Data e sotme
March 21, 2023

Ligje, dënime dhe protesta qytetare në Maqedoni

Viti 2015 do të sjellë një shtytje të freskët tek lëvizjet qytetare dhe jo vetëm në mes të studentëve por edhe në të gjitha kategoritë e qytetarëve

Bashkautor: Orhan Ceka

 

Viti që lamë pas shënoi rekord rebelim nga qytetarët e Maqedonisë kundër ligjeve të ndryshme që  qeveria e Maqedonisë i ka propozuar.Nga më të zëshmet ishin protestat masive të organizuara nga studentet kundër testit ekstern dhe ato kundër tatimit 35% për punëtorët me honorarë. 

Protesta u organizuan edhe nga lëvizje tjera qytetare si nga lëvizjet ekologjike në qytetet e Shkupit, Tetovës, Manastirit etj, ku kërkohej nga qeveria të gjejë  zgjedhje për ndotjen e madhe që ju shkaktohet këtyre vendeve nga fabrikat  ndotëse.Protesta u organizuan edhe nga Komiteti i Helsinkit për shkeljen e të drejtave të njeriut sa i përket komunitetit të  LGBT.

Nuk munguan as problemet mes koalicionit qeveritarë VMRO-DPMNE dhe BDI.Rastet janë të shumta kur këto dy parti, edhe pse në koalicion, kishin qëndrime të ndryshme rreth zgjedhjeve të problemeve që Maqedonia u përballë  në vitin 2014, mirëpo në fund përkrahej zgjedhja e VMRO-DPMNE-së pa kundërshtim të nevojshëm nga BDI-ja. Ditën kur BDI fitoi zgjedhjet në vitin 2014 u zotua se ajo do ta lëshojë  qeverinë nëse dështon ta integrojë  Maqedoninë në NATO dhe të marrë rekomandim nga Bashkimi Evropian.Maqedonia nuk u anëtarësua në NATO,erdhi notë negative nga BE-ja, dhe koalicioni qeveritarë mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së vazhdoi të qëndrojë i fortë.

Parlamenti i Maqedonisë po bën gati një vit pa prezencën e deputetëve të LSDM-së të cilët nuk kthehen në parlament.Në këtë mënyrë, funksionimi i parlamentit.A do të na ndjek fati i 2014 në vitin 2015? Ngërçe ekonomike? Jashtë strukturave euro-atlantike? Ikje e të rinjve nga vendi? Çfarë po ndodhë  me Maqedoninë?

 

Testimi ekstern bashkoi profesorët dhe studentët

 

Protestat e studentëve u ndoqën me shumë vëmendje nga i gjithë vendi. Ishte hera e parë që në Maqedoni studentë t organizuan protesta kaq masive kundër ligjit të propozuar nga ana e qeverisë.Aktivisti qytetarë Marjan Zabrcanes për Inbox7 u shpreh që viti 2015 do të sjellë  një revolucion në Maqedoni për shkak të pakënaqësive të mëdha jo vetëm tek studentët por edhe tek kategoritë tjera e qytetarëve.

“Mendoj që viti 2015 do të sjellë  një shtytje të freskët tek lëvizjet qytetare dhe jo vetëm në mes të studentëve por edhe në të gjitha kategoritë e qytetarëve. Nëse ndiqet trendi i revoltit të qytetarëve kundër politikave të këqija të qeverisjes prej vitit 2008 e deri më sot, prej viti në vit, dukshëm shihet rritja e protestave dhe ngjarjeve tjera të cilat organizohen nga qytetarët. 2015 sigurisht do të jetë viti i protestave të qytetarëve, dhe prej këtu presim dhe studentët të jenë në mes liderëve të këtyre protestave demokratike të Maqedonisë”,tha Zabrcanes. 

Profesori universitarë Ali Pajaziti thotë që provimi shtetëror është një ndërmarrje e veçantë dhe absurde e qeverisë, të cilës s’ia gjen të ngjashmen askund në botë.Sipas Pajazitit, të vendoset shteti mbi elitën profesionale dhe të pretendojë për ekzaktësi më të madhe në evaluim është sa e çuditshme aq edhe irracionale.

