Data e sotme
December 9, 2019

Arkitekti që do ta ndërtojë qendrën e re klinike, i përfshirë në një sërë skandalesh në Itali

Autor: Mençe Atanasova Toçi

Storja është realizuar nga NOVA TV me mbështetjen e QGH SCOOP Macedonia
Antonio Savoino nga kompania italiane Aren SRL, e cila fitoi tenderin për proektimin e qendrës së re klinike “Nënë Tereza” ishte i përfshirë në disa skandale korrupsioni në Itali, në projekte të lidhura me ndërtimin e spitaleve të reja, mëson NOVA.

Savoino, i cili tani është në moshën 84 vjeçare, figuron në Bordin e Drejtorëve të kompanisë Aren SRL, e cila është një byro projektuese që duhet ta ndërtojë objektin madhështor në Maqedoni, ndërsa në vendin e krye-shefit ekzekutiv është djali i tij Dejvid.

dokument-21

Sipas mediave italiane, Antonio Savoino është arrestuar dy herë për punë që janë të lidhura me ndërtimin e spitaleve në Asti dhe Savonë në Itali.

Opinioni italian e njeh shumë mirë arkitektin Savoino, kur si pronar i kompanisë së atëhershme PROTECNE është arrestuar së bashku me disa politikanë, të cilët ishin të përfshirë në një skandal të madh korrupsioni. Së bashku me të janë arrestuar edhe presidenti i provincës së Torinos, Ecio Astore dhe Aldo, dora e djathtë e Vito Bonsinjores, sekretar për buxhetin në atë kohë.

Ja si ka raportuar për momentin e arrestimit të Savoino-s, një nga gazetat më të shitura në Itali, Corriere della Sera, më 28 prill 1993.

“Dje në mbrëmje u arrestua zëvendës-presidenti i provincës së Torinos Ecio Astore. Për ta arrestuar dhe për ta futur në paraburgim kishin obligim gjyqtarët Vitorio Korsi dhe Sebastiano Sorbelo, të cilët hulumtonin historinë e kontratës për spitalin e ri në Asti, të rëndë 230 miliardë dollarë. Me Astoren u arrestua edhe Aldo Genta, i cili deri në pranverën e kaluar ishte dora e djathtë e sekretarit aktual për buxhetin, Vito Bonsinjore.
Me pranga në duar ishte edhe arkitekti Antonio Savoino, drejtori i kompanisë “Protecne”. Ish-masoni, siç e quajnë atë, për shkak të njohurve dhe miqësive të tija, ka marrë një provizion nga shumë njësi shëndetësore lokale në Piemonte dhe ka fituar një lloj monopoli. Savoino paraqitet në historiatin kompleks të spitalit të ri në Asti si anëtar i Komisionit për transferimin e kontratave. Ai u arrestua për herë të dytë në dy rastet me akuza për korrupsion (në tetor u prangos për shkeljen e “Ankandit të elefantit”), thuhet në një raport të botuar në gazetën italiane Corriere della Sera.

koriere

A kanë ditur autoritetet e Maqedonisë për të kaluarën e njeriut të cilit ia kanë besuar ndërtimin e objektit më të madh në shëndetësinë e Maqedonisë me një sipërfaqe prej 61.500 metra katrorë? A është e mundur që të mos dinë asgjë për të kaluarën e tij, kur të dhënat i kanë në dispozicion në internet.

NOVA duke hulumtuar këtë temë, ka ardhur deri te një procesverbal i Parlamentit italian, i cili daton nga shkurti i vitit 1993, kur Luçiano Violante i Partisë Demokratike të së majtës e parashtron pyetjen për Ministrin e Shëndetësisë, se si kompania Protecne në pronësi të Antonio Savoino-s e ka fituar tenderin për ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve në kuadër të projektit për luftën kundër HIV/AIDS-it.

Sipas planit të ideuar, kompania e Savoino-s kishte për detyrë ta rrënonte ndërtesën e vjetër dhe të ndërtonte një spital të ri në Piemonte, kurse kishte për detyrë të ndërtonte edhe një laborator të ri. Edhe pse ka pasur mundësi për të ndërtuar një ndërtesë të re, kompania Protecne vetëm e ka rindërtuar ndërtesën ekzistuese, kurse laboratori aspak nuk është ndërtuar. Paratë kanë përfunduar në llogarinë e kompanisë së Antonio Savoino-s.

Siç shkruan në procesverbal, e majta akuzon se arkitekti ishte përfshirë edhe në krime të tjera, kurse ministri i atëhershëm i shëndetësisë theksohet se ka qëndruar pas tij.

rrr

Në fakt, storja fillon kur në atë kohë Ministria e Financave në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë punët për ndërtimin e spitaleve në tre rajone të Italisë ia beson Konsorciumit CONS.OMI.

Për të ndërtuar një spital të specializuar për sëmundjet infektive CONS.OMI, përkatësisht konsorciumi i përbërë nga kompanitë Italsanitá dhe SVEI, e angazhon kompaninë e Torinos PROTECNE, në të cilën i vetmi administrator, drejtor teknik dhe projektues është arkitekti Antonio Savoino. Projekti u prezantua para Ministrisë së Shëndetësisë.

