Data e sotme
July 16, 2020

Edhe funksionar, edhe profesor universitar

Përveç funksionit deputet ka edhe shumë funksione tjera publike dhe politike të cilat nuk u pengojnë profesorëve dhe asistentëve të USHT-së dhe UEJL-së në ushtrimin e detyrës arsimore

Орхан Цека

ceka@inbox7.mk

Latest posts by Орхан Цека (see all)

A është e drejtë që një person i njëjtë të ushtrojë dy detyra njëkohësisht? Një praktikë e tillë ka vazhduar deri në vitin e kaluar, kur edhe u bë ndryshimi në Ligjin për Arsim të Lartë, sipas së cilit ndalohej ushtrimi i dy funksioneve në të njëjtën kohë. Aktualisht Ligji u ndryshua dhe emra të njëjtë vazhdojnë të qëndrojnë pa i respektuar nenet ligjore.

Ndërkohë Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT) dhe Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) janë një ndër qendrat arsimore ku drejtues të lartë të politikës ditore në Maqedoni ligjërojnë, kompenzohen dhe mbajnë poste të dyfishta.

Ligji thotë se ”personi i zgjedhur në titullin mësimor-shkencor ose titullin bashkëpunëtor të cilit i pushon marrëdhënia e punës për shkak të ushtrimit të funksionit të personit të emëruar ose të zgjedhur, nuk mund të realizojë mësim dhe provime. Nuk mund të jetë mentor ose anëtar i komisionit për vlerësim ose mbrojtje të tezes së magjistraturës dhe disertacionit të doktoraturës.Nuk mund të pranojë kompensim nga institucioni i arsimit të lartë për veprimtarinë e ushtruar mësimore, shkencore-hulumtuese ose të aplikueshme.”

Se sa respektohet kjo është ende e paqartë, për vetë faktin se ato që kanë patur pozitë deputeti dhe profesori/asistenti, njëkohësisht nuk figurojnë më si emra nëpër institucionet tona arsimore.Rrjedhimisht çështja merr ngjyrime ligjore, etike dhe profesionale: Vallë sigurohet paanshmëria e profesorëve shqiptarë në ligjërata ndaj studentëve? A mund të arrihet përkushtim i barabartë në të dy angazhimet?A është e drejtë që një person i njëjtë të ushtroj dy detyra njëkohësisht?

Profesorë dhe studentë për dhe kundër angazhimit të dyfishtë

usht1

USHT

Bekim Kadriu, profesor në Fakultetin Juridik të USHT-së, për angazhimin e profesorëve në pozita me karakter politik-publikë,thotë për INBOX7 se kriteret për anagazhim në universitet-e janë të parapara me Ligjin për asim të lartë.

Derisa kushtet ligjore plotësohen, sipas meje nuk ka pengesa për angazhimin e kuadrove politike në universitete” tha Kadriu.

Egziston një vakum juridik që duhet të përmbushet.E deri sa ai vakum juridik egziston universitetet në bazë të nevojës që kanë bëjnë angazhime të profesorëve, qofshin ato të angazhuar politikisht” nënvizoi Bekim Kadriu, profesor.

D.Q. nga Tetova, studente në studimet posdiplomike në USHT, në anën tjetër thotë se angazhimi i dyfishtë e ben jo efikas profesionin e profesorit, pasi ka shumë pak mundësi që ata të jenë në gjendje që mund t’i përmbushin obligimet e tyre në të dy sferat.

Siç dihet, tek ne politika ka “përparësi” dhe si rezultat ngel që profesioni i tyre arsimorë të lehet anash dhe të mos përmbushen kërkesat studentore duke e lënë të cunguar funksionimin e institucioneve në përgjithësi” theksoi D.Q. studente.

Angazhimi i dyfishtë i profesorëve jo çdoherë shihet si diçka negative si nga ana e studentëve dhe profileve të ndryshme. Funda Ibraimi, studente në Universitetin e Evropes Juglindore në Tetovë (UEJL) dhe anëtare e kryesisë së Parlamentit Studentor (UEJL)-së thotë se të kesh një profesor i cili në të njëjtën kohë gëzon edhe besueshmërinë e një pjese të popullatës mund të jetë profitabile për studentët.

Këto njohuri do të jenë fitimprurëse dhe do të pranohen nga ana e studentëve, vetëm atëherë kur profesorët do të jenë të paanshëm dhe realist dhe nuk do të tentojnë t’i pë rfshijnë ideologjitë e tyre politike në ligjërata dhe në notim” tha Fuanda Ibraimi studente.

Në këtë drejtim gazetarja Semra Jakupi shprehet se përvoja që profesorët kanë në angazhimin e tyre politik apo publik mund të jetë shumë pozitive për studentët nëse ajo përcillet në mënyrë të denjë.”Jo gjithmonë mësimdhënësit i qëndrojnë besnik misionit të tyre.Ata e shfrytëzojnë mundësinë që të ‘grumbullojë’ votues të mundshëm duke tumbetuar mbi opsionin e tyre politik” thotë Jakupi.

Politizimi i institucioneve nuk është gjë e re për shoqërinë tonë, madje asnjë institucion qoftë arsimor, shëndetësor, kulturor etj nuk ka mbetur ‘imunë’ nga punësimi i kuadrove partiake” shprehet Semra Jakupi, gazetare.

Në Listat për deputetë figurojnë emra universitarë

Uejl

UEJL

Dukuria e vazhdimit të dyfishtë të mbatjes së posteve politike dhe arsimore është sqarur me mungesën e kuadrove në të kaluarën në universitetet shqiptare si në USHT dhe UEJL.Situata e krijuar pas viteve të 90-ta ka bërë që profesionin e ligjëruesit apo asistentit në këto institucione arsimore ta ushtrojnë persona që kanë kryer më shumë se një detyrë në të njëjtën kohë. Përveç funksionit deputet ka edhe shumë funksione tjera publike dhe politike të cilat nuk u pengojnë profesorëve dhe asistentëve të USHT-së dhe UEJ-së në ushtrimin e detyrës arsimore.

Përndryshe në Listat e kandidatëve për deputet edhe në këto zgjedhje parlamentare figurojnë emra të profesorëve dhe asistentëve nga të dy universitetet edhe atë nga rradhët e BDI-së:Mirvan Xhemaili, Artan Grubi dhe Arber Ademi në Njësinë Zgjedhore 2, Elvira Kica në Njësinë Zgjedhore 5, dhe Shpresa Hadri, Zulxhevat Abdija dhe Adnan Jashari në Njësinë Zgjedhore 6 (nga të cilët 6 në USHT dhe 1 në UEJL); dhe nga radhët e RDK-së Rufi Osmani dhe Izet Zeqiri në Njësinë Zgjedhore 6, që të dy ligjërues në UEJL.

Pasi të zënë vendin e deputetit në Parlamentin e Maqedonisë apo ndonjë funksion tjetër publik, do shihet se nëse profesorët me dy poste do ta respektojnë ligjin, duke dhënë dorëheqje nga veprimtaria arsimore në të dy universitetet shqiptare apo përsëri do të shkelet Ligji i aprovuar nga organet zyrtare.

Redaktor: Selim Ibrahimi

ceka@inbox7.mk