Data e sotme
July 23, 2019

Projekte qeveritare dhe borxh prej 443 milion euro

Për kapacitetin fiskal të qeverisë për të kthyer borxhin që skadon gjatë vitit 2015 dhe kap shifrën prej 443 milion euro,qeveria ka “fat” në këtë rast,sepse bankat komerciale kanë interesat e tyre për investime me norma eksontuese të shtetit

Орхан Цека

ceka@inbox7.mk

Latest posts by Орхан Цека (see all)

Kryeministri i Maqedonisë  Nikola Gruevski në fund të viti 2014 iu drejtua qytetarëve duke i radhitur sukseset ekonomike të vitit 2014 dhe duke numëruar sukseset e reja që na presin në vitin 2015. Sipas tij, viti 2015 do të jetë viti i lulëzimit ekonomik.Të njëjtin mesazh e dha dhe ministri i Ekonomisë Bekim Neziri i cili për një portal lokal deklaroi se në vitin 2015 qindra miliona euro projekte ekonomike do të jenë në dispozicion të shqiptarëve.

Edhe pse ministria e Ekonomisë i takon të gjithë qytetarëve të Maqedonisë pavarësisht përkatësisë, z.Neziri ka përdorur kartën nacionaliste duke ju referuar vetëm shqiptarëve e mbi të gjitha duke u aluduar që e gjithë kjo do të mbajë  “vulën e BDI-së”.Pavarësisht njoftimeve nga qeveria,Maqedonia realisht është e zhytur në borxhe.Shifra marramendëse duhet të kthehen në afate kohore tek organizata ndërkombëtare që kanë ndihmuar Maqedoninë për zhvillim ekonomik dhe investime afatgjate.Investimi më i madh i vendit ngelet padyshim projekti “Shkupi 2014” ku shuma konkrete sa është shpenzuar për këtë projekt akoma nuk është plotësisht e ditur.

 

Investimet

 

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2015 qeveria do të duhet të kthejë  borxh prej 443 milion euro tek kreditorë të  ndryshëm. Kjo shumë padyshim do të paguhet nga xhepat e qytetarëve. Analisti ekonomik Vanco Uzunov për Inbox7 thotë që fjalët boshe të Kryeministrit se Maqedonia do të ketë zhvillim ekonomik në vitin 2015 do të sjellin  pasoja tek qytetarët, sepse një gjë e tillë nuk përputhet aspak me realitetin tonë.

“2015 do të jetë një vit shumë i vështirë për qytetarët e Maqedonisë dhe nuk do të jetë aspak ashtu siç lavdërohet Kryeministri. Duhet të zhvillohet një strategji më e fortë se si të tejkalohet kjo krizë ekonomike. Duhet të investohet më seriozisht,por qeveria nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë, ajo merret me fjalë boshe dhe për shkak të kësaj pasojat do të jenë të tmerrshme”, thekson Uzunov.

Abdylmenaf Bexheti për Inbox7 ka sqaruar për kapacitetin fiskal të qeverisë për të kthyer borxhin që skadon gjatë viti  2015 dhe kap shifrën prej 443 milion euro. Sipas tij qeveria ka “fat” në këtë rast sepse bankat komerciale kanë interesat e tyre për investime me norma eksontuese të shtetit.

abdylmenaf bexheti inbox (1)“Në këtë fatkeqësi, qeveria akoma ka “fat”,sepse bankat komerciale kanë preferencë për investime me norma eskontuese te shteti- në bono të thesarit (3,25%), për derisa për këto mjete paguajnë kosto të ulët (në deviza rreth 1,6-1,8%) dhe në kushte të riskut minimal, margjina (fitimi prej 1,6%) akoma është atraktiv. Prandaj sistemi i shlyerjes së detyrimeve që skadojnë është me detyrime të shtuara-thjesht për të shlye rreth 470 milion euro në vitin 2015, bankat do të marrën huamarrje të re, zakonisht shumë rritëse (rreth 600 milion pritet huamarrje e re në 2015-ën), që në rastin më të mire kjo do të nënkuptoje një rritje të borxhit për rreth 150 milion Euro”, thotë  Bexheti.

 

Bankat komerciale, interesat dhe borxhi publik

 

Bexheti shton që nëse edhe së paku 150 milion Euro tjera do ti duhen qeverisë për financim të deficitit latent (të padukshëm) kjo do nënkuptojë edhe një rritje shtesë e borxhit publik, i cili aktualisht është rreth 46-47% e PBB-se kurse në fund të vitit 2015, do të jetë “mirë,” nëse nuk tejkalon 50%-shin e PBB-se!

“Jo rastësisht me ndryshimet kushtetuese (në proces) qeveria sanksionon limitin për 60% të PBB-së, deri në fund të 2017-ës. Kjo është shumë e qartë e lidhur me mandatin e saj politik-që derisa të qeverisë ajo të ketë komoditet financiar nga huamarrja dhe mjerë garniture e ardhshme që do të trashëgojë këtë gjendje! Dëshira dhe ëndrra e kësaj qeverisje është në shpenzime rritëse publike (që e realizon tash e 6-7 vite) me gjoja tatime të ulëta, që realisht është e pamundur në afat të gjatë”, sqaron Bexheti.

Sipas Bexhetit ekonomisti më i njohur i shek. 20-të J.M.Kejns ka dhënë një shembull që i përshtatet situatës tonë i cili thotë se në afat të gjatë ,”gjithë ne jemi të vdekur! “

“Ai nuk ka aluduar në politikanët por ja që politikisht rezulton kjo në rastin e Maqedonisë”, ka shtuar Bexheti.

Edhe pse qytetarët janë të vetëdijshëm që janë ata të cilët duhet të paguajnë këto borxhe si tatimpagues, reagimi u tyre është shumë i zbehtë  apo pothuajse i padukshëm.

Uzunov thotë është e vështirë të vihet në një konkluzion se pse kemi një popull kaq indiferent ndaj një çështje sensitive si kjo.

vanco uzunov“Nuk e dijë nëse në pyetje është shprehia apo mentaliteti ynë, nuk do dija të jap një definim më konkret por tani kur ne kishim më zgjedhje, pa marrë parasysh se ato ishin jo ferr dhe jo demokratike, qytetarët  nuk u revoltuan që fitoi e njëjta strukturë, dhe deri sa ta kemi këtë qeveri do ti kemi këto problem”, Uzunov.

 

Redakor: Selim Ibraimi

ceka@inbox7.mk