Data e sotme
January 16, 2018

Çfarë kërkon Ali Ahmeti prej amerikanëve?!

Lideri I BDI-së Ali Ahmeti njoftoi se është keqinterpretuar gjatë konferencës së fundit për shtyp të organizuar për festat e fundvitit. Mirëpo, sipas vrojtuesëve për të mirë apo për të keq,përmendja dhe krahasimi gjeopolitik Ukrainë -Maqedoni nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti nuk ishte adekuat. Ukraina është simbol i rezistencës për demokraci dhe ruajtjes të sovranitetit territorial.

Kur ish -lideri politik i UÇK-së Ali Ahmeti hyri në politikë, ishtë ditë e mërkurë. 

Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë njoftuan se kjo parti e dalë nga konflikti i vitit 2001, do të promovojë një rol të ri në skenën politike dhe do të angazhohet për një Maqedoni të re.14 vite pas, në javën e fundit të dhjetorit të 2014, të enjten një ditë  pas të mërkurës, lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se Ukraina nuk është larg, duke bërë krahasime rajonale të gjendjeve të brendshme etnike dhe luftarake.

Në këtë kontekst liderët vijnë në pushtet ose sepse janë shumë të aftë ose ndonjëherë arrin të marrin pushtetin për shkak se janë më fat.

Këto më lartë janë shembuj klasik të historisë politike që ngjasojnë me të kaluarën dhe të tashmen e ngjarjeve politike në rajon.

 

Qëndrimi në pushtet dhe fatkeqësia e liderëve!

 

Viti që lamë pas nuk ishte i mirë as për qeverinë dhe as për partitë shqiptare,sidomos BDI-në.Për PDSH-në, vitet janë të vështira që nga viti 2002, kur kjo parti humbi pushtetin dhe hyri në një opozitë të paqenë politike.

Kur liderët qëndrojnë gjatë në pushtet, ua thithin frymën të gjitha institucioneve dhe i bëjnë ata si të veten,i përvetësojnë. Me këtë rriten dhe mundësitë për forcimin e korrupsionit dhe formimin e kleptokracisë së përhershme. Siç tha në verë diplomatja amerikane e Departamentit të  Shtetit( DASH) Victoria Nuland, Ballkani është një vend ku primesat janë të përshtatëshme për autoritarizëm dhe kleptokraci.

Sëkëndejmi, BDI dhe lideri politik Ali Ahmeti, kur morën pushtetin në vitin 2002, u mirëpritën mjaft mirë nga elektorati. Sa kanë ndryshuar rrethanat që kur BDI u akomodua në qeveri?

Në shtypin e Prishtinës, Ali Ahmeti, kërkoi një angazhim më serioz sipas tij të amerikanëve në rajon dhe Maqedoni.

A nuk ishte mjaft e qartë administrata amerikane që nga viti 1993 me ardhjen e  diplomatit të parë Victor D. Comras në Maqedoni?

Humbja e kontrollit demokratik dhe gjeopolitika e rajonit i ka shtyrë partitë dhe qeverinë ta deformojë realitetin historik dhe raportet diplomatike Shkup-Uashington.

Për këtë, tregon krahasimi dhe zbritja e çështjes ukrainase në Maqedoni.

Më të “revoltuar” për këtë vlerësim do të ishin amerikanët, të cilët e ruajtën paqen e brishtë në Maqedoni me dollarët e taksapaguesve amerikanë. Pa angazhimin amerikan Maqedonia e sotme do të ishte më ndryshe.

 

‘Pokeri’ i Ali Ahmetit dhe SHBA

 

ali volers

Ambasadori amerikan në largim, Paul Wohlers gjatë një takimi me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti

Qeveria amerikane nuk pret që liderët të kthejnë vendin aty ku ishte në vitin 2001.Kompozimi etnik mund të jetë i njëjtë,por çështjet e brendshme në Maqedoni,nuk janë të njëjta me atë të Ukrainës apo gjetiu.