Ali Pajaziti

Ali Pajaziti

“Qeveria jonë jep si shembuj disa vende si Çekia, Sllovakia dhe Polonia, të cilat nuk janë ndonjë brend akademik, madje nuk aplikojnë diçka të ngjashme me këtë që synohet të implementohet këtu tek ne. Të na kishin treguar si shembull SHBA-të, Gjermaninë, Anglinë, Francën, do pajtohesha, por ama me shtete që vetë janë në huti akademike është e pakuptimtë”, thotë  Pajaziti. 

Dilemat dhe zbatimi i ligjit

“Nga do të gjenerohet pyetjet? Thuhet do t’i përgatisin profesorët, ndërsa do t’i shtrojnë “njerëzit e ministrisë”, pra të Bordit. Nga kjo lind peytja tjetër: Si mundet që me pyetjet e profesorit të lëndës të pyes dikush tjetër? Kjo s’është e dinjitetshme, është nënçmuese. Madje nënkupton që i njëjti profesor i pyet studentët dy herë, një herë drejtpërdrejt dhe e dyta herë tërthorazi, përmes dikujt tjetër. Po çfarë do të ndodhë nëse profesori gjatë gjithë periudhës së ligjërimit ua mëson “ezber” (përmendësh) studentëve pyetjet që do të parashtrohen në provimin shtetëror? Si do të shtrohen pyetjet për lëndën e njëjtë ë ligjërohet në universitete të ndryshme ku mësohet me tekste të ndryshme. Thua do mësohet me tekst të unifikuar? Po atëherë ku mbetet liria akademike e përzgjedhjes së tekstit universitar bazuar në shijen dhe përvojën e entitetit akademik, ligjëruesit?”, shprehet Pajaziti. 

Ndërsa Biljana Vankovska profesoreshë në Universitetin “Kirili dhe Metodij” dhe pjesë  e Pleniumuit të profesorëve për Inbox7 thonë  se protesta do të ketë .

Ligji për arsim të lartë, a mos ti harrojmë dhe 4 ligjet tjera për arsim të lartë, janë në fazën përfundimtare nga trupi i ligjeve. Duke e ditur se si Parlamenti ynë funksionon, mund të themi që propozimet e qeverisë do të jenë të mbështetura pa diskutim të thellësishëm,thotë  ajo.

“Para disa ditëve, dy parti në koalicion me VMRO-DPMNE-në reaguan në atë mënyrë së tregoj se ata kanë dëgjuar zërin e studentëve, profesorëve, universiteteve por dhe të qytetarëve: kërkuan që ky ligj të tërhiqet dhe të sillet procedurë e re për sjellje të ligjeve të reja.Në këtë fazë, nuk e dij se sa kjo kërkesë do të merret parasysh në parlament apo në koalicionin”.

“ Përgjithësisht, dominon qëndrimi që ligji do të sillet kundërdrejt gjithë rezistencës, apeleve dhe argumenteve. Por kjo nuk është as dështim i kësaj lëvizjeje e as fundi i saj. Mendoj që qeveria e nënçmon fuqinë dhe kohezinë e komunitetit akademik por edhe rebelimin e të rinjve tonë. Protesta do të ketë por tani pyetja është në çfarë forma dhe me çfarë metoda- numri nuk është më aq i rëndësishëm. Qeveria luan me satisitka, por një gjë e tillë nuk do të ju ndihmon këtë rradhë”,thotë Vankovska

Sipas Vankovskës protestat tani më kanë ndryshuar shumë sende.”Bëhet fjalë  për një fenomen të paparë më përpara në historinë e Maqedonisë: u bashkuan edhe student edhe profesorë nga i gjithë vendi. Manifestoi rezistenca edhe ndaj qeverisë por edhe ndaj disa dekanëve dhe rektorëve. U bashkëngjitën edhe profesorë në pension, por edhe docentët dhe asistentë të ri. Profesorët dhe studentët biseduan së bashku dhe u bashkuan në një qëllim”,thotë  ajo. 


