Data e sotme
June 23, 2018

Viti 2015 do të na sjellë protesta, zgjedhje dhe kthim të borxheve

Autor: Iskra Opetçeska, Goran Lefkov

 

Në vitin 2015, Maqedonisë do t’i ndodhë populli dhe do të kemi zgjedhje të parakohshme, parashikojnë analistët politikë. Këto pritje para të gjithash i bazojnë kryesisht në ngjarjet me të cilat e dërguam vitin 2014, të cilat ishin një pasqyrë e pakënaqësisë së studentëve, të cilëve pushteti nuk mund t’u vendosë etiketa të zeza me të cilat do t’i diskreditojë dhe po ashtu ishte një pasqyrë e krizës politike në shtëpinë ligjdhënëse. Nga aspekti ekonomik, viti 2015 do të jetë shumë i vështirë, do të arrijnë detyrimet për të shlyer kreditë me të cilat na detyroi shteti në vitin e kaluar, thonë analistët ekonomikë.

Studentët, të pakënaqur me paralajmërimin e Qeverisë për aplikimin e provimit shtetëror në fakultetet, u vetorganizuan dhe të mbështetur nga një pjesë e profesorëve dolën në protesta masive në disa qytete në tërë vendin.

Albert Musliu: Ka një përiudhë pak më të gjatë ku zhvillohen dy shoqëri paralele

Albert Musliu

Studentët janë një kategori e veçantë qytetarësh mbi supet e të cilëve nuk mund ta vini të kaluarën e zezë. Unë nuk e njoh ndonjë njeri i cili ka ndjenja negative ndaj tyre. Prandaj pushteti e ka të vështirë për t’i diskredituar këta njerëz. Prej këtu është mendimi im se vetëm studentët mund të gjenerojnë një qeveri më të përgjegjshme. Pushteti e ka të vështirë për t’i stigmatizuar edhe profesorët kur janë së bashku me studentët e tyre”, thotë analisti Albert Musliu.

Projekt-ligji për reformat e arsimit të lartë, i cili ndër të tjera parashikon edhe Akademinë e profesorëve, është në procedurë parlamentare dhe studentët e organizuar në “Plenumin studentor” paralajmërojnë protesta të reja në vitin 2015.

Sipas Risto Nikovskit, ish-ambasador, kolumnist dhe analist, protestat e studentëve kanë shkaktuar një sërë mendimesh dhe ndjenjash – si pozitive ashtu edhe negative:

Debata Ime Risto Nikovski (2)

Risto Nikovskit

Është pozitive se u organizuan dhe treguan qëndrime të tyre të caktuara. Gëzon fakti që studentët ishin së bashku, e jo të ndarë në baza etnike si ishte më parë. Është negative se studentët u shfaqën kur dikush i shkeli mbi këmbë, kurse për çështje të tjera të rëndësishme heshtin. Ja për shembull, shteti është ballafaquar me një bllokadë të paligjshme, shantazhe dhe ultimatume nga Brukseli dhe ne nuk dëgjuam asnjë reagim prej tyre. A është e mundur që të rinjtë, të cilët janë gjithmonë më revolucionarë dhe më liberalë, të heshtin për një çështje të tillë thelbësore për këtë vend? Marrë në tërësi, të drejtat e njeriut nuk bien nga qielli, por secili duhet të angazhohet sa është e mundur që të maksimalizohen ato. Nuk ekziston një shoqëri ideale e as nuk do të ketë në të ardhmen dhe këtë më së miri e demonstruan ngjarjet në qytetin amerikan Ferguson, ku një polic vrau një njeri të ri të zi, ngjarja e cila shkaktoi trazira në një shkallë të madhe“, tha Nikovski për Inbox 7.

Nëse qeveria vazhdon të sillet në mënyrën irracionale, atëherë fare nuk jam optimist për atë që do të ndodhë në vitin 2015, thotë profesori Jove Kekenovski.

Jove Kekenovski

Jove Kekenovski.

 

Gjendja e këtillë mund të zgjasë përgjithmonë. Unë mendoj se pushtetit do t’i ndodhë populli, i cili duhet t’i mbledhë forcat e tija dhe t’i kundërshtohet sjelljes së tij irracionale. Kam frikë se madje pushteti dëshiron një skenar të tillë, por besoj se populli dhe bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojnë që të ndodhë diçka e shëmtuar“, thotë Kekenovski.

Për analistin Albert Musliu, është e sigurt se do të ketë zgjedhje të parakohshme, me të cilat, siç thotë ai, do të hapet një mundësi për një Maqedoni më stabile në vitin 2015.

Zgjidhja e krizës politike është në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Pa marrë parasysh nëse ato do të jenë të tërësishme dhe do të krijohet një qeveri teknike ose do të jenë të pjesshme dhe do të mbushen vetëm vendet e zbrazëta të opozitës. Kjo që po ndodh tani është paradoksale. Është një paradoks për të votuar për marrjen e mandateve të opozitës kur ajo ju tregon në mënyrë të qartë se nuk i pranon të njëjtat  dhe prandaj ka deponuar dorëheqjet e saja“, mendon Musliu.

Në kundërshtim me parashikimet e mëparshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të ndodhin këtë vit, Nikovski vlerëson se janë të mundshme zgjedhjet për t’u plotësuar vendet e zbrazëta në shtëpinë ligjdhënëse, por jo edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në nivel parlamentar:

Mendoj se zgjedhje të përgjithshme të parakohshme parlamentare nuk do të ketë, por janë të mundshme zgjedhjet e pjesshme për t’u plotësuar vendet e deputetëve të cilët u tërhoqën nga parlamenti. Bojkoti i opozitës i sjell dëme serioze Maqedonisë në planin ndërkombëtar. Nuk mund t’u japim një adut më të madh Uashingtonit, Brukselit dhe Athinës. Në të njëjtën kohë bojkoti e shkatërron opozitën, e cila nëse vazhdon kështu do të gjendet në një situatë të pashpresë“, thotë Nikovski.

Albert Musliu, duke analizuar vitin e kaluar në aspektin e arritjes së të drejtave të qytetarëve, thotë se protestat e punëtorëve të falimentuar në prill të vitit 2014 dhe protestat e qytetarëve të pakënaqur me gjendjen e sigurisë, si dhe protestat masive të studentëve, honoraristëve, profesorëve universitarë dhe artistëve, janë parakushte që viti i ri 2015 të jetë po aq interesant dhe ndoshta  më interesant:

Na pret viti më interesant 2015 të paktën nëse gjykohet sipas reagimit të organizatave qytetare, të cilat në një mënyrë e ringjallën idenë e ndërtimit të një shoqërie të mirëfilltë civile“, tha Musliu.

Pas protestave të studentëve, aktivistët dhe OJQ-të i kanë thirrur qytetarët në protestën me të cilën kanë kërkuar publikisht një përfshirje më të madhe të popullit në vendimmarrjen politike. Me devizën “Politika në mesin e qytetarëve”, protestuesit kërkuan nga elitat partiake për të lejuar pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve në krijimin e programeve politike dhe më shumë vëmendje për kërkesat e njerëzve të thjeshtë.

Honoraristët me taksa të rritura për shtetin

Protest-honorarci

Që nga fillimi i vitit 2015, punëtorët e angazhuar me honorar vetë do të duhet të paguajnë taksat ndaj shtetit, edhe atë taksat që janë të rritura për 35 për qind të vlerës së honorarit. Para se të aplikohej kjo zgjidhje ligjore, këtë taksë e paguante punëdhënësi, por vetëm 10 për qind e të ardhurave të honoraristëve të cilët i ka angazhuar. Për shkak të tarifave të rritura, të cilat do të bien në kurrizin e honoraristëve, në fund të vitit 2014 zërin e ngritën edhe punëtorët që janë angazhuar me kontratë mbi vepër.

Me qëndrimin e honoraristëve nuk u pajtua Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Nga atje mendojnë se mënyra e re e pagesës së taksave shkon në favor të punëtorëve, sepse në këtë mënyrë do të zvogëlohet papunësia. Pavarësisht mospajtimit, kreu i LSM-së, Zhivko Mitreski për Inboks7 thotë se lidhja edhe në vitin e ri 2015 me këmbëngulje do të luftojë për të përmirësuar të drejtat e punëtorëve.

Zivko-Mitrevski-SSM-MIA

Zhivko Mitreski

 

Do të vazhdojmë me strategjinë e nënshkrimit të marrëveshjeve kolektive në veprimtaritë dhe kompanitë që nuk kanë këtë marrëveshje. Do ta vazhdojmë procesin e inicimit të dialogut social në nivel lokal me formimin e mëtejshëm të këshillave ekonomikë socialë lokalë. Do t’i vazhdojmë bisedimet për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive në sektorin publik dhe do të punojmë në konceptin e përmirësimit të procesit të zgjidhjes paqësore të kontesteve. Do t’i përmirësojmë kapacitetet për të forcuar pozitën e sindikatave në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe kompanitë më të vogla“, thotë Mitreski.

Lidhja e Sindikatave, përveç honoraristëve, nuk i mbështeti edhe punëtorët e falimentuar të cilët protestuan para Qeverisë, LSM-së dhe para RTVM-së në prill të vitit të kaluar, duke kërkuar një zgjidhje të përhershme për kompensimin e tyre financiar. LSM-ja e vlerësoi këtë protestë si politike dhe tha se nuk do të lejojë që LSM-ja të përfshihet në konfrontime politike.

Nga këndvështrimi ekonomik: na pret kthimi i borxheve të mëdha

Analistët ekonomikë thonë se viti 2015 do të jetë shumë i vështirë si rezultat i huave të shtetit sepse do të arrijnë shumë detyrime për t’i shlyer kreditë. Në këtë vit pritet të rritet edhe buxheti. Ai është i parashikuar në rreth 3 miliardë eurosh.

pari-dolg-sindziri

Nga aspekti ekonomik, megjithatë, viti 2014 duhet të harrohet sa më shpejtë. Parametrat ekonomikë të cilët i interesojnë më së shumti qytetarët, e ata janë papunësia dhe standardi i jetesës, janë përkeqësuar.

Në vitin që e lëmë pas nesh, mirë i shkonte qeverisë me tërheqjen e investimeve të huaja, kanë filluar të punojnë disa kompani për pjesë të automobilave, si kompania Amfenol në Koçan, kompania Markkart në Veles, në fund të vitit paralajmëruan edhe një fabrikë në Ohër. Kompanitë e huaja ekzistuese në vend publikonin shpallje se kërkojnë mijëra punëtorë, por megjithatë ndonjë lëvizje më të madhe në tregun e punës nuk ka.

Kështu, sipas të dhënave të Agjencisë për punësim, numri i personave të papunësuar në nëntor 2014 (për të cilin muaj ka të dhëna), në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2013, është rritur. Në muajin nëntor 2013 janë regjistruar 216.000 të papunë dhe punëkërkues, ndërsa në të njëjtin muaj në vitin 2014 në këtë kategori qytetarësh janë gjetur 225.000 qytetarë, që është rritje për 9000 të papunë.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i kostove të jetesës ka mbetur i njëjtë.

Edhe në vitin 2014 është i lartë deficiti i fondeve sociale. Kështu, çdo vit nga buxheti i shtetit transferohen qindra miliona euro që të mund të paguhen pensionet. Atë  që e ka shënuar vitin 2014 në këtë drejtim është se Qeveria me dy ligje u përpoq ta zbuste këtë mungesë. Hapi i parë ishte me ndryshimet në Ligjin për mungesën e lehonisë, me të cilin propozuesi kërkonte që kompanitë t’i paguajnë lehonat, kurse më vonë Fondi i Sigurimeve Shëndetësore t’ua kthen paratë kompanive. Çdo vit, në bazë të kësaj nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore paguheshin nga 40 milionë euro. Ky ligj nuk ka marrë dritën e gjelbër nga qeveria.

Ligji i dytë në këtë drejtim është pagesa e tatimeve të honorarëve të rreth 120.000 qytetarëve. Me këtë masë, ministri Zoran Stavrevski thotë se të gjithë do të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në sistemin e sigurimit shëndetësor. Nga kjo masë pritet që në vitin e ardhshëm të inkasohen rreth 50 milionë eurosh.

Petar-Gosev-intervju-slika

Petar Goshevit

 

Borxhi vazhdimisht po rritet. Të dhëna për borxhet e brendshme dhe të jashtme pothuajse nuk ka. Qeveria publikon ndonjë formulim si borxh i Bankës qendrore, i cili as prej së afërmi nuk e tregon borxhin e përgjithshëm të vendit. Sipas Petar Goshevit, ish-Ministrit të Financave dhe Guvernatorit të Bankës Popullore, borxhi publik është mbi 3 miliardë euro dhe është më shumë se 40% të BPV-së, gjë e cila për ekonominë e Maqedonisë është e paqëndrueshme.

Qeveria në vitin e kaluar vendosi një rekord në huamarrje. Me lëshimin e euro-obligacionit në muajin korrik, shteti mori hua prej 670 milionë eurosh. Ky është borxhi më i madh në historinë e Maqedonisë së pavarur. Me një nënshkrim, shteti hyri në borxh me rreth 10% të Bruto Produktit Vendor.

Redaktor: Stojanka Mitreska

Shkruaj një koment

Koment(e)