Ahmeti do t’i dëshpëronte amerikanët,nëse do të vazhdojë të promovojë politika të bazuara kryesisht në prognoza javore dhe llogaritje të dobëta gjeopolitike.

Këtu,kur e përmenda gjeopolitikën, nuk pres që liderët në Maqedoni, duke përfshirë  edhe ato të spektrit politik shqiptar, të thonë diçka më ndryshe nga ç’farë dëgjojnë  apo lexojnë  nga shtypi lokal dhe qendror.

Deri dje,gjeopolitikën,profilet politike të Ballkanit dhe botës ish-komuniste e kanë quajtur si “ideologji të kapitalizmit revizionist”.

Megjithatë, kapaciteti politik-demokratik në Maqedoni po shkon drejt rënies dhe kjo ka të bëjë me përleshjet dhe rivalitetet e Fuqive të Mëdha në territorin Evropian. Nuk 

është vetëm një faktorë që ka shtyrë liderët të kenë mendim të dytë për sa u përket proceseve në Maqedoni.

I nisur nga krahasimi ukrainas, lideri i BDI-së Ali Ahmeti sipas shtypit kërkon të gjejë mbështetje për gjendjen ekonomike dhe sociale në vend. Supozimet shpeshherë japin parashikime jo të sakta. Këtu liderët edhe mund të gabojnë.

Maqedonia 25 vite pas rrëzimit të Murrit të Berlinit, vazhdon të lëvizë jashtë integrimeve.

E filloi mirë në vitin 1991,pasi ish- kryetari Kiro Gligorov, bëri një lëvizje taktike duke kërkuar trupa ndërkombëtare dhe amerikane në Maqedoni (UNPREDEP, 95)

Me këtë u arrit të mbahet balanca dhe të nisin proceset integruese drejt BE-së dhe NATO-s.

Në atë kohë ishte vështirë të flitej shumë për BE-në dhe Aleancën ushtarake,pasi e gjithë Evropa sapo kishte dalë nga komunizmi.

Largimi i Maqedonisë nga zona anti-demokratike e ndërtuar dhe promovuar nga Rusia në Ballkan, Evropën Lindore,Kaukaz dhe më gjërë është  parë nga shtypi i pavarur si imperativ.

Ndërkohë ky vit vërtetoi se nuk u përmbushën kriteret për të marrë datën e fillimit të bisedimeve me BE-në. Eksperti amerikan për Ballkanin Januz Bugajski tha se lëvizja e Maqedonisë jashtë zonës së BE-së dhe NATO-s është e rrezikshme.

 

Importi i krizës

 

Thaci-ahmeti

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti shpesh i bëjnë thirrje për ndërhyrje faktorit ndërkombëtar

Kujt i intereson kjo dhe si do ta trajtojnë këtë liderët? Ahmeti dhe partia e tij e dalë nga rezistenca e vitit 2001, sipas forcës që posedon nuk mund ta bëjë. Politika e kushtëzimeve nuk punon në favor të partisë  që është duke e drejtuar lideri i BDI-së. Është në duart e Kryeministrit i cili më stilin e tij, i ka habitur dhe liderët tjerë rajonal. Lideri i PDSH-së Menduh Thaqi kërkoi për këtë  ndë hyrje të  bashkësisë  ndërkombëtare. Ambasadorët në parim nuk akreditohen për të hyrë në bisedime qeveritare dhe partiake, por Maqedonia dhe i gjithë  Ballkani, nuk mund t’ju shpëtojnë  intervenimeve diplomatike si: kur formohen qeveritë  ose për të shuar konflikte… 

Një fjalim përmbyllës vjetor do të ishte një parashikim i mirë se çfarë na pret si shtet dhe shoqëri. Fjalimet e liderëve kanë interpretime të ndryshme. Vështirësitë tjera të sferës globale si duket kanë ndikuar edhe tek sjelljet e liderëve në  nivel kombëtarë.

Fjalimi i Presidentit Ivanov dhe i kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, tregon për natyrën e lidershipit aktual dhe të së ardhmes.

Zbatimi i reformave, shteti juridik, balanca etnike dhe investimet e duhura janë një ndër kushtet që i parandalojnë  faktorët rrënues në Maqedoni dhe rajon.

