Data e sotme
September 27, 2020

Zgjedhje pa zgjidhje dhe lista me kandidatë të njëjtë

Asnjëra nga partitë politike shqiptare nuk është e gatshme të ofrojë diçka të re për votuesit. Listat zgjedhore nuk përmbajnë emra të rinjë dhe kualitet në politikën shqiptare

Një javë më parë partitë politike që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare, i dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë pranë Komisionit Shtetërorë Zgjedhor (KSHZ).Risi nuk kishte aspak, u përsërit fenomeni i njëjtë.

Asnjëra nga këto parti nuk veçoi ndonjë vend për deputetë, për partiakët që deri më tani nuk kanë qenë aktivë në ligjëvënsin e Maqedonisë.Listat zgjedhore të partitve politike shqiptare nuk tregojnë për ndonjë ndryshim të madh në krahasim me ato të vitit 2011.Emra të dëgjuar që vazhdojnë të përfshihen dhe përsëri të kandidohen nëpër njësitë zgjedhore.

Partia shqiptare në pushtet BDI, risolli ish-komandantët e luftës në krye të listave dhe vendosi ministrat aktual diku nga mesi i listës, ndërsa fundi i listës ju rezervua të rinjëve të kësaj partie.

Partia opozitare PDSH, nuk paraqiti asnjë kandidat të ri, por ajo vendosi të rikandidojë të njëjtët deputetë që ishin pjesë e mandatit të fundit.Në krye të listës vendosi anëtarë të vjetër të partisë, të cilët kur kjo parti ishte në pushtet, kanë mbajtur disa poste të rëndësishme.

Ndërkaq partia më e vogël opozitare RDK, ka rikandiduar po ashtu me të njëjtët deputetë dhe duke vënë në listën zgjedhore, ish-komandantin e UÇK-së, tanimë të shpërndarë, Xhezair Shaqiri, i cili është i dënuar me dy vite burg nga autoritetet maqedone.

Për vëzhguesit e politikës ditore në Maqedoni, një veprim i tillë edhe pritej nga këto subjekte, sepse asnjëra nga partitë aktuale shqiptare, nuk është në gjendje të ofrojë diçka të re për votuesit.

Ramadan

Ramadan Ramadani

Analisti Ramadan Ramadani për Inbox7 shprehet se listat për deputetë janë përpiluar në atë formë, sepse votuesit nuk e çojnë zërin e tyre kundër kësaj dukurie të partive politike.

Ata trajtohen sikur janë të gatshëm të votojnë për çfarëdo deputeti që ju ofron partia” thotë Ramadani.

Votuesve ju ofruan emra që më parë kanë humbur në votime si me Rilindjen Demokratike Kombëtare (RDK), njerëz që moti nuk janë në opinion publik e që nuk mbahen mend për të mirë nga votuesit që nga koha kur Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) kanë qenë në pushtet, dhe së fundi emra të vjetër janë bërë bartës liste nëpër njësitë më të reja zgjedhore, pra ata të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ” thekson Ramadani.

Analisti Nebi Murseli thotë se ka vërejtur disa emra të rinjë, por sipas tij janë emra të panjohur dhe jo me peshë për elektoratin.

Murseli sqaron se “BDI-ja, si për inat të VMRO-DPMNE-së rikthen në lista ish-komandantët në njësinë numër 6, por në rradhët saj nuk vërehet ndonjë kandidat që do t’i kishte joshur votuesit”.

PDSH-ja po ashtu sillet rreth orbitës së vet dhe kryetari Menduh Thaçi përsëri vendosi për listat.Edhe pse ai deklaron se gjatë përpilimit të tyre është respektuar statuti partiak, është vështirë të besohet.Ndërsa RDK-ja, me Xhezair Shaqirin, ka sjellë një momentum shumë senzibil dhe provokues, sa për partitë shqiptare, po edhe aq për ato maqedonase ”mendon Nebi Murseli analist.

Për më shumë,analisti Albert Musliu, thotë se askush nuk duhet të habitet me kandidatët për deputetë, sepse emrat e tyre kanë ardhur si pasojë e vlerësimit të mirëfilltë të partive që ata i përfaqësojnë.

Mendoj se kësaj rradhe ne kemi pasur disa variante të ndryshme, jo vetëm tek partitë shqiptare por dhe tek partitë politike të spektrit maqedonas”potencon Musliu. Ai thotë se partitë politike kanë bërë vlerësime të brendshme se cilët kandidatë do të ‘kalojnë’ më mire tek elektorati. “Fakti që partitë politike nuk ju japin mundësi të rinjëve të dëshmohen dhe të rikandidohen njerëz të njëjtë, është një përgjegjësi e tyre”nënvizon ai.

LSDM ka kandiduar shumë të rinjë që s’kanë qenë më parë të njohur për elektoratin. Po ashtu VMRO-DPMNE-ja ka sjellë çdoherë ministra të rinjë para publikut dhe kjo është një strategji e tyre e mirë.Por fakti që BDI ka nxjerrë kandidatë në njësinë nr.4 është vërtetë për tu përshendetur. I është kushtuar vëmendje të posaçme një pjesë të popullatës që më parë nuk është bërë nga asnjë subjekt tjetër politik shqiptar” specifikoi Albert Musliu.

Sipas Murselit dhe Ramadanit partitë politike nuk e konsultojnë bazën partiake dhe listat zgjedhore mbeten me po të njëjtat Nebiemra.

Nebi Murseli veçon se listat e deputetëve janë përpiluar krejtësisht nga vetë liderët e partive pa konsultime të gjëra. Kjo është një karakteristikë përbashkët për të tre subjektet politike.Në këtë drejtim Ramadan Ramadani shton se liderët e partive politike nuk i kanë pranuar sygjerimet e bazës partiake ashtu si që ishte rasti me degën e Strugës së PDSH-së dhe e dyta me rekomandimet e propozuara të shoqatave të ndryshme të diasporës, sidomos të Evropës, të drejtuara nga BDI.

Pas tre viteve Maqedonia po përballet me zgjedhje të parakohëshme parlamentare dhe zgjedhje të rregullta presidenciale.Elektorati do të ketë mundësi të zgjedhë në mënyrë demokratike përfaqësuesit e vet politikë, që do t’i udhëheqin në katër vitet e ardhëshme.Por edhe njëherë,listat zgjedhore nuk u freskuan me kandidatë të rinjë. Zgjedhje pa zgjidhje dhe lista partiake me kandidatë të njëjtë.

Redaktor: Selim Ibrahimi

bajrami@inbox7.mk