqërisë civile theksojnë se ajo është mbi 40 për qind. Të dyja shifrat flasin për një problem enorm të shoqërisë kosovare. Nuk mendoj se mund të ekzistojë ndonjë konspiracion I madh që një numër I tillë I qytetarëve që rrezikojnë jetën e tyre shpesh herë të largohet nga vendi”, thotë Sadiku.

Sipas tij fluksin e madh e ka ndihmuar edhe qarkullimi i lirë i qytetarëve kosovarë nëpërmjet Serbisë, si vend transit i gjithë atyre që e shohin Hungarinë si trampolinë të parë, para se të mbërrijnë tek shtetet tjera, si Austria, Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda apo gjetiu. Por Sadiku bën të ditur edhe një fakt tjetër:

Natyrisht se kur ekzistojnë këto parametra, në vend të ngjarjes patjetër që paraqiten grupet kriminale trafikante, të cilat janë sa shqiptarë, po  aq edhe serbë e hungarezë, të cilët e ndërtojnë zinxhirin e kontrabandës me njerëz”.

 

Bllokimi i proceseve integruese ndikon në migrimin e popullatës

 

Nga ana tjetër profesoresha Shenaj Haxhimustafa vlerësoi se bllokimi i proceseve eurointegruese ndikon ndaj procesit të migrimit.

Vendnumërimi vite me radhë do të thotë se ne nuk kemi shkuar para në përmbushjen e kritereve, veçanërisht në pjesën e cilësisë së institucioneve, siç janë sundimi I së drejtës, efikasiteti i sistemit gjyqësor, administrata e stërngarkuar publike, liria e kufizuar e mediave e zvogëlojnë cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe janë shkak që një numër i qytetarëve t’i kërkojnë shanset e tyre jashtë shtetit”, theksoi Haxhimustafa.

Ndërsa eksperti Tevdovski tha se anëtarësimi në NATO dhe në BE është i domosdoshëm që të sigurohet ardhmëria e vendit, kur shihet se vendet e rajonit ec në këtë rrugë, por është gabim të mendohet se ky anëtarësim vetvetiu do ta ndryshojë gjendjen dhe këtë më së miri e dëshmon gjendja në Greqi. Sipas Tevdovskit paralelisht me eurointegrimin duhet të ngrihen disa shtylla kryesore.

Shtylla e parë është parakusht për gjithçka-duhet të kthehet demokracia dhe sundimi i ligjit. Shtylla e dytë duhet të ketë prioritete në zhvillimin ekonomik: ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, investime afatgjata dhe rritja e rrogave. Shtylla e tretë duhet ta demontojë neoliberalizmin dhe ta zëvendësojë me shtetin e drejtë social. Shtylla e katërt duhet t’i vë fund dy kaheve në ndërtimin e kombit, asaj maqedonase dhe shqiptare dhe zëvendësimin e tyre me kombin e përbashkët maqedonas. Anëtarësimi në NATO do ta përforcojë sigurinë në vend, ndërsa vetëm nga Fondi social evropiane si rezultat i anëtarësimit në BE do të sjellë dhjetëra milion euro për luftë kundër papunësisë”, tha Tevdovski.

 

Braktisja e vendit nga të rinjtë do të vazhdojë

Trendi i largimit masiv të rinjve të vazhdojë edhe në të ardhmen

Sadiku shton që trendi i largimit masiv të rinjve të vazhdojë edhe në të ardhmen, sidomos tek popullata shqiptare. Ai tha se duke e ditur se investimet në Maqedoni nuk janë të fokusuara tek vendbanimet shqiptare dhe papunësia në këto zona është e lartë, atëherë qartazi ekzistojnë të gjitha parametrat që braktisja e vendit të bëhet edhe nga shqiptarët e Maqedonisë.

Mos të harrojmë se shqiptarët e Maqedonisë e kanë një lehtësi më të madhe për të kaluar në Perëndim, duke e ditur se nuk kanë nevojë për viza”.

Sipas tij kjo tendencë është parë edhe më herët kur autobusë përplotë me shqiptarë sidomos nga zona eKumanovës, tentonin të gjenin një të ardhme të mirë në Belgjikë, Gjermani, Zvicër e vende tjera.Ndërkohë qeveria e Maqedonisë ka njoftuar për rritje ekonomike në vitin 2015 dhe masa ekonomike-sociale për të rritur mirëqenien e banorëve.