Por, Komiteti rajonal për punët publike në Piemonte ka shprehur mosbesimin e tij lidhur me zbatimin e projektit, për shkak të planifikimeve jo të plota, mungesës së vlerësimeve analitike dhe kostove e harxhimeve shumë të mëdha indirekte.

Në të njëjtën kohë, një reagim të ashpër kanë shprehur edhe drejtori mjekësor dhe personeli spitalor i spitalit Amadeo di Savoja. Përfaqësuesit teknikë nuk janë pajtuar me projektin e propozuar, pavarësisht presionit nga këshilltari rajonal Makari, i cili u arrestua disa ditë më vonë për shkak të lidhjes së tij me ndërtimin e spitalit të ri në Asti. Ata i kanë theksuar mungesat kryesore të projektit, si dhe pengesat në zbatimin e planeve në pjesën e mirëmbajtjes së spitalit dhe furnizimit të spitalit me pajisje dhe mobilie.

dokument-2-намален-15-12-2014

Shuma totale për ndërtim në vlerë prej 50 miliardë lirash, e paraparë në vitin 1990 u rrit dyfish në 109 miliardë lira fantastike.

Antonio Savoino në vend se të ndërtojë një laborator të ri, vetëm e rindërton atë ekzistues, paratë kanë shkuar në llogari, kurse laboratori i ri i spitalit nuk është bërë. Rreth 300 shtretërish të lirë ishin vendosur në morgun e spitalit, i cili është pa laborator patologjik.

Në dokumentin deri te i cili ka ardhur NOVA, thuhet se arkitekti Savoino u arrestua sërish në hetimin e iniciuar nga Prokurori publik i Torinos për ndërtimin e spitalit të ri në Asti. Dhe jo vetëm kaq, ai është marrë në pyetje edhe në hetimin e zbatuar rreth ndërtimit të selisë së re të Institutit Kombëtar të Elektrotehnikës, kurse emri i tij paraqitet edhe në hetimin e ryshfetit në lidhje me marrëveshjen e IACP-së së Torinos dhe në hetime të tjera gjyqësore në pjesën e menaxhimit shëndetësor të Piemonte-s.

Arkitekti akuzohet për miliardë të shpenzuar për shtëpitë e shkatërruara për të moshuarit, për shtatë projektet e  CONS.OMI-t në rajonin Piemonte, për të gjitha projektet që i janë besuar kompanisë PROTECNE apo kompanive të tjera që në mënyrë direkte ose indirekte i ka menaxhuar arkitekti Antonio Savoino.

Se si kanë përfunduar hetimet dhe proceset gjyqësore është e vështirë për të ditur, por nga ato informata që i kanë plasuar mediat në atë kohë, mund të shihet se ai një herë ka arritur të marrë një dënim me kusht në kohëzgjatje prej një viti e tetë muajsh, kurse një tjetër herë për atë është kërkuar një dënim prej 2 vjetësh dhe nëntë muajsh. Akuzat që janë ngritur kundër menaxherëve kanë qenë të shumta: ryshfeti, manipulimi i ofertave, shkelja e sekretit profesional dhe keqpërdorimi i funksionit.

il

Për proektimin e qendrës së re klinike në Shkup, shtëpia projektuese Aren SRL e ka fituar tenderin në konsorcium me dy kompani të Maqedonisë, In Puma dhe Prototip. Këtë një vit më parë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Por, ka edhe një kompani të tretë nëpërmjet së cilës koordinohen punët dhe ajo është kompania Studio Krug DOOEL, e cila fare nuk është përmendur në opinion.

Të dyja kompanitë e para, In Puma dhe Prototip nuk janë përfshirë në projekt. Jozyrtarisht, në In Puma thonë se për arsye të panjohura janë larguar nga projekti, por nuk duan të flasin publikisht. Kompania Prototip ka përfunduar pjesën e saj të punës, kurse kompania e tretë Studio Krug DOOEL, ende është duke punuar në projekt.

 

 

(Storia është përkrahur në kuadër të projektit NED “Ngritja e vetëdijes publike kundër korrupsionit përmes gazetarisë hulumtuese”).

 

 

Reagim nga Ministria e Shëndetësisë

 

Ministria e Shëndetësisë NUK KA LIDHUR, konfirmojmë se nuk ka lidhur, marrëveshje me asnjë kompani për ndërtimin e Qendrës Klinike, për shkak se është në rrjedhë procedura e tenderimit, e cila është publikuar nga ana e Bankës së Këshillit të Evropës dhe kjo procedurë po realizohet sipas normave për furnizime të Bankës.

Foto_firma_per_news

Me kompaninë e apostrofuar Aren Srl është lidhur marrëveshje për bashkëpunim për projektin themelor për Qendrën e re klinike, në pajtueshmëri me Ligjin për furnizime publike, e jo për ndërtimin e saj, për ëka edhe në dosjen e tenderimit për këtë furnizim ekziston dokumentacioni i kompletuar.

Nga teksti juaj kuptuam se kompania Aren Srl nuk ka qenë e përfshirë në skandal korruptim por një tjetër kompani me emrin PROTECNE, me të cilën Ministria e Shëndetësisë nuk ka lidhur asnjë marrëveshje.

Në bazë të kësaj, kërkojmë të kërkoni falje për këto të pavërteta dhe t’i tërhiqni në përgjithësi.

 

Sektori për marrëdhënie me publikun,

Ministria e Shëndetësisë