Këtë e kanë në dorë partitë politike. Demokracia fillon nga poshtë. Votat janë të votuesve dhe fuqia e tyre  qëndron në votën për një mirëqenie ekonomike dhe sociale.

A po ndodhë kjo në Maqedoni?Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mund të luante një rol më të mirë dhe më të fortë në politikën e Maqedonisë, po ta mos kishte ndryshuar vetë formën dhe terrenin e veprimit.

Si ta kthejë situatën e brendshme në favor të partisë  që ai drejton duke mos bërë krahasime me Ukrainën. Në bazën politike të partive shqiptare, forma dhe terreni i veprimit politik si për BDI-në dhe PDSH-në ka ndryshuar.

 

Sinteza diplomatike

 

Me këtë, do të pamundësohet  funksionimi i shtetit të së drejtës dhe shtangimi ideor partiak do të forcohet. Çfarë ndodhi më të vërtetë në vitin 2001 në Maqedoni?

A ishte një luftë e importuar nga jashtë apo kriza buronte nga brenda?Cili ishte qëndrimi i administratës amerikane ndaj krizës dhe pse ndryshoi gjatë tre muajt ve të  fundit para se të nënshkruhej MO? Cilët ishin kryengritësit?

Nga viti 2001 e deri më sot implementimi i MO-së është vonuar dhe siç u shpreh kohë  më parë ambasadori amerikan në largim Paul Volhers,’në Maqedoni po krijohen shoqëri të ndara’.

Rreziqet janë të mëdha, për shkak të dëshirës së vazhdimit të mbajtjes së përhershme të pushtetit nga partitë politike. Gjendja është reflektuar shumë në mendimet e politikanëve dhe në vendimet e tyre. Gabimet janë të njëpasnjëshme.

Burrështetasit dëshirojnë të mbahen mend për të mirë nga gjeneratat…

Është dëshira e tyre që për pushtetin e tyre të shkruajnë kronistët dhe historianët profesionistë. Por,jo shpeshherë historia i ka nxjerrë liderët të suksesshëm dhe u ka dhënë vendin e merituar dhe hapësirën e konsideruar.

Atëherë, nëse ideali i ka shtyrë politikanët të hynë në politikë për të ardhmen e popujve, a është e mundur Ali Ahmeti lider i BDI-së ta bëjë këtë ndryshim, ashtu siç thanë në vitin 2001-02,se kriza nuk është  importuar nga jashtë por gjenezën e ka nga brenda. Andaj, krahasimi ukrainas është fatkeq dhe vë në pikëpyetje angazhimet ndërkombëtare në Maqedoni dhe besueshmërinë  e partisë .

Paul Volhers u takua përsëri më Ahmetin të martën, që sipas njoftimit të BDI-së, Ahmeti ka dhënë garanca se do të vazhdojë politikën paqësore në Maqedoni , dhe ka premtuar se do të  vazhdojë  bashkëpunimin me Uashingtonin ,por duke kërkuar ndërhyrje amerikane rreth emrit.

Ambasadori amerikan Jess Baily që pritet të marrë detyrën së shpejti

Ambasadori amerikan Jess Baily që pritet të marrë detyrën së shpejti

Ambasadori amerikan Jess Baily që pritet të marrë detyrën së shpejti, nuk dihet se nga ku do t’ia fillojë. As unë nuk mund të supozojë se nga cilat hipoteza të stafit dhe DASH-it do të niset ai.

Aty ku e la paraardhësi i tij ambasadori Paul Volhers apo do të sjellë një diplomaci më ndryshe. 2000 burime informative të Ambasadës (numra telefonikë dhe adresa) me siguri se janë të mjaftueshme për të sintetizuar dhe analizuar situatën në Maqedoni.

Ahmeti po ashtu e ka radhën të vendosë. Letrën që i barazon të gjitha kombinimet tjera e kanë të gjithë aktorët.

 

Shkruaj një koment

Koment(e)

ibraimi@inbox7.mk