 

Të dhënat statistikore për numrin e të migruarve nga Maqedonia në botë
                                             Entet statistikore në botë
Vendi Numri i mërgimtarëve VITIE DHËNA NGA: NUMRI I FUNDIT I MËRGIMTARËVE TË REGJISTRUAR VITIE DHËNA NGA:
AUSTRIA 16473 Regjistrimi2006 

Byroja e Statistikës së Austrisë

16473 Regjistrimi2006Byroja e statistikës së Austrisë
АUSTRALIA 83983 Regjistrimi2001

Byroja e Statistikës së Australisë

81898 Viti 2001Byroja e Statistikës së Australisë
АZIA 210 Regjistrimi1994

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë

210 Regjistrimi1994

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë

АFRIKA 78 Regjistrimi1994

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë

78 Regjistrimi1994

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë

BELGJIKA 10667 01-01-2006Enti i Statistikës së Mbretërisë së Belgjikës 10667 01-01-2006Enti i Statistikës së Mbretërisë së Belgjikës
BOSNJA E HERCEGOVINA 1596 Regjistrimi1991Enti i Statistikës së Bosnjë e Hercegovinës 447 Regjistrimi i realizuar në vitin 1994 nga ana e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë
BRITANIA E MADHE 1284 Regjistrimi2001Enti i Statistikës së Britanisë së Madhe 1284 Regjistrimi2001Enti i Statistikës së Britanisë së Madhe
 GJERMANIA 62295 E dhënë nga viti 2007 

Zyra Qendrore Statistikore e Republikës së Gjermanisë

 

62295 E dhënë nga viti 2007 

Zyra Qendrore Statistikore e Republikës së Gjermanisë

 

DANIMARKA 3147 Regjistrimi 1994 

Enti i Statistikës së Maqedonisë

 

3007 E dhënë nga1-1-2006nga ana e Mbretërisë së Danimarkës
ITALIA 78090 E dhënë nga viti 2008 

Enti i Statistikës së Italisë

 

78090 E dhënë nga viti 2008 

Enti i Statistikës së Italisë

 

KANADAJA 31265 Regjistrimi2001Enti i Statistikës së Kanadasë

 

31265 Regjistrimi2001Enti i Statistikës së Kanadasë

 

ZELANDA E RE 621 Regjistrimi2001 

Enti i Statistikës së Zelandës së re

 

 

597 E dhëna 2006 

Enti i Statistikës së Zelandës së re

 

NORVEGJIA 3045 E dhëna nga 1.1.2007 

Byroja e Statistikës së Mbretërisë së Norvegjisë

 

3045 E dhëna nga 1.1.2007 

Byroja e Statistikës së Mbretërisë së Norvegjisë

 

POLONIA 300 31.12.2005Enti i Statistikës së Polonisë

 

286 31.12.2005Enti i Statistikës së Polonisë

 

RUSIA 54 Regjistrimi 1994 

Enti i Statistikës së Maqedonisë

 

54 Regjistrimi 1994 

Enti i Statistikës së Maqedonisë

 

SHBA 43783 Regjistrimi i vitit 2000Byroja e Regjistrimit e SHBA-së 43783 Regjistrimi i vitit 2000Byroja e Regjistrimit e SHBA-së
SLLOVENIA 2611 Regjistrimi 1994 

Enti i Statistikës së Maqedonisë

 

1009 Regjistrimi2002Enti i statistikës së Sllovenisë

 

SERBIA 47200 Regjistrimi1994

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë

25847 Regjistrimi 2002Enti i Statistikës së Serbisë

 

TURQIA 1154 E dhëna01,01,2007Byroja e Statistikës së Turqisë 1154 E dhëna01,01,2007Byroja e Statistikës së Turqisë
UKRAINA 9 Registrimi 1994 

Enti i Statistikës së Maqedonisë

 

9 Registrimi 1994 

Enti i Statistikës së Maqedonisë

 

FINLANDA 676 31-12-2008 

Enti i Statistikës së Finalndës

 

676 31-12-200

Enti i Statistikës së Finlandës

 

HOLANDA 1091 Registrimi 1994 

Enti i Statistikës së Maqedonisë

 

907 Registrimi2001

 

Byroja e Statistikës së Mbretërisë së Holandës

 

KROACIA 8842 Registrimi 2001 

Enti i Statistikës së Kroacisë

 

4270 E dhëna 2001 

Enti i Statistikës së Kroacisë

 

ÇEKIA 1746 31-08-2007 

Enti i Statistikës së Çekisë

 

1746 31-08-2007 

Enti i Statistikës së Çekisë

 

ZVICRA 60141 Registrimi 2006 

Enti i Statistikës së Zvicrës

 

60141 Registrimi 2006 

Enti i Statistikës së Zvicrës

 

SUEDIA 4872 Registrimi 1994 

Enti i Statistikës së Maqedonisë

 

3985 E dhëna 2006 

Enti i Statistikës së Suedisë

 

TË TJERËT 100 Regjistrimi1994

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë

100 Regjistrimi1994

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë

GJITHSEJ 465333  433323

 

Redakor: Selim Ibraimi

 

Shkruaj një koment

Koment(e)

tahiri@inbox7.mk