Çka mund të presim nga profesorët dhe studentët? 

Vanokovska shprehet se dy plenumet nuk kane binjak sijamez. Çdo njëri nga ato ka qëndrime të ndashme por edhe moshë dhe eksperience e po ashtu edhe njohuri dhe pyetje të ndryshme në agjenda.

“Ne jemi njerëz serioz dhe nuk mund të rrezojmë shtetin tonë por mund ti kritikojmë dhe kontrollojmë politikanët. Mund ti paralajmërojmë por dhe ti turpërojmë politikanët. Sapo të filloj semestri, mund të përdorim forma nga më të ndryshmet në rezistence jo të dhunshme, të krijojmë një universitet të hapur, të shkruajmë një ligj të ri me 10.000 nënshkrime të qytetarëve dhe ta dërgojmë përsëri në parlament, të lidhemi më shoqërinë evropiane të universiteteve dhe të studentëve…” thotë  Vanokovska.

Biljana Vankovska

“Nëse qeveria nuk është e vetëdijshme për këtë dhe për pasojat që do të pasojnë, atëherë do të duhet të filloj të përgatitet të largohet. Jo sepse profesorët janë “struktura partiake” ose “Stanilist”, por sepse tregojne paaftësi të menaxhojnë kriza të cilat vetë dhe pa nevoje i manipulojnë. Vërtet viti 2015 do të jetë shumë interesant, nëse do të gjykohet nga fillimi i saj”,shtoi ajo.

Për më shumë profefsori Ali Pajaziti u shpreh që  përkrah metodën që ka propozuar Universiteti i Evropës Jug Lindore(UEJL) për evaluim kolegjial (peer evaluation)  e cila sipas tij është në këtë drejtim një hap pozitiv drejt gjendjes së sfondit të përbashkët, mes akademisë dhe qeverisë.

“Kjo është një metodë më akademike, më profesionale dhe më racionale, sepse nënkupton vlerësimin e një testi (provimi) prej kolegëve mësimdhënës, një ose dy, që janë të lëmisë, pra të sferës shkencore, që e vlerësojnë studentin larg paragjykimeve, përshtypjeve, emocionalitetit që mund ta ketë profesori i lëndës që me të ka komunikuar me muaj dhe mund të ketë krijuar ndonjë simpati ose antipati eventuale. Metoda e peer evaluation e mban universitetin brenda qarkut të autonomisë universitare, nuk e përcjell atë te një trup institucional shtetëror (Bordi), që përmes një metodologjie tekniciste do të matë njohuritë dhe shkathtësitë e fituara gjatë periudhës dy ose katërvjeçare të studimit”.

Sipas Pajazitit forca e studentëve do të fitojë  sepse pikërisht nga ata nisin ndryshimet më të mëdha.

“Ndonëse kemi të bëjmë me një establishment politik arbitrar dhe iliberal, që shpesh vendimet i sjell dhe i përligj pa marrë parasysh kundërshtimet, mendoj se bonsensi ende është vital dhe do të ndikojë që këto ndryshime të parapara të modifikohen në një drejtim më konstruktiv dhe më akademik, se do të merret parasysh reagimi i dy plenumeve (i atij të studentëve dhe i profesorëve), i opinionit publik, i shoqërisë civile, i qytetarëve dhe se do të arrihet që të ketë ndryshime, reforma, por jo edhe diktat e ndërhyrje në akademi. Nuk janë fajtorë studentët për rënien e cilësisë, por ata që i bënë universitare edhe kasabatë, që lejuan hapjen e fantom universiteteve”,tha Pajaziti. 

 

Ligji për honorarët zvogëlon të drejtat e punëtorëve dhe  stimulon tregun e zi

 

Në  janari i këtij viti në Maqedoni hyri në fuqi  ligji për honoraret ku në llogari të qeverisë nga data 1 Janar 2015 do të shkojnë 35% e honorareve me kontratë në vepër ose të drejta autoriale. Sipas këtij ligji ata të cilët marrën të ardhura në formë honorarëve do të duhet të paguajnë përvec tatimit personal që deri më tani ishte me vlere prej 10%, edhe sigurim pensional invalidorë dhe sigirum shëndetësorë që kap një shifër prej 35%.

Në Maqedoni personat që punojnë në bazë të honorarëve janë persona me të ardhura jostabile dhe ekonomi të dobët e si për hipokrizi ky ligj në vend që ta lehtëson punën personave me honorarë e keqëson më shumë që do të rrit tregun e zi dukshëm. Gjithsesi, qeveria ka vendosur që ky ligj mos të vlejë  për sportist të njohur, funksionarë dhe gjykatës të cilët në fakt përveç rrogave të tyre marrën dhe honorarë me shuma të larta.Kundërdrejt këtij ligji u organizuan protesta masive në dhjetorë të 2014 ku kërkohej urgjentisht të hiqet ky ligj, por edhe njëherë kërkesa e organizatorëve nuk u morrë parasysh.

Zdravko Savevski, një ndër organizatorët e protestave për Inbox7 thotë që në një shtet demokratik kërkesat e qytetarëve duhet të merren parasysh sepse përndryshe ai vend nuk është më demokratik.“Qeveria në një vend demokratik e ka me patjetër ti dëgjoj qytetarët e saj. Nëse nuk i dëgjon, atëherë ajo nuk është një vend demokratik.Përfundimisht mund të them që qeveria jonë mund ti injoroj kërkesat e popullit të vet ama në atë rast ajo do ta humbas legjimitetin e sytë e qytetarëve”,tha ai.

Savevski shprehet që personat që janë të detyruar të punojnë me honorarë e jo me rrogë  normale në shumicën e rasteve janë persona në kufirin e varfërisë dhe hyrja ne fuqi e këtij ligji do të sjell varfëri akoma më të madhe.

“Duke pasur parasysh këtë, revolta e tyre do të rritet pasi të hyje në fuqi ky ligj dhe organizatoret e protestës së parë kundër këtij ligji do të reagojnë akoma më shumë. Me siguri do të kemi një protestë akoma më të madhe, eventualisht me të gjithë kategoritë e njerëzve që preken nga ligje të ndryshme ”, tha Savevski.

Ndërsa profesoresha universitare Mirjana Najcevska thotë që ky ligj shkel të drejtat e punëtorëve dhe do të risë  dukshëm tregun e zi në ekonomi.Sipas saj me këtë ligj qeveria ka shkel Kushtetutën e Maqedonisë e cila e definon shtetin tonë si vend social.“Ligji është sjell me procedurë të shkurtet dhe nuk i plotëson kushtet për të qenë një ligj me procedurë të shkurtër. Kjo është thyerje e Kushtetues dhe shkelen ligjet e Rregullores së Punës në Parlament. Kundër ligjit u shprehen shumë qytetarë, që është mjaftueshëm për tu tërheq ai ligj ose në rastin më të keq të zgjatet hyrja e saj në fuqi.” 

Mirjana Najcevska

Mirjana Najcevska

“Ky ligj është diskriminues në disa drejtime dhe përmbajtja e saj është kundër Kushtetutës së Maqedonisë  e cila e definon shtetin si vend social. Kështu siç është formuluar ligji i zvogëlon të drejtat e punëtorëve, e stimulon tregun e zi dhe krijon situatë kërcënim të vazhdueshëm nga ana e shtetit për të aktivizuar dënimet e pamëshirshëm në lidhje me të gjithë ata që kundërshtohet apo që thjesht nuk pajtohet me politikat e saj. Mendoj se qytetarët duhet të hyjnë  në grevë të bardhë, që në këtë rast do të thotë dështim për të zbatuar ligjin e padrejtë” , tha Najcevska.

Redaktor:Selim Ibraimi

bajrami@inbox